Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i ka të mira, por e injoron takimin me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i ka të mira. Megjithatë, Kurti para mediave nuk pranoi të flas më shumë, pasi dje nuk u takua me homologun e tij nga Shqipëria, në vizitën e këtij të fundit në Kosovë. Këtë dekalarim Kurti e bëri pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar dje në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk e ka paraparë takim me të, duke i ikur obligimit politik, moral e kombëtar që do të duhet të kishte.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …