Institucionet

Kryetari Kastrati dhe aktori Ibrahimi shpërndanë pako ushqimore për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe aktori Kreshnik Ibrahimi, sot kanë shpërndarë pako ushqimore, për disa familje ne nevojë. Këto pako ushqimore, janë siguruar nga një aktivitet humanitar që aktori e kishte mbajtur gjatë ditës së djeshme, në bashkëpunim edhe me komunën e Malishevës. “Jam shumë i lumtur …

Më shumë...

Në Malishevë asnjë rast aktiv me covid

Në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është asnjë rast aktiv me covid-19, pasi nga sot edhe dy rastet e fundit janë shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka pritur në takim Fëmijët e Shkollës së Futbollit “Anadrini”, bashkë me Kryetarin e klubit “Anadrini”, Behar Bytyçi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim në zyrën e tij,  Fëmijët e Shkollës së Futbollit “Anadrini”, bashkë me Kryetarin e klubit “Anadrini”, Behar Bytyçi dhe trajnerin e profesorin e Kulturës Fizike, Shefqet Morina. “Sot, në zyrë i prita disa mysafirë të veçantë, të cilët më …

Më shumë...

Kryetari Aliu, priti në një takim krerët e Organizatës së Veteraneve të Luftës së UÇK-së  në Ferizaj

Kryetari i OVL-UÇK-së, dega Ferizaj, Rafiz Sejdiu bashkë me Luan Jahirin dhe Nexhat Shahinin gjatë ditës së mërkurë kanë vizituar Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Me këtë rast Kryetari Aliu, i ka falënderuar këta të fundit për këtë vizitë. “Në vigjilje të Ditës së Veteranit të UÇK-së, isha …

Më shumë...

Ju dha lamtumira e fundit, anëtarit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Ismet Vranovci

Ju dha lamtumira e fundit, anëtarit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Ismet Vranovci, duke e përkujtuar për kontributin e çmueshëm e gjurmët që la pas me punën e tij. Në mbledhjen komemorative kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes Vranovci, miqve, kolegëve dhe …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e I-rë e KPF-së në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Hajdar Sutaj, ku prezent ishin të gjithë anëtarët e KPF-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile është mbajtë mbledhja e I-rë  e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku për këtë takim ishte propozua ky rend pune: – Shqyrtimi i propozimit për Themelimin …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim Dekanin e Fakultetit të Edukimit, Merxhan Avdyli

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me zëvendësin e tij, Hasan Aliu, kanë pritur në takim Dekanin e Fakultetit të Edukimit, Merxhan Avdyli nga Universiteti ” Kadri Zeka”- Gjilan, së bashku me stafin universitar të këtij fakulteti, e që janë kryesisht nga komuna e Vitisë. Me këtë rast …

Më shumë...

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” do të mbajë koncert për nderë të festës së vitit të ri   

Njoftohen qytetarët e komunës së Deçanit se Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani”, do të mbajë koncert për nderë të festës së vitit të ri, nesër ditë e mërkure, me datë 29.12.2021, në ora 18:00, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan!

Më shumë...

Bekim Azizi u zgjodh me shumicë votash kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Bekim Azizi nga Partia Demokratike e Kosovës në Viti, (PDK) është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë. Kjo pasi që ai ka marrë 14 vota pro. Pas zgjedhjes së tij, kryesuesi, Bekim Azizi ndër tjerash tha se ai do të angazhohet që të bashkëpunoj me të gjitha subjektet politike …

Më shumë...

Kryetari Haliti mbajti debatin e dytë publik për këtë vit

Kryetarit i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur debatin e dytë të rregullt (online) me qytetarë, ku janë paraqitur zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë për gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021. Në pjesën e parë, kryetari Haliti i ka njoftuar qytetarët me aktivitetet dhe punët e zhvilluara, …

Më shumë...

Urata Shabani, shpallet artistja e vitit 2021

Në një ceremoni mbrëmë në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizajt, është bërë përmbyllja e aktiviteteve kulturore dhe sportive e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizajt. Me këtë rast është mbajtur edhe një koncert festiv nga Trupa Artistike Rajonale. Me këtë rast është bërë edhe prezantimi i punës …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, mbajti mbledhjen e parë të kësaj legjislature

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, këtë të martë ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt të kuvendit. Në këtë mbledhje është emëruar nënkryetari nga radhët e komuniteteve Danush Ademi. Po ashtu janë zgjedhur edhe anëtarët e Komitetit për Politike dhe Financa, ku nga radhët e Partisë …

Më shumë...

Alpinistët zbresin në Ferizaj me aktivitet për mërgatën e rininë

Një aktivitet i veçantë, për herë të parë i këtij lloji, kushtuar mërgatës dhe të rinjve, u mbajt nga Klubi Alpin “Prishtina”, me bartës organizimi ferizajasin Besnik Reka, ku dhjetëra anëtar të këtij klubi, u lëshuan me litarë nga çatia e ndërtesës së Komunës së Ferizajt, nën duartrokitjet dhe sytë …

Më shumë...

Kryetari Latifi, ka pritur në zyrën e tij Gjeneralin Prof. Dr. Kudusi  Lama

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij në një takim miqësor e të përzemërt, Gjeneralin e Ushtrisë Shqiptare, ish-komandantin e divizionit të Kukësit, tashmë në pension, të nderuarin Prof. Dr. Kudusi  Lama. Mes një mjedisi të ngrohtë bashkëbisedimi, ku bashkë me të ishin edhe …

Më shumë...

Latifi: Qeveria ka përgjegjësi për gjendjen e rëndë energjetike

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka reaguar pas ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, ai ndër t♪7 tjera ka thënë: Edhe Rahoveci, sikurse e gjithë Kosova, është duke u përballur me kufizime të shpeshta të energjisë elektrike, për çka unë si kryetar i Komunës së Rahovecit, kam marrë …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj uron gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i uron të gjithë besimtarët e besimit të krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve. Gëzuar dhe për shumë mote Krishtlindjet, ju uroj gjithë të mirat në familjet e juaja! Ka thënë me këtë rast kryetari Ramosaj.

Më shumë...