Institucionet

Klina përgatitet për Festivalin Folklorik “ I këndojmë Lirisë”

Këshilli Organizativ, ka nisur përgatitjet për mbajtjen e festivalit folklorik gjithëkombëtar “ I Këndojmë lirisë”, i 16 me radhë që mbahet në klinë dhe që i kushtohet ditëlindjes së komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi- Kapuçi. Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota ka falënderuar të gjitha ata që kanë …

Më shumë...

Dita e Tokës u shënua me pemë të reja dhe pastrim të mjedisit në Ferizaj

22 prilli, Dita e Tokës, edhe në Ferizaj u shënua me mbjelljen e pemëve dhe me pastrimin e mjedisit jetësor. Qindra nxënës të shkollave të Ferizajt, iu bashkuan zyrtarëve komunalë në shënimin simbolik të kësaj dite, e cila konsiderohet si një moment për të bërë thirrje për pengimin e degradimit …

Më shumë...

Filluan punimet në rregullimin e poligonit sportiv në fshatin Javorë të Suharekës

Në kuadër të projektit që secili fshat ta ketë nga një poligon sportiv, të enjten filluan punimet në fshatin Javorë të komunës së Suharekës. Vitin e kaluar janë ndërtuar 5 poligonë të tillë nëpër fshatra të ndryshëm. Projekti në fjalë është në bashkëfinancim në mes të Komunës së Suharekës dhe …

Më shumë...

Ministri Shala uron xhudistet Kelmendi e Gjakova

MKRS

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala uron xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë dhe Nora Gjakovën për fitoren e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Kazan të Rusisë. Me këtë rast, ministri Shala, uron edhe Përfaqësuesen e Kosovës në …

Më shumë...

Kryetari Selmanaj është taku më z.Bedri Xhafa nga organizata APPK

Kryetari i komunës së Deçanit  z.Rasim Selmanaj,  bashkë më drejtorin e zhvillimit ekonomik z.Betim Mataj dhe zyrtarin  për planifikim dhe zhvillim z.Mirsad Nimonaj, kanë pritur në takim z.Bedri Xhafa  udhëheqësin  e organizatës APPK(Agresioni i përkrahjes së Punësimit Kosovë), me bashkëpunëtor. Qëllimi këtij takimi ishte lidhur më prezantimin e programit të …

Më shumë...

U mbajt takimi i koordinimit lokal për siguri në Suharekë

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi duke raportuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Suharekës, ka bërë të ditur se gjatë dy jave që lamë pas ka qenë situatë  e qetë dhe stabile,  përveç  disa rasteve  që kanë ndodhur  si 3 vjedhje, 1 moszbatim i urdhrit …

Më shumë...

Vazhdon rregullimi i rrugëve në fshatrat e komunës së Mitrovicës

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në komunën e Mitrovicës,  deri më tani ka realizuar një sërë projektesh, në këtë sezon ka filluar me disa projekte të reja në krijimin e kushteve  sa më të mira për banorët e kësaj komune. Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, së bashku …

Më shumë...

Të premten bëhet repelimi i kafshëve në Carrallukë

Njoftohen banorët e fshatit Carrallukë të komunës së Malishevës, se të premten më 22 prill 2016, do të bëhet repelimi i kafshëve. Ky është cikli i dytë i repelimit të kafshëve, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë rast …

Më shumë...

Arrihet marrëveshje për njohjen reciproke të Certifikatave ARD në Bruksel

Me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel, pas bisedimeve maratonike dhe në një atmosferë të rëndë e të tensionuar, rreth orës 3:30 pas mesnate është arritur marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme ADR në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar ministrja për …

Më shumë...

MKRS-ja dha çmimet për dramë

Sot, në një ceremoni të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishte i pranishëm, ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët e çmimeve, u dhanë çmimet për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”. Ministri Kujtim Shala përgëzoi fituesit e këtyre çmimeve dhe jurinë profesionale për punën e bërë. Ai …

Më shumë...

Kryetari Selmanaj ka pritur në takim Komandanti e KFOR-it në Kosovë

Kryetari  i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më gjendjen e sigurisë në komunën e Deçanit dhe tema tjera me interes për qytetarët! Me theks të veçantë u biseduan mundësit për vazhdimin …

Më shumë...

Përfaqsuesit komunitetit ashkalinjë takuan kryetarin Asllanaj

Deputeti i Parlamentit të Kosovës dhe kryetari i PDAK-së Danush Ademi dhe zv.ministri i MPMS-së  Qazim Rrahmani, sot kanë takuar kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj me qëllim të paraqitjes së disa kërkesave lidhur me komunitetin RAE  që jetojnë në këtë Komunë. Pas takimit  në një prononcim për media …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri priti nxënëset e talentuara Marigona Rexha dhe Blerta Breznica

Kryetari i komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri ka pritur  nxënëset e talentuara Marigona Rexha dhe Blerta Breznica, të Gjimnazit “Frang Bardhi” nga Mitrovica të cilat sot kishin ardhur për ti dhuruar kryetarit Bahtiri një punim kreativ të tyre, të titulluar me emrin “ Mitrovica e Bashkuar”. Ky punim i …

Më shumë...

KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Aziz Thaçi, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku janë trajtuar disa çështje, si dhe janë dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës. Fillimisht në këtë mbledhje, …

Më shumë...

Nis asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Koznik-Pastaselë

Vazhdojnë projektet të cilët kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Rahovecit, një ndër to është edhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Koznik-Pastasellë. Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, për fillimin e asfaltimit të rrugës që lidh fshatrat Koznik-Pastaselë potencoi  se …

Më shumë...

Në Klinë hapet ekspozita e piktorit Shahadin Mejzini

Në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë,  është  hapur  ekspozita personale e piktorit Shahadin Mejzini. Artdashësit klinas patën rastin që të jenë prezent në ekspozitën e hapur të piktorit opojan Shahadin Mejzini. Te pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota së bashku me stafin …

Më shumë...