Institucionet

Nënkryetari Nura ka vizituar fshatin Izbicë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka vizituar fshatin Izbicë të Skenderajt. Qëllim i vizitës ishte inspektimi i punimeve në asfaltimin e rrugëve të lagjeve Bajraj, Spahiu dhe Smakaj të këtij fshati, si dhe bashkëbisedimi me banorët. Në takim me izbicasit, Nënkryetari Nura i siguroi ata se Komuna e …

Më shumë...

Juniku bënë homazhe pranë lapidarit të Heroit në ditën e Çlirimit

Për nder të 13 Qershorit ditës së Çlirimit të Junikut, kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi me stafin e tij komunal si dhe qytetar të Junikut bën homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të luftës së UÇK-së. Homazhe bënë edhe pranë lapidarit të Heroit të Kombit Gjeneral Edmond …

Më shumë...

Begaj: Qytetarët e Komunës së Malishevës treguan qytetari në ditën e votimit

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka folur për investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Më, 11 qershor 2017, u  mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, në këto zgjedhje parlamentare, të drejtën e votës në Komunën e Malishevës, e patën mbi pesëdhjetë e njëmijë qytetarë, kurse  të drejtën e votimit e shfrytëzuan mbi 41% e qytetarëve malishevas. Kryetari i Komunës së Malishevës, …

Më shumë...

Fillon implementimi i projektit “ Instalimi i kamerave vëzhguese në qytetin e Kaçanikut”

Në komunën e Kaçanikut ka filluar implementimi i projektit “ Instalimi i kamerave vëzhguese në qytetin e Kaçanikut”. Përmes këtij projekti synohet rritja e sigurisë publike në komunë, tha Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në mbledhjen e fillimjavës, në të cilën morën pjesë Nënkryetari Remzi Elezi dhe stafi …

Më shumë...

QKMF në Skenderaj përfiton shtretër modernë nga Austria

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka përfituar shtretër modern donacion nga Austria.  Donacioni ka ardhur nga organizata austriake “Lasarus Hilfswerk Lichtenstein e V” me iniciativë të infermierit të QKMF-së Blerim Fazliu. Ky donacion për këtë institucion publik shëndetësor është realizuar përmes përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës në Vjenë …

Më shumë...

Në Deçan do të filloj Ushtrimi Fushorë i koduar ,,Ujku Vigjilent 02’’ 

Komuna Deçan

Komuna e Deçanit, njoftojnë të gjithë qytetarët e sajë se: në bazë të planit vjetorë  të Batalionit të Dytë të FSK-së  më njësitin  e sajë do të realizohet  Ushtrimi Fushorë i koduar ,,Ujku Vigjilent 02’’. Ky ushtrim fushorë do të mbahet më dt. 19, 20 dhe 21 Qershor (e hënë …

Më shumë...

Shoqëria Kulturore Artistike “ Bajram Shabani” nga Kumanova fituese e edicionit të XXIX me radhë të Festivalit “Kaçaniku 2017”

Festivali mbarëkombëtarë i Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike “ Kaçaniku 2017”, edhe këtë vit ka sjellë në Kaçanik shumë Shoqëri e Ansamble Kulturore nga mbarë trojet shqiptare. Hapjen e festivalit, e bëri Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, i cili tha se ky aktivitet tashmë çdo vit po organizohet …

Më shumë...

Shënohet dita e çlirimit të Kaçanikut

Me aktivitete të shumta është shënuar ditë e çlirimit të Kaçanikut. Fillimisht janë bërë homazhe tek Varrezat e dëshmorëve në Komunën e Kaçanikut, ndërsa një akademi përkujtimore është mbajtur në pallatin e kulturës “Xheladin Kurtaj”. Në fjalën e rastit Diana Reka- Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se të …

Më shumë...

Vazhdon dezinsektimin selektiv i zonave endemike në Lladrovc

Fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike në Komunën e Malishevës, vazhdon me datë 13.06.2017, në fshatin Lladrovc. Aktiviteti i dezinsektimit selektiv është i paraparë me Planin strategjik për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo. Ky njoftim, shërben edhe për bletarët të cilët duhet të kenë kujdes të …

Më shumë...

Në Klinë, përfundoi Festivali “ I Këndojmë Lirisë”

Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, në Klinë, më 6, 7 dhe 8 qershor, është mbajtur Festivali Folklorik “ I Këndojmë Lirisë”, edicioni i 17-të. Çmimin kryesor të Festivalit, “Mujë Krasniqi”, sipas vlerësimit të jurisë e ka fituar shoqëria kulturo-artistike “Drenica” nga Skenderaj. Juria në përbërje, …

Më shumë...

Komuna e Kaçanikut vendos partneritet me bashkinë e Pukës

Komunën e Kaçanikut e ka vizituar një delegacion nga BashkiA e Pukës, të udhëhequr nga Sabah Djaloshi- drejtor ekzekutiv i organizatës “AgroPuka” si dhe nga Nënkryetari i Bashkisë së Pukës Mustafë Kopani. Delegacioni u mirëprit nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural Zylfi Koxha, i cili i uroi delegacionit …

Më shumë...

Nis ndërtimi i rrugëve të lagjeve në Çubrel

Në Çubrel po punohet në infrastrukturën e fshatit. Komuna e Skenderajt ka nisur ndërtimin e rrugëve të lagjeve Nimani dhe Malaj në këtë fshat. Këto dy lagje shumë shpejt do të bëhen me rrugë të reja, duke kompletuar infrastrukturën rrugore të Çubrelit. Komuna e Skenderajt po kompleton gradualisht infrastrukturën rrugore …

Më shumë...

Asfaltohen rrugët e lagjeve në Izbicë të Skenderajt

Komuna e Skenderajt po vazhdon asfaltimin e rrugëve të lagjeve në fshatra. Lagjet e fshatit Izbicë po bëhen me rrugë të asfaltuara. Kërkesat e banorëve të këtij fshati kanë qenë asfaltimin i rrugëve të lagjeve të fshatit. Investimet e Komunës së Skenderajt në Izbicë janë të merituar dhe do të …

Më shumë...

Shkolla në Berishë, do të jetë e gatshme për shtator

Fshati Berishë, deri më 1 shtator të këtij vitit, do të ketë të gatshëm objektin e ri të shkollës, për fillimin e vitit të ri shkollor, pasi punimet në ndërtimin e shkollës, janë në përfundim e sipër. Punimet në këtë shkollë, i ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës …

Më shumë...

Është inaguruar objekti i ri i QKMF-së në Skenderaj

Komuna e Skenderajt është bërë me objekt të ri të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare. Në ceremonin e organizuar më këtë rast ka marrë pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, udhëheqës të tjerë komunalë, mjek dhe infermirë të Skenderajt dhe qytetarë. …

Më shumë...

Filloi asfaltimi i transitit të vogël në Malishevë

Në qytetin e Malishevës ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë tri lagje dhe e cila do të shërbejë si rrugë transite për ngasësit e veturave. Ndërtimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, është njëri prej projekteve më me rëndësi për qytetin e Malishevës, sa i përket infrastrukturës rrugore, pasi krahas …

Më shumë...