Burim Ramadani

Burim Ramadani: Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ka komunikuar me një të arratisur në Serbi, rreth 4 vjet më vonë!

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka rikujtuar komunikimin e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me kriminelin serb, Milan Radojiçiq. Ai ka shkruar  se rrëfimi i saj në institucionet përkatëse, është domosdoshmëri. “Dy pyetje për të gjithë që mbrojnë të keqen: A është kjo një hapje e mundësisë që qytetarët të komunikojnë me të arratisurit nga drejtësia, madje edhe në Serbi?  A jemi të gjithë të barabartë para ligjit?”, ka shkruar Ramadani, duke shtuar se komunikimi me një të arratisur nuk duhet të kalojë. Shefja e grupit parlamentar në pushtet ka komunikuar me një të arratisur në Serbi, rreth 4 vjet më vonë! Petku i pushtetit nuk është mbrojtje. Nuk duhet të jetë. Nuk mund të jetë!, ka thënë ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani

Kontrolloni gjithashtu

Vladimir Putin

Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …