leoni

Institucionet

Përurohen investimet për Efiçiencë të Energjisë në dy objekte në Malishevë

Komuna e Malishevës, është njëra prej komunave që ka përfituar disa projekte në kuadër të masave për efiçiencë të energjisë, ku në kuadër të zbatimit të këtyre masave, janë përuruar dy objekte në të cilat kanë përfunduar punimet, objekti i komunës dhe objekti i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë. Në …

Më shumë...

Muzeu i qytetit ”Jahir Mazreku” u vizitua nga nxënësit e SHFMU ”28 Nëntori” të Karvansarisë

Në kuadër të realizimit të njësive mësimore, për trashëgiminë kulturore të paraardhësve tanë, sot nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët ”28 Nëntori” të Karvansarisë të komunës së Malishevës, së bashku me mësimdhënësen, Albulena Bytyçi, vizituan muzeun e qytetit ” Jahir Mazreku”. Për të gjitha artefaktet muzeale dhe …

Më shumë...

Fillojnë punimet në realizimin e Projektit të Efiçencës se Energjisë në SHFMU “Dëshmorët e Zatriqit”

Në objektin e shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e Zatriqit” në Zatriq, kanë filluar punimet në realizimin e projektit për ndërmarrjen e masave të efiçencës së energjisë. Fillimisht do të bëhet izolimi dhe fasadimi i jashtëm, pastaj ndërrimi i dritareve, instalimi i ngrohjes qendrore, rregullimi i ndriçimit të brendshëm …

Më shumë...

Rahoveci po bëhet me Shesh

Sot filloi ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit, projekt i cili do t’i japë pamje tjetër qytetit. Sheshi ka 3 hektarë sipërfaqe dhe do të përmbajë: –  Qendrën e sheshit – në formë rrethore; të përshtatshme për organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe të aktiviteteve të ndryshme. –  Treg ditor …

Më shumë...

Vlerësimi profesional i fëmijëve me nevoja të veçanta në komunën e Deçanit

Në komunën e Deçanit është mbajtur vlerësimi i radhës i ekipit vlerësues komunal për fëmijët me nevoja të  veçanta edukativo-arsimore, duke u bazuar në kërkesat e prindërve dhe shkollës. Ekipi vlerësues ka për qëllim gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Pjesë e këtij ekipi janë: Drejtor shkolle, Bashkim …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur në zyrën e tij, pronarin e kompanisë “Afrimi – AG” z. Zenun Gogaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në zyrën e tij, pronarin e kompanisë “Afrimi – AG” z. Zenun Gogaj, i cili ka shprehur gatishmërinë të përkrahë Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Deçani”, për të cilin ka shprehur falënderimet më të përzemërta për ta.

Më shumë...

Deçani është në fazën përfundimtare të ndërtimit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore

Komuna e Deçanit është në fazën përfundimtare të ndërtimit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore – Kolonisë së Artistëve dhe Qendrës Rinore. Projekte këto të rëndësisë së veçantë për konceptin e zhvillimit të komunës së Deçanit, sidomos në sektorin e turizmit dhe të trashëgimisë historike dhe natyrore. Vende ku të rinjtë …

Më shumë...

Nga 13 deri 20 mars do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti  të rrugës urbane “Agim Matoshi” në Ferizaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, njofton qytetarët ferizajas se nga data  13.03.2023 deri më datën 20.03.2023 do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti (pjese) të rrugës urbane “Agim Matoshi” te kryqëzimi me rreth-rrotullim me rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, konkretisht segmenti rrugor që kalon mbi binar hekurudhor …

Më shumë...

Shkolla mesme e lartë mikse Kongresi Manastirit nëshkroi marrëveshje bashkëpunimi me KEC dhe IPKO foundation

Drejtori i Shkollës së  mesme te lartë mikse “Kongresi Manastirit” në Pozheran të komunës së Vitisë, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me KEC dhe IPKO Foundation, projekt i AADA- së që ka për qëllim veprimin kundër diskriminimit për të gjithë. Ky projekt do të zgjat tri vjet. Nënshkrimi i kontratës …

Më shumë...

Komuna e Vitisë merr aprovim për kalimin e koncept notës në Komisionin Evropian

Komuna e Vitisë si lider i aplikimit të koncept notës në Komisionin Evropian, është takuar me komunën bashkëaplikuese Gostivarin. Pas aprovimit të koncept notës nga aplikimi për grantin në Komisionin Evropian, përkatësisht në programin e Cross Border Cooperation, kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, ka zhvilluar takimin e …

Më shumë...

Kryetari Latifi mbanë takimin e parë për këtë vit me punonjësit e Administratës

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, kryetari Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska, drejtorit të administratës, Besnik Hoti dhe drejtorëve të drejtorive përkatëse tjera, u mbajt takimi i parë me punëtorët e administratës komunale. Fillimisht, kryetari Latifi falënderoi të gjithë punonjësit për angazhimet dhe bashkëpunimet ditore në …

Më shumë...

DB në komunën e Rahovecit ka filluar pastrimin dhe mirëmbajtur përrenjtë dhe lumenjtë

Një çështje e rëndësishme në komunën e Rahovecit, është pastrimi dhe mirëmbajtja e përrenjve dhe lumenjve nga institucionet komunale. Siç tanimë dihet se, vitet e fundit fermerët e komunës së Rahovecit kanë pësuar dëme në tokat e tyre dhe kjo ka ndikuar në jetën e tyre të përditshme dhe në …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve në Deçan

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve në komunën e Deçanit. Të pranishëm ishin anëtarët e komitetit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë, dhe qytetarë të tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për pikat; Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Raporti nga ZLK- ja; Aprovimi i planit …

Më shumë...

Kryetari Aliu priti në takim menaxherin e projektit të GIZ – “Fit for Jobs”, Tobias Seiberlich

Përmirësimi i arsimit profesional të orientuar kah tregu i punës, orientimi në karrierë dhe përmirësimi i qasjes të të rinjve në shërbimet e tregut të punës, ishin kryefjala e projektit të GIZ – “Fit for Jobs” që synim kishte rritjen e punësueshmërisë të të rinjve. Për të vazhduar këtë bashkëpunim …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi punimet në terren

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet në teren. Fillimisht ai ka vizituar fshatin Stubëll ku janë duke vazhduar punimet e fazës së dytë, në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Anton Çeta” deri te rruga “Sejdiu”, i cili është projekt i vitit të kaluar. Po ashtu, kryetari …

Më shumë...

E enjta e takimeve me qytetarët rahovecian

Për të pasur një bisedë direkte, të lirë dhe konstruktive me të parin e komunës së Rahovecit, qytetarët çdo të enjte mirëpriten në zyrë nga kryetari dhe nënkryetari, për t’i dëgjuar nga afër mendimet e qytetarëve, njëkohësisht kërkesat e tyre.

Më shumë...