Fejton

Ahmet Qeriqi: Ka filluar kthimi i qetë i të zhvendosurve në Krojmir (E mërkurë 16 shtator 1998)

Ahmet Qeriqi: Ka filluar kthimi i qetë i të zhvendosurve në Krojmir (E mërkurë 16 shtator 1998)

Pjesa dërrmuese e të zhvendosurve, sidomos nga fshati ynë, kanë filluar të kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Nga Ngucati e fshatra të tjerë të Podgurit kanë filluar të vijnë disa nga familjet që kanë qenë vendosur atje më 23 gusht. Gjatë kthimit një familje shumë anëtarëshe e Rrahman Dugollit ka …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Komandant Çeliku na viziton në Grykën e Shpëtimit në Krojmir (E martë 15 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Komandant Çeliku na viziton në Grykën e Shpëtimit në Krojmir (E martë 15 shtator, 1998)

Moti ka filluar të përmirësohet. Shumica e banorëve të Krojmirit gjatë ditës po depërtojnë në fshat për punë dhe angazhime të ndryshme rreth punëve shtëpiake. Janë kthyer nga Shtimja Shyqri Iballi dhe mjeku Jakup Ismajali. Ata tanimë kanë krijuar një korridor të rrugës dhe gjatë natës depërtojnë në Shtime dhe …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Trazira në Shqipëri pikërisht në kohën e ofensivave shkatërrimtare serbe në Kosovë (E hënë 14 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Trazira në Shqipëri pikërisht në kohën e ofensivave shkatërrimtare serbe në Kosovë (E hënë 14 shtator, 1998)

Zbardhi edhe një ditë e re me halle e derte të vjetra të përditshmërisë gjithnjë e më kaotike. Jemi strukur brenda tendave të mbuluar me batanie. Nga shiu që bie nuk mund ta ndezim zjarrin në stufë për ta përgatitur ushqimin. Epiri me Zamirin dhe me Rrezen po bëjnë përpjekje …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Bisedë për preokupime të përditshmërisë (E diel 13 shtator 1998)

Ahmet Qeriqi: Bisedë për preokupime të përditshmërisë (E diel 13 shtator 1998)

Ditë tipike e vjeshtës. Sa diell, sa shi i imët. Moti i ndryshueshëm që nuk na lë vend askund. Por, nuk ankohemi, tanimë jemi mësuar dhe pak duke shpresuar pak duke mos pasur se kah t`ia mbajmë, po  përballojmë këto ditë të rënda si tunxhi, me besim në të drejtën …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Ndihmat, sado modeste vazhdojnë të na vijnë nga të autorizuarit e logjistikës (E shtunë 12 shtator 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndihmat, sado modeste vazhdojnë të na vijnë nga të autorizuarit e logjistikës (E shtunë 12 shtator 1998)

Moti ka gjasa të përmirësohet. Ndodh që stina e vjeshtës të jetë me diell, mirëpo lagështira në Grykë nuk ka të ndalur. Atë e vë në lëvizje sasia e ujit të lumit. Mbrëmë kanë ardhur Naim Imeri dhe Vehbi Zeqiri. Ata si zakonisht kanë sjellë ndihma  me  një traktoristin, i …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vizita të familjarëve të luftëtarëve (E premte 11 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Vizita të familjarëve të luftëtarëve (E premte 11 shtator, 1998)

Ka kaluar edhe një natë tjetër me shqetësime e frikë nga ndonjë sulm i bandave serbe. Mëngjesi si zakonisht nis me mjegull e lagështirë vjeshte. Edhe gjatë ditës së sotme ka pasur ikje të disa familjeve në drejtim të fshatrave të Rrafshit. Ç`është e vërteta banorët e Dukës, të Karaçicës, …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ikja e të zhvendosurve nga frika e urisë (E enjte 10 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ikja e të zhvendosurve nga frika e urisë (E enjte 10 shtator, 1998)

Vazhdon ikja e disa të zhvendosurve nga Duka, Karaçica, Reçaku, Komarani e fshatra të tjera. Shkaku kryesor i kësaj dyndjeje është frika nga mbarimi i ushqimeve dhe i veshmbathjes, ndërsa artikujt ushqimorë të ndihmave humanitare mbahen fshehur në Shalë. Ky lloj diversioni është i dënueshëm dhe për këtë dikush duhet …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Dezinformatat po e lëkundin vendosmërinë e të zhvendosurve. Ditë të rënda e të rrezikshme po na presin. (E mërkurë 9 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Dezinformatat po e lëkundin vendosmërinë e të zhvendosurve. Ditë të rënda e të rrezikshme po na presin. (E mërkurë 9 shtator, 1998)

Gjatë tërë natës ka rënë shi. Me orë të tëra qëndrojmë të strukur në tenda shiu i vjeshtës bie mbi syprinën e najlonit duke krijuar një zhurmërimë monotonie të bezdisshme. Mëngjesi zbardhi me mjegull të dendur dhe lagështirë. Në disa tenda, të cilat paraprakisht nuk janë siguruar si duhet shiu …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Të zhvendosur ka edhe te Mrizet e Berishës dhe në disa gryka të tjera të Drenicës jugore (E martë 8 shtator 1998)

Ahmet Qeriqi: Të zhvendosur ka edhe te Mrizet e Berishës dhe në disa gryka të tjera të Drenicës jugore (E martë 8 shtator 1998)

Edhe sot kemi pasur një ditë të rëndë dhe me shqetësime. Qysh në mëngjes së bashku me Elezin kemi identifikuar një vend special te një lis i zgavëruar në Lanë, ku në rast nevoje do t`i fshehim të gjitha materialet e shkruara dhe dokumentet, në rast të luftimeve apo të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Shqetësime nga një dezinformatë e një frikacaku (E hënë 7 shtator 1998)

Ahmet Qeriqi: Shqetësime nga një dezinformatë e një frikacaku (E hënë 7 shtator 1998)

Moti ka zënë të përmirësohet edhe pse ka zhvillime të shpejtuara resh, Një ditë me diell më tepër është një dhuratë më shumë nga natyra. Jemi tubuar para kasolleve si rëndom. Bisedojmë për probleme të ndryshme, për qyqarinë pacifiste, për premtimet tanimë bajate të diplomatëve botërorë. Tezja dhe mixha qysh …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Disa familje largohen nga Gryka e Shpëtimit (E diel 6 shtator 1998)

Ahmet Qeriqi: Disa familje largohen nga Gryka e Shpëtimit (E diel 6 shtator 1998)

Kaloi edhe një ditë më shumë në këto kushte tejet të rënda dhe  pa shtek-dalje. Shiu që filloi gjatë natës nuk ka të ndalur. Jemi mësuar tanimë dhe dalëngadalë po pajtohemi me të gjitha. Jemi të vetëdijshëm se na presin rreziqe edhe më të rënda në rast të ndonjë sulmi …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon jeta e rëndë në tenda, nuk ka lëvizje të forcave serbe në drejtim të Kleçkës (E shtunë 5 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon jeta e rëndë në tenda, nuk ka lëvizje të forcave serbe në drejtim të Kleçkës (E shtunë 5 shtator, 1998)

Sot ka filluar dita dyzet e një qyshkur jemi vendosur në tenda dhe në qiell të hapur. Tanimë kanë filluar shirat e vjeshtës. Netët gjithnjë e më të ftohta. Dita po shkurtohet. Durimi i këtyre njerëzve ndër mote të keqtrajtuar po humbet, edhe pse të gjithë e kuptojnë se më …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vajtje-ardhje dhe shqetësime të tjera (E premte 4 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Vajtje-ardhje dhe shqetësime të tjera (E premte 4 shtator, 1998)

Gjatë tri ditëve të kaluara ofensiva fashiste serbe është përqendruar sidomos në Zonën Operative të Dukagjinit, pastaj në disa pjesë të Prizrenit në fshatrat e Vërrinit, në fshatrat e Malishevës e të Rahovecit. Serbët kudo ku parakalojnë  pas veti lënë shkatërrime, plaçkitje dhe terror barbarie. Në vend-pozicionet tona të para …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Do farë ndihmash humanitare megjithatë arrijnë falë përkujdesjes së njerëzve tanë, (E enjte 3 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Do farë ndihmash humanitare megjithatë arrijnë falë përkujdesjes së njerëzve tanë, (E enjte 3 shtator, 1998)

Qysh në mëngjes Shyqri Iballi, Idriz Qeriqi vëllai i Luanit, Ramadan Rizani e të tjerë kanë shkuar në Nekovc, pasi është bërë me dije se atje kanë arritur dy kontingjente me ndihma humanitare dhe artikuj ushqimorë për popullatën e zhvendosur. Këtu ka arritur edhe një ekip gazetarësh nga Asoshieted Pres. …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Rritet numri i të zhvendosurve në Grykën e Shpëtimit (E mërkurë 2 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Rritet numri i të zhvendosurve në Grykën e Shpëtimit (E mërkurë 2 shtator, 1998)

Zhvendosja e banorëve të Dukës dhe të Karaçicës dhe të tjerëve që kanë qenë strehuar atje, na e ka vështirësuar punët, sepse mielli rezervë po na pakësohet. Duhet bërë përpjekje ta tërheqim miellin që e ka grumbulluar në Ribar të Madh, Naim Imeri me Vehbi Zeqirin  e Varigocit. Ata, pritet …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Gryka e Krojmirit sërish ringjallet. Ajo po rilindet nga hiri i vet (E martë 1 shtator, 1999)

Ahmet Qeriqi: Gryka e Krojmirit sërish ringjallet. Ajo po rilindet nga hiri i vet (E martë 1 shtator, 1999)

Edhe një ditë tjetër me shqetësime të vjetra dhe me të papritura, si gjithnjë. Nga granatimet e vona gjatë natës kanë pësuar katër anëtarë të një familjeje në fshatin Risinovc. Të plagosurit janë dërguar në ambulancën ushtarake të Shalës dhe iu është dhënë ndihma adekuate mjekësore. Sot të gjithë të …

Më shumë...