Sot në mëngjes Nusret Pllana dhe Martin Çuni janë nisur për në Divjakë. Ata kanë shkuar më qëllim që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të përcaktuar definitivisht vendin për fillimin e punës në Radio dhe në Agjenci. Nusret Pllana edhe pse ishte paraparë të punonte në sektorin e Finacave …
Më shumë...Fejton
Ahmet Qeriqi: Dëbora e ka bërë të pakalueshme rrugën për në Divjakë. (E mërkurë 23 dhjetor, 1998)
Gjatë tërë natës ka rënë dëborë. Në mëngjes vende-vende trashësia ka qenë deri në 70 centimetra. Rrugët tona me kohë i kanë hapur ushtarët me ndihmën e një trekëndëshi me dërrasa, i cili tërhiqet me traktor. Pasi kemi ngrënë bukë unë Martini dhe Ali Mullini jemi nisur në drejtim të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Vazhdon ardhja e liridashësve për ngushëllim. (E martë 22 dhjetor, 1998)
Ditë e më tepër po më rëndon dilema se kemi bërë mirë që e kemi prishur gjumin e delirin e skllavërisë e të pacifizmit, apo kemi gabuar, duke qenë se shumë vështirë po zgjohet shumica e këtij populli nga deliri dhe gjumi shekullor. Më duket se edhe kësaj radhe kemi …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë e varrosim trupin e dëshmorit, Ramadan Elshani, djali i motrës së Ramiz Qeriqit (E hënë 21 dhjetor, l998)
Rreth orës 10.00, jemi nisur në drejtim të Divjakës. Në veturën e Ali Mullinit kemi hipur unë, Berat Luzha, Elez Durmishi dhe Martin Çuni. Fillimisht kemi shkuar në Divjakë për të mësuar orën kur do të bëhet varrimi i dëshmorit. Pasi kemi arritur këmbë dhe të lodhur nga rruga, na …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në Prelloc afër Polacit në Drenicë sot është bërë varrimi i 34 dëshmorëve të rënë gjashtë ditë më parë, në Gorozhup të Hasit. (E diel 20 dhjetor, 1998)
Që në më mëngjes është konfirmuar lajmi se sot në Polac të Skënderajt do të bëhet ceremonia ushtarake e varrimit të 34 dëshmorëve të cilët kanë rënë në kufirin te Likenet e Hasit. Kam kontaktuar me anëtarët e Shtabit civil dhe kemi vendosur se kush do të shkojë, së bashku …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Po bëhen përgatitje për varrosjen e dëshmorëve të rënë në kufi. (E shtunë 19 dhjetor, 1998)
Vazhdojnë shqetësimet dhe dhembja për të rënët në Gorozhup të Hasit. Bëhet e ditur se në formacionin ushtarak gjatë hyrjes në kufi kanë qenë 143 ushtarë dhe eprorë të UÇK-së. Prej tyre kanë rënë në altarin e atdheut tridhjetë e gjashtë dëshmorë, në mesin e tyre edhe komandanti Mujë Krasniqi …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Identifikohen shumica e luftëtarëve të rënë në brezin kufitar nga radhat e Batalionit Ruzhdi Salihu (E premte 18 dhjetor, 1998)
Herët në mëngjes, Elez Durmishi solli një fletë ku ka shënuar 20 emra të luftëtarëve që kanë arritur të tërhiqen nga rrethimi. Në mesin e tyre mungojnë tetë luftëtarë. Dihet se në mesin e të rënëve është Bashkim Azem Krasniqi, djali i nipit të Luanit nga Zllokuçani. Nuk dihet për …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Ende nuk kemi të dhëna të plota për ushtarët tanë që kanë rënë në kufi (E enjte 17 dhjetor, 1998)
Ende jemi në një shqetësim në rritje për të rënët në brezin kufitar me Shqipërinë. Në grupin i cili është nisur më 5 nëntor për të Shqipëri kanë qenë 23 ushtarë dhe vullnetarë nga Batalioni, Ruzhdi Salihu, prej tyre shtatë pjesëtarë të Batalionit. Kemi informata të sigurta se dhjetë prej …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Vazhdon agonia rreth të rënëve. Ende nuk kemi shënime të plota për ushtarët tanë. Prindërit e tyre presin me dhembje ndonjë lajm (E mërkurë 16 dhjetor, 1998)
Edhe sot në Krojmir dhe përgjithësisht në anën tonë ka mbretëruar një gjendje pritjeje e ankthshme. Lajmet nga kufiri janë shumë kontradiktore. Burimet serbe të informimit ende nuk e kanë dhënë numrin e plotë të të rënëve dhe të atyre që i kanë zënë rob. Burime të pakonfirmuara bëjnë të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Konfirmohet lajmi për rënien e shumë ushtarëve tanë në Has. Disa nga ushtarët kanë mbetur te rrethuar në dëborën e madhe. (E martë 15 dhjetor, 1998)
Lajmi tragjik për rënien heroike në altarin e atdheut në brezin kufitar të tridhjetë e gjashtë luftëtarëve të lirisë, duket se në tërësi është i vërtetë. Lajmet e hidhura zakonisht dalin të vërteta. Prita e armikut në malësinë e Gorozhupit, në Kuzhnin dhe në Has, duket sikur ka qenë e …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Lajme tragjike nga kufiri. Nuk dihet numri i ushtarëve tanë të rënë në pritat e armikut. (E hënë 14 dhjetor, 1998)
Në mëngjes, kur edhe zakonisht fillon aktiviteti ynë ditor, Sokol Dobruna dhe Martin Çuni janë nisur për në Divjakë, ndërsa Ramadan Dobra duhet të depërtojnë deri në Kizharekë e prej andej kalon në pjesën qendrore të Drenicës. Me ta kemi shkuar edhe unë, Reshat Gashi, Elez Durmishi dhe Ilir Dugolli. …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Një ditë jo aq e zakonshme në Divjakë. (E diel 13 dhjetor, 1998)
Heret në mëngjes të gjithë tok jemi nisur për në Divjakë. Kemi udhëtuar me Niven e Luanit. Ai është ndër të vetmit që depërton deri në Rafshnaltë edhe nëpër dëborë dhe në akull. Ramizi është shumë i përkushtuar në luftë, por ka një temperament të rrëmbyeshëm, dhe shumë agresiv. Në …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Vajtje-ardhje të zakonshme. (E shtunë 12 dhjetor, 1998)
Edhe sot, si zakonisht të shtunave do të kemi vajtje-ardhje të pandërprera. E shtuna dhe e diela vazhdojnë të jenë ditët më të frekuentuara në këto anë, edhe pse është kohë dimri dhe është vështirësuar tej mase qarkullimi. Njerëzit tanë janë të gjendshëm, nuk lënë rrugë pa hulumtuar për t …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Nga Prishtina kanë ardhur Nezir Myrtaj dhe Sheqir Zeneli, (E premte 11 dhjetor, 1998)
Isë Krasniqi dhe Martin Çuni kanë bërë përgatitjet e duhura teknike për fillimin e punëve në Agjenci. Ata kanë krijuar parakushte të punës edhe pse ende na mungojnë shumë pajisje të tjera e në radhë të parë mungon një kartelë e telefonit satelitor, ku do t’ i dërgonim informatat jashtë. …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Si gjithnjë me halle e derte (E enjte 10 dhjetor, 1998)
Së bashku me Reshat Gashin i cili e nget veturën e kemi përcjellë deri në Grykën e Thatë të Nekocit, Sokol Dobrunën. Pjesën tjetër të rrugës Sokoli e bën këmbë, meqë tutje nuk mund të depërtojmë me veturë. Isë Krasniqi, dhe Nusret Pllana janë angazhuar në rregullimin e një baze …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Janë nisur në drejtim të Drenicës Qendrore eprorët: Shaban Shala, Sami Lushtaku dhe Ilaz Dërguti (E mërkurë 9 dhjetor, 1998)
Meqë edhe sot do të qëndrojnë në anën tonë, në mëngjes kanë ardhur tre ushtarakët e lartë të Zonës Operative të Drenicës: Shaban Shala, Sami Lushtaku dhe Ilaz Dërguti. Kemi biseduar edhe për një problem delikat, lidhur me vrasjen e Abedin Rexhës, njërit prej luftëtarëve të parë të Drenicës. Shabani, …
Më shumë...