Fejton

Ahmet Qeriqi: Vajtje-ardhje dhe shqetësime të tjera (E premte 4 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Vajtje-ardhje dhe shqetësime të tjera (E premte 4 shtator, 1998)

Gjatë tri ditëve të kaluara ofensiva fashiste serbe është përqendruar sidomos në Zonën Operative të Dukagjinit, pastaj në disa pjesë të Prizrenit në fshatrat e Vërrinit, në fshatrat e Malishevës e të Rahovecit. Serbët kudo ku parakalojnë  pas veti lënë shkatërrime, plaçkitje dhe terror barbarie. Në vend-pozicionet tona të para …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Do farë ndihmash humanitare megjithatë arrijnë falë përkujdesjes së njerëzve tanë, (E enjte 3 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Do farë ndihmash humanitare megjithatë arrijnë falë përkujdesjes së njerëzve tanë, (E enjte 3 shtator, 1998)

Qysh në mëngjes Shyqri Iballi, Idriz Qeriqi vëllai i Luanit, Ramadan Rizani e të tjerë kanë shkuar në Nekovc, pasi është bërë me dije se atje kanë arritur dy kontingjente me ndihma humanitare dhe artikuj ushqimorë për popullatën e zhvendosur. Këtu ka arritur edhe një ekip gazetarësh nga Asoshieted Pres. …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Rritet numri i të zhvendosurve në Grykën e Shpëtimit (E mërkurë 2 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Rritet numri i të zhvendosurve në Grykën e Shpëtimit (E mërkurë 2 shtator, 1998)

Zhvendosja e banorëve të Dukës dhe të Karaçicës dhe të tjerëve që kanë qenë strehuar atje, na e ka vështirësuar punët, sepse mielli rezervë po na pakësohet. Duhet bërë përpjekje ta tërheqim miellin që e ka grumbulluar në Ribar të Madh, Naim Imeri me Vehbi Zeqirin  e Varigocit. Ata, pritet …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Gryka e Krojmirit sërish ringjallet. Ajo po rilindet nga hiri i vet (E martë 1 shtator, 1999)

Ahmet Qeriqi: Gryka e Krojmirit sërish ringjallet. Ajo po rilindet nga hiri i vet (E martë 1 shtator, 1999)

Edhe një ditë tjetër me shqetësime të vjetra dhe me të papritura, si gjithnjë. Nga granatimet e vona gjatë natës kanë pësuar katër anëtarë të një familjeje në fshatin Risinovc. Të plagosurit janë dërguar në ambulancën ushtarake të Shalës dhe iu është dhënë ndihma adekuate mjekësore. Sot të gjithë të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Forcat tona po rirreshtohen. Gryka e Krojmirit i përballoi edhe një katrahure. (E hënë 31 gusht 1998)

Ahmet Qeriqi: Forcat tona po rirreshtohen. Gryka e Krojmirit i përballoi edhe një katrahure. (E hënë 31 gusht 1998)

Vazhdojmë të jetojmë nën qiell të hapur. Histeria serbe antishqiptare ka marrë hov, sidomos pas inskenimit të furrave për “kremimin” e serbëve në Kleçkë. Sot po mbretëron një qetësi e rrejshme, e ankthshme, si gjithnjë në pritje. Vëzhguesit tanë që janë në përcjellje të lëvizjeve të vrastarëve serbë,  rrëfejnë se …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Serbët po bëjnë përpjekje që shpifjen ta bëjnë fakt. Ata po i fshehin krimet kundër popullatës civile. (E diel 30 gusht, 1998

Ahmet Qeriqi: Serbët po bëjnë përpjekje që shpifjen ta bëjnë fakt. Ata po i fshehin krimet kundër popullatës civile. (E diel 30 gusht, 1998

Shiu që ka rënë gjatë dy netëve të kaluara ka ndikuar në zbritjen e temperaturës, sidomos në orët e mëngjesit. Pas sulmit të kriminelëve serbë mbi popullatën civile në Grykë të Shalës të gjithë banorët janë larguar nga Gryka. Disa kanë ardhur këtu në Krojmir, disa të tjerë kanë depërtuar …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Inskenime fashiste të forcave serbe në Kleçkë. (E shtunë 29 gusht, 1998)

Ahmet Qeriqi: Inskenime fashiste të forcave serbe në Kleçkë. (E shtunë 29 gusht, 1998)

Zymrytes, bashkëshortes sime të sëmurë e të dërrmuar nga situata e rëndë, nëpër të cilën po kalojmë  nuk i kam treguar se i ka vdekur babai, Vehbiu 78 vjeçar. I kam thënë se ka pasur probleme të rënda me zemër po ka porositur që në këso  kohe të rrezikut të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Forcat fashiste serbe granatojnë popullatën në Grykë të Shalës. Vdes Vehbi Shamolli dhe një i zhvendosur tjetër, plagosën 17 veta (E premte 28 gusht, 1998)

Ahmet Qeriqi: Forcat fashiste serbe granatojnë popullatën në Grykë të Shalës. Vdes Vehbi Shamolli dhe një i zhvendosur tjetër, plagosën 17 veta (E premte 28 gusht, 1998)

Serbët kanë depërtuar në Kleçkë dhe i kanë dhënë zjarrin Shtabit. Ata po i djegin shtëpitë dhe po ripozicionohen në pika strategjike. Sot në orën 10, Epiri dhe Faruku kanë depërtuar në Grykë të Shalës me qëllim që nga atje t`i ndihmojnë Zymrytes  për të ardhur në Grykën e Krojmirit. …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva serbe kundër Bajrakut të Kumanovës dhe shumë zonave të tjera të UÇK-së Në fshatin Rancë, bandat serbe kanë maskrua një familje të tërë. (E enjte 27 gusht, 1998)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva serbe kundër Bajrakut të Kumanovës dhe shumë zonave të tjera të UÇK-së Në fshatin Rancë, bandat serbe kanë maskrua një familje të tërë. (E enjte 27 gusht, 1998)

Pas katër netëve  pa gjumë, kam fjetur mirë edhe pse me shqetësime dhe me ëndrra të trishtueshme. Trupi më është mpirë dhe ndiej dhembje të tëra gjymtyrët. Tenda në krahasim me fjetjen nën qiell të hapur është luks, sidomos për këtë kohë vere. Ofensiva serbe ka marrë përmasa edhe në …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva serbe kundër Bajrakut të Kumanovës. Sërish në Grykën shpëtimtare të Krojmirit, (e mërkurë 26 gusht, 1998)

Kaloi edhe një natë tjetër plot ankth, shqetësim dhe bezdi shpirtërore. Nga ndërrimi i temperaturës dhe nga fjetja në tokë kam marrë temperaturë. Nata në qiell të hapur në këto monopate malore është e rrezikshme. Kthimi në tenda, sado që paraqet rrezik është e vetmja mundësi që na ka mbetur …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva serbe kundër Bajrakut të Kumanovës. Te  Ahishtat e  Lanës.  (E martë  25 gusht, 1998)

…Dikush ka rrugëtuar gjatë natës, dikush tjetër ka arritur në orët e mëngjesit dhe secili ashtu shkujdesur ka zënë një vend për të pushuar dhe për të pritur çka do të sjellë çasti. Nga takimet që Elezi ka zhvilluar me ushtarë dhe me popullatën e zhvendosur, mësoj se pozicioni serb …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Filloi ofensiva serbe kundër Bajrakut të Kumanovës. Për shkaqe sigurie zhvendosemi nga Gryka. (E hënë 24 gusht, 1998)

Disa veta kemi mbetur nëpër tenda. Unë, xhaxhai  im Mehdi Qeriqi me bashkëshortn e tij, tezën time. Ajshen,  pastaj Arbana me ekipin shëndetësor ushtarak, Melikija, Ganimetja, Mirdita, Musa dhe  të tjerë që mendojmë të ndërrojmë pozicion. Nuk kanë depërtuar në Ngucat disa nga familjet e Lagjes Rizani dhe të Ollurëve. …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Filloi ofensiva serbe kundër Bajrakut të Kumanovës. (E diel 23 gusht, 1998)

Në orën pesë të mëngjesit,  ka filluar sulmi i forcave policore dhe ushtarake serbe mbi pozicionet e Komandant Kumanovës,  në Bajrak të Luzhnicës. Fillimi i furisë së shpërthimit të granatave ishte çmeritës. Serbët kanë goditur me të gjitha armët, e sidomos me raketa, me topa të kalibrave të mëdhenj dhe …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdojnë vajtje-ardhjet. Serbët si duket do të na godasin në befasi (E shtunë 22 gusht, 1998)

Situata e përgjithshme në rajonet e përfshira në luftë karakterizohet me avansimin e forcave serbe, në shumë pikë pozicione. Ata kanë djegur dhe po i prishin vendbanimet tona. Në dukje të parë duket sikur janë dehur nga fitorja por kanë frikë nga ushtarët tanë dhe nga sulmet e tyre të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Një qetësi e rreme para furtunës së paparalajmëruar  (E premte 21 gusht, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një qetësi e rreme para furtunës së paparalajmëruar (E premte 21 gusht, 1998)

Shiu që ra gjatë natës edhe pse i pamjaftueshëm solli freski. Zhvillimet e hovshme të reve paralajmërojnë ndërrimin e motit. Në këtë zonë malore vjeshta vjen herët. Në mëngjes përreth luginës së lumit po bie vesë dhe  ka filluar të ftohtit. Po bëhet afër një muaj qyshkur kemi filluar jetën …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Mosmarrëveshjet na çojnë në Kleçkë (E enjte 20 gusht, 1998)

Ahmet Qeriqi: Mosmarrëveshjet na çojnë në Kleçkë (E enjte 20 gusht, 1998)

Vazhdon vapa e rëndë e cila po djeg gjithçka. Sulmet serbe nuk kanë të ndalur. Asnjë marrëveshje nuk është arritur as ka fare logjikë ndonjë marrëveshje në kushte dhe rrethana të tilla. Serbët kanë zënë disa pozicione të reja dhe nga ato granatojnë fshatrat që deri tani kanë qenë të …

Më shumë...