Institucionet

Me shumicë votash është miratuar Projekt-buxheti i Deçanit për vitin 2018

Udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Jashar Dobraj , është mbajte seancë e VIII-të e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune: – Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, – Shqyrtimi  dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2018, – Shqyrtimi i …

Më shumë...

Në 19 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët Bashkim Vishi e Nazim Terziu

Me homazhe në Kompleksin e Varrezave të dëshmorëve në Kaçanik si dhe në Ferizaj, janë përkujtuar dëshmorët Bashkim Vishi e Nazim Terziu, të cilët ranë në altarin e lirisë bashkë me djemtë trima, të anës së Ferizajt e Vitisë: Arsim Zeqiri, Sali Baliu, Gursel e Bajram Sylejmani, Sejdi Sejdiu, Lulzim …

Më shumë...

Filluan punimet për rregullimin e kanalizimit Siqevë-Shtaricë të Klinës

Kanë nisur punimet për rregullimin e kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza Siqevë-Shtaricë të Komunës së Klinës, i gjatë 6 km dhe ka kushtuar 100 mijë euro. Nga afër fillimin e punimeve e ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar banorët për këtë …

Më shumë...

Ministri Lekaj inspektoi punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë – Pejë, segmenti në Zahaq

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj inspektoi punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Zahaç. Ministri Lekaj gjatë kësaj vizite u njoh nga afër me zhvillimin e këtyre punimeve si dhe ngecjen e cila ka ndodhur për shkak të pengesës e cila është paraqitur nga shtyllat elektrike të …

Më shumë...

Ministri Lekaj takohet me përfaqësuesit e Bektel Enka

Ministri Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën me kompaninë Bechtel Enka për përfundimin e Autostradës “Arbër Xhaferi” deri në fund të vitit 2018. Ai u zotua se do t’i qëndrojmë kontratës në kuptimin e përmbushjes së obligimeve që na takojnë si Qeveri e Kosovës dhe në të njëjtën kohë kërkuam dhe …

Më shumë...

Brenda javës së ardhshme do të fillon vendosja e kamerave në qytetin e Deçanit

Ushtruesi i Kryetarit të komunës së Deçanit Sami Cacaj dhe Drejtori për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike Izet Zenuni, kanë pritur në takim komandantin e policisë Nysret Xhurkaj më bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi janë diskutuar një sërë temash lidhur më çështjen e sigurisë, në theks të veçante vendosja e kamerave …

Më shumë...

Po rregullohen trotuaret përgjatë rrugës “Luan Haradinaj’’ në Deçan

Parat e tatimpaguesve të komunës së Deçanit po kthehen në investime komunale. Të mërkurën kanë nisur punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës  kryesore të qytetit ,,Luan Haradinaj’’. Trotuari në gjatësi 600 metra është investim i komunës së Deçanit. Ushtruesi i Kryetarit të komunës së Deçanit Sami Cacaj nga afër …

Më shumë...

Komuna e Kaçanikut fituese e projektit “Gara për mjedis të pastër”

Komuna e Kaçanikut ka përfituar shumën në vlerë prej 137 mijë e 381 euro, në kuadër të garës për mjedis të pastër, nga Republika Federale e Gjermanisë nëpërmjet KfW-së, ku kanë qenë të përfshira 17 komuna të Kosovës. Në takimin që pati Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me …

Më shumë...

Në Deçan është mbajt mbledhja VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Është mbajt mbledhja VII-të  e rregullt e  Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit, e udhëhequr nga kryesuesi Jashar Dobraj. Për ketë takim ishte parapa ky rend dite. – Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, – Shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitin 2018, – Shqyrtimi i …

Më shumë...

Zvicra dhuron 50 kompjuterë të rinj për Shkollën e Mesme Profesionale në Kaçanik

Banka nga Zvicra “Bank Julia” me seli në Cyrih, ka dhuruar një donacion prej 50 kompjuterëve për Shkollën e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” në Kaçanik. Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, falënderoi bankën zvicerane për këtë donacion, ndërsa shtoi se kjo është arritur falë bashkatdhetares Mimoza …

Më shumë...

Nënkryetari Nura ka takuar banorët e lagjeve Hoti dhe Shabani të Turiqecit

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu ka takuar banorët e lagjeve Hoti dhe Shabani të Turiqecit. Në lagjen Hoti Nura ka bashkëbiseduar me banorët dhe i ka uruar ata për hapjen dhe trasimin e rrugëve të lagjes së tyre, duke i …

Më shumë...

Rrugët e lagjeve të Skenderajt po modernizohen

Falë investimeve të vazhdueshme të Komunës së Skenderajt, rrugët e lagjeve të qytetit të Skenderajt po modernizohen dhe rrjedhimisht lagjet po zbukurohen. Pamje të re po merr edhe rruga “28 Shkurti” në Lagjen 2, ku Komuna e Skenderajt po bënë kubëzimin e saj. Ndërsa në Lagjen 3 tashmë ka përfunduar …

Më shumë...

Kryetari Kapri priti në ambientet e Bashkisë së Pogradecit “Grupin Lokal të Veprimit Gjeravica”

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri priti në ambientet e Bashkisë “Grupin Lokal të Veprimit Gjeravica”. Ky delegacion me qendër Komunat e Deçanit dhe Skenderajt synon bashkëpunimin me Bashkinë e Pogradecit duke vënë në zbatim projekte afat-gjata në fushën e Agrobiznesit! Gjithashtu ky delegacion ishte i interesuar për mënyrën …

Më shumë...

Ministri Gashi: Turqia, partner i çmuar i Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në një takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për projektet e përbashkëta në të cilat Kosova e Turqia kanë bashkëpunuar deri më tani, si dhe vazhdimin e mëtejmë të tyre. Ministri Gashi …

Më shumë...

Në GMK u hap ekspozita “E shkuara e ardhmja: e së tashmes” e Draçinit

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Kosovë-Shqipëri, u hap ekspozita personale e piktorit dhe grafistit nga Shkodra, Artan Draçini, e titulluar “E shkuara: e ardhmja e së tashmes”. Ekspozita e Draçinit ka gjuhën e Simbolikës së të shkuarës, që vjen si një eco …

Më shumë...

Komuna e Kaçanikut participon në projektin e HANDIKOS-it të financuar nga Ambasada Amerikane

Komuna e Kaçanikut do të mbështes me 20 % të shumës së përgjithshme, projektin “Lehtësimi i procesit të ri-aftësimit Profesional dhe mundësive të punësimit për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Kaçanikut” projekt i financuar nga Ambasada Amerikane ndërsa do të implementohet nga HANDIKOS – Kaçanik. Kjo u …

Më shumë...