Brickos

Institucionet

Në Viti është mbajtur Testi i maturës për vitin shkollor 2022/23

Testi maturës në Komunën e Vitisë është mbajtur me 24.06.2023 dhe procesi i mbajtjes ka shkuar mire e pa probleme. Ai është mbajtur në katër qendra, ku 367 maturant iu nënshtruan testit të maturës dhe prej tyre 237 e kaluan atë, apo 64.58%. Ndërkohë , 130 maturant dështuan ne test …

Më shumë...

E enjta, dita kur kryetari Latifi mirëpret qytetarët në zyrën e tij

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij qytetarët për ti dëgjuar hallet e tyre. Qëllimi i takimeve të tilla ka të bëjë me plotësimin e kërkesave të parashtruara nga banorët, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ofron Komuna e Rahovecit.

Më shumë...

U mbajt konsultim publik për Planin e veprimit për përfshirjen e Komunitetit Romë dhe Ashkali në shoqërinë Kosovare-Komuna Rahoveci 2023-2025

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecitu mbajt konsultimi publik për Planin e Veprimit për Përfshirjen e Komunitetit Romë dhe Ashkali në shoqërinë kosovare- Komuna  Rahovec 2023-2025, i cili ishte parapara të mbahet sot. Takimin e kryesoi Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, i …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit formon Shtabin Komunal për korrje-shirje për vitin 2023

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për caktimin e Shtabit Komunal për korrje-shirje për vitin 2023. Shtabi Komunal ka për detyrë që të bëjë  përcjelljen e korrje-shirjeve në terren, në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, gjatë tërë fushatës deri në përfundim të saj. Pika tre …

Më shumë...

Është formuar shtabi Komunal i korrje-shirjeve në Malishevë për vitin 2023

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, është formuar komisioni për të përcjellur dhe monitoruar fushatën e korrje-shirjeve për këtë vit. Komisioni ka për detyrë të koordinojë punën në mes të bujqve kultivues të grurit, qendrave grumbulluese të grurit dhe pronarëve të autokombajnave, e po ashtu …

Më shumë...

Investitorë të huaj të interesuar për investime në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me nënkryetarin, Vesel Krasniqin dhe bashkëpunëtorë, priten në një takim informues, investitorët nga OMAR GROUP L.L.C. Kryetari, Kastrati para investitorëve të OMAR GROUP L.L.C., shprehi gatishmërinë për të ofruar gjithë lehtësimet që janë në domenin e qeverisë lokale si nga ana …

Më shumë...

Interesim i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e Këshillit Lokal në Drenoc dhe Vermicë

Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal të fshatrave Drenoc dhe Vermicë, ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e këtij këshilli, si dhe kryetari i këshillit. Kryetar i Këshillit Lokal për Drenoc dhe Vermicë, është zgjedhur …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka mirëpritur në zyrën e tij Ambasadoren e Izraelit në Kosovë znj. Tamar Ziv

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur në zyrën e tij për një vizitë në Ferizaj, Ambasadoren e Izraelit në Kosovë Shkëlqesinë e Saj, znj. Tamar Ziv, ku patën rastin të diskutojnë mbi perspektivat e bashkëpunimit dhe mundësitë që ofron Ferizaj si dhe kanë vizituar pllakën tek Stacioni …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit nënshkruan memorandum për bashkëfinancimin me MAPL

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, nënshkruan memorandum për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i parqeve në Opterushë, Retijë, Dejnë dhe i kolektorit për ujërat e zeza në Ratkoc dhe Rahovec”. Komuna e Rahovecit ka aplikuar në thirrjen e …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, si përfitues në kuadër të programit komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër komunal. Projekt ky në bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, …

Më shumë...

Shënohet 62 vjetori i shkollës normale në Ferizaj

Përmes një tribune është bërë shënimi i 62 vjetorit të shkollës së normales në Ferizaj. Ky manifestim është mbajtur në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt, ndërkaq kanë marrë pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile …

Më shumë...

Fshati Rahovicë- destinacion i ardhshëm për dashamirët e natyrës

Fshati Rahovicë në Komunën e Ferizaj, po shfaqet si një destinacion tërheqës turistik, duke tërhequr vizitorët me bukurinë e tij mahnitëse natyrore, dhe skenën e lulëzuar gastronomike me gamën e larmishme të restoranteve dhe bujtinave. Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Derguti, gjatë ditës së sotme ka vizituar “Bujtinën …

Më shumë...

Në Viti u mbajt sesioni informues për programin e granteve të vogla

Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari të komunës së Vitisë, është mbajtur një sesion informues  për programin e granteve të vogla , përkatësisht Investimet për Administrimin e Ujit me njerëzit në Qendër. Objektivat e programit të Grantit për Administrimin e Ujit (PGAU) janë promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit po vazhdon me zbatimin e projekteve të efiçiencës së energjisë

Në kuadër të zbatimit të projekteve për ndërmarrjen e masave të efiçiencës së energjisë, në objektin e SHFMU “Faik Konica” në Celinë të komunës së Rahovecit po bëhet izolimi i jashtëm. Drejtoria e Arsimit në Rahovec, njofton qytetarët se punimet në realizimin e plotë të këtij projekti do të mbarojnë …

Më shumë...

Kryetari Latifi dhe ministrja Hajdari kanë vizituar punimet në Zonën Ekonomike në Opterushë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, kanë vizituar punimet në Zonën Ekonomike (Parku Industrial) në Opterushë. Kryetari Latifi dhe ministrja Hajdari Panë nga afër punët që po realizohen dhe kërkuan rritjen e intensitetit të punimeve. Ky projekt është …

Më shumë...

Kenë filluar punimet në sistemin e ujitjes së pronave bujqësore për Isniq dhe Llukë e Epërme

Kenë filluar punimet në projektin për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes së pronave bujqësore për dy vendbanimet të komunës së Deçanit, Isniq dhe Llukë e Epërme, në vlerë prej 348.000 euro. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj e ka falënderuar Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe …

Më shumë...