leoni

Institucionet

Ka filluar zbatimi në praktikë i premtimit të kryetarit Nura, sa i përket investimit publik në fasadimin e objekteve banesore brenda

Ka filluar zbatimi në praktikë i premtimit të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sa i përket investimit publik në fasadimin e objekteve banesore brenda zonës së sheshit “Adem Jashari”. Kompania projektuese Vizion Project, ka bërë prezantimin e modealiteteve të fasadimit të ndërtesave përgjatë dhe përreth sheshit kryesor të …

Më shumë...

Mbahet takimi i rregullt i Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, u mbajt takimi i rregullt i Këshillit të Drejtorëve. I pranishëm në takim ishte edhe nënkryetari Sami Cacaj. Si çdo herë, në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme, ku secili drejtor paraqiti planet për drejtoritë përkatëse. Ndër temat …

Më shumë...

Kryetari Shehu ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadorin Michael Davenport. Kryetari Shehu e falënderoj Ambasadorin Davenport për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE ka dhënë në të gjitha proceset zhvillimore në Komunën e Junikut. Njëkohësisht, Ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për …

Më shumë...

Kryetari Totaj së bashku me drejtoresha e DKA-së kanë vizituar shkollën “Abdyl Frashëri”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me drejtoresha e DKA-së, Luljeta Veselaj Gutaj kanë vizituar shkollën “Abdyl Frashëri” për të parë nga afër mbarëvajtjen e garave komunale të olimpiadës së matematikës të organizuara nga DKA. Në këtë garë kanë marrë pjesë 122 nxënës të klasave IX,X,XI dhe …

Më shumë...

Kryetari Kastrati priti në takim ambasadorin turk, Çagri Sakar dhe përuruan kabinetin e informatikës në gjimnazin e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe drejtoreshën e arsimit Arbëreshë Krasniqi, e kanë pritur sot në takim, ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar dhe më pas, së bashku edhe me komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Fatih Cansiz, e kanë përuruar …

Më shumë...

KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e -I- (parë) të rregullt

Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e -I- (parë) të rregullt ku shqyrtoi dhe rekomandoi këto pika për mbledhjen e Kuvendit Komunal për muajin shkurt. -Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022. – Shqyrtimi i Raportit të DAE-së, …

Më shumë...

KPF në Viti mbajti mbledhjen e parë të rregullt me përbërje të re

Është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa në komunën e Vitisë, e kryesuar nga kryetari i Kuvendit Bekim Azizi, ku është diskutuar për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2021, për të cilat ka raportuar drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Besnik Imeri. Nga …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit dhe QKMF kanë funksionalizuar numrin urgjent, ku mund të bëni thirrje pa pagesë

Qytetarë të nderuar, Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti” në qytetin e Rahovecit kanë funksionalizuar numrin urgjent, ku ju mund të bëni thirrje dhe thirrjet tuaja do të jenë pa pagesë. ☎ 0 8 0 0 1 …

Më shumë...

Deçani organizoi aktivitete të shumta, me rastin e 17 shkurtit ditës së Pavarësisë

Për nder të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit është mbajtur Seancë Solemne e cila është hapur nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Hajdar Sutaj. Në këtë mbledhje solemne, në praninë e kolegëve fjalën e mori i pari i Komunës Bashkim …

Më shumë...

Me aktivitete të shumta Skenderaj shënon 17 shkurtin ditën e Pavarësisë

Në shënim të përvjetorit të 14 të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt ka bërë organizime madhështore me shumë aktivitete zyrtare e ceremoniale për këtë festë shtetërore. Në aktivitete kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, nënkryetari Gjeneral Sami Lushtaku, eprorë e veteranë të luftës, …

Më shumë...

Komuna e Malishevës shënon 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, janë zhvilluar disa aktivitete për shënimin e 14 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtyre shënimeve, është mbajtur një mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës, si dhe janë bërë nderime dhe homazhe …

Më shumë...

Me një varg aktivitetesh kulturore e sportive, Vitia shënoi 17 Shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Me aktivitete të ndryshme, ka nisur shënimi i Festës së Pavarësisë së Kosovës në komunën e Vitisë, organizime këto që po mbahen nën përkujdesjen  e kryetarit të komunës Sokol Haliti dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport. Manifestimet kanë filluar me seancën solemne të Kuvendit komunal, ku në fjalën e …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit ka vazhduar aktivitetet për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Duke u bazuar në agjendën e përgatitur nga këshilli organizues, këshill ky i formuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kanë vazhduar aktivitetet për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për aktivitetet e mbajtura kryetari Latifi ka thënë se sot për nder të 14 …

Më shumë...

Fjala e kryetarit Latifi të mbajtur në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin Komunal për  14- vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Fjala e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi të mbajtur në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin Komunal për  14- vjetorin e pavarësisë së Kosovës. I nderuari kryesues i Kuvendit të Komunës së Rahovecit Defrim Kafexhiu, anëtarë të Kuvendit, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, veprimtarë të …

Më shumë...

Juniku shënon 14 vjetorin e Pavarësisë me seancë solemne dhe homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve

Me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Komuna e Junikut ka mbajtur seancën solemne të Kuvendit Komunal, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Junikut Ruzhi Shehu, i cili u paraqit me një fjalë rasti para asamblistëve komunal, duke ju uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së …

Më shumë...

Me homazhe Dëshmorëve të Kombit dhe ngjarje kulturore, Ferizaj shënon 14 vjetorin e Pavarësisë

Lum qytetarësh morën pjesë në homazhet tek Memoriali i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, prirë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje dëshmorësh, duke përkujtuar …

Më shumë...