Institucionet

Nënshkruhet vendimi për hyrje pa pagesë në objektin e komunës së Rahovecit për mërgimtarët

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin mbi lejimin e hyrjes pa pagesë në oborrin e komunës, për të gjithë mërgimtarët me automjete private, me tabela të huaja dhe atyre të marrura me qera, nga 15 korriku 2022 deri më 15 gusht 2022.

Më shumë...

DSHP në Rahovec me kompaninë, EAE-NJAZ, ka filluar eliminimin e deponisë ilegale të mbetjeve inerte në rrugën transite

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec, me angazhimin vullnetar të kompanisë, EAE-NJAZ, ka filluar eliminimin e deponisë ilegale të mbetjeve inerte në rrugën transite, për të vazhduar ditëve në vazhdim edhe në pjesë të tjera, që të ketë një mjedis të pastër për të gjithë. Eliminimi i këtyre deponive të …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajazitin, bashkë me sekretarin Diamant Iseni si dhe asambleistin Levent Qazimi – i biri i Ridvan Qazimit – Komandant Lleshi, me të cilët ka bashkëbiseduar mundësitë e bashkëpunimeve, mbështetjes …

Më shumë...

Diskutohet pjesëmarrja e qytetarëve ferizajas në debate publike si dhe funksionimi i Këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu mori pjesë sot në debatin publik me qytetarë në fshatin Pleshinë, në kuadër të fushatës së ndërmarr nga Lëvizja FOL, ku temë e diskutimit ishte implementimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale si dhe udhëzimit administrativ për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimit të Komunave me …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij vogëlushin Yll Mahalla, nën-Kampion Botëror i karatesë në kategorinë U11

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij vogëlushin Yll Mahalla, që këto ditë, në vazhdim të traditës dekadëshe familjare, nga Kupa e Botës mbajtur në Porec të Kroacisë, i solli Ferizajt medaljen e Nën-Kampionit Botëror të karatesë në kategorinë U11. Ylli nga Klubi i …

Më shumë...

Në komunën e Vitisë janë korrur rreth 60% e sipërfaqeve të mbjella me grurë

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Vitisë, Naim Pira, ka vizituar sot fermerët dhe autokombajnerët, për ta parë ecurinë e korrje-shirjeve, po ashtu ka vizituar edhe pikat grumbulluese të grurit. Drejtori Pira, theksoj se fushata e korrje-shirjeve në këtë komunë po ecën mbarë, dhe se deri …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi punëtorët e sektorit publik të komunës së Vitisë

Për të parë nga afër punën dhe shërbimet që po kryhen ndaj qytetarëve nga shërbyesit civil, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot shërbyesit civil të sektorit publik, që nga Agjencia (Qendra) e Regjistrimit Civil, ofiçarisë, gjeodezisë dhe kadastrit. Kryetari Haliti, i ka përgëzuar shërbyesit civil për …

Më shumë...

Klinika Mobile për shërbime mjekësore dhe këshillim falas tani edhe në Komunën e Malishevës

Klinika Mobile për shërbime mjekësore dhe këshillim falas tani edhe në Komunën e Malishevës! Synim i klinikes mobile janë gratë dhe vajzat në zonat e izoluara rurale të Kosovës, ku dhe do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe këshillim falas në formë të ekzaminimit mjekësor të përgjithshëm dhe gjinekologjik. Klinika mobile …

Më shumë...

Njoftim për dezinsektim kundër rriqrave në Senik dhe Lladroc të Malishevës

Nesër, më 14.07.2022 do të filloj fushata e dezinsektimit kundër rriqrave të zonave endemike, në territorin e Komunës së Malishevës. Dezinsektimi bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), virus i cili përmes rriqrave përcillet tek njeriu. Fushata e dezinsektimit …

Më shumë...

Sot 2 të shëruar dhe 3 raste të reja me covid në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 3 raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe …

Më shumë...

Sukseset e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani” nuk kanë të ndalur

Sukseset e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani” nuk kanë të ndalur! Me pjesëmarrjen në festivalin Folkloriko-Burimor “Opoja Vallëzon”, ata sollën edhe dy çmime në Deçan: çmimin kryesor “Çmimin e Diasporës” dhe çmimin “ Kostumografia më e mirë”.

Më shumë...

Në festivalin “N’Odën e Malësisë së Gjakovës” në Gjakovë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” kanë rrëmbyer dy çmime

Në Festivalin e Folklorit Mbarëkombëtar të Këngëve, Valleve dhe lojërave Popullore “N’Odën e Malësisë së Gjakovës” në Gjakovë, edicioni i V-të, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” kanë rrëmbyer dy çmime: “Çmimin e Parë të Festivalit” dhe “Dyshja më e mirë e Festivalit”!

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Burim Hadërgjonaj, drejtor në shkollën fillore “Dëshmorët e Vokshit” në Pobërgjë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim z.Burim Hadërgjonaj, drejtor në shkollën fillore “Dëshmorët e Vokshit” në Pobërgjë, i cili falë përkushtimit në punë është shpallur ndër drejtorët më të suksesshëm dhe ka marrë vlerësimin maksimal për performancë. Ky vlerësim është bërë nga DKA dhe S.I.A …

Më shumë...

Kryetari Kastrati ka nënshkruar një marrëveshje të partneritetit me organizatën ndërkombëtare “ASB”

Me qëllim të përkrahjes së Shoqatës së Pensionistëve të Komunës së Malishevës, pas një angazhimi të madh si qeverisje komunale, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka nënshkruar një marrëveshje të partneritetit me organizatën ndërkombëtare “ASB”, për t’i hapur rrugë bashkëfinancimit të një projekti që përkrahet fuqishëm nga Ministria …

Më shumë...

Kryetari Haliti, priti në takim kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim miqësorë kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari, së bashku më bashkëpunëtorë. Meqë kryetari Taravari ka qëndruar për herë të parë në Viti, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka njoftuar atë me planet zhvillimore, veçoritë, …

Më shumë...

Nënkryetari Aliu priti në takim përfaqësueset e organizatës UN Women

Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së organizatës UN Women, Vlora Nushi, me bashkëpunëtore. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit rreth projekteve që kanë të bëjnë me barazi gjinore, buxhetimin e përgjegjshëm gjinorë dhe avancimin e barazisë gjinore …

Më shumë...