Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se votat e dërguara me postë në KQZ do të numërohen ditëve në vijim

Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se votat e dërguara me postë në KQZ do të numërohen ditëve në vijim

Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se votat e dërguara me postë në KQZ do të numërohen ditëve në vijim. Ahmetaj njoftoi gjatë mbledhjes së KQZ-së se nga pakot me vota, janë refuzuar 1 mijë e 324 zarfe. “Për votat me postë, rezulton se janë 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime përmes postës, janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla”. Ahmetaj tha se këto vota janë pranuar në QNR më 21 tetor, ndërkaq numërimi i tyre pritet të fillojë ditëve në vijim. “Pranimi i votave me postë është bërë në QNR me datë 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë numërimi i votave me postë”, tha ai në mbledhjen e KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ekspertët kritikojnë rritjen e pagës minimale në prag të zgjedhjeve: Kurti po shkel ligjin, bizneset s’e përballojnë

Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar rritjen …