Institucionet

Asfaltohen dy rrugë në fshatin Goshicë të Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Goshicë të Vitisë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në asfaltimin e dy rrugëve. Ai ka parë nga afër punimet që janë në përfundim e sipër të asfaltimit të një rruge që njihet me emrin “Rruga e …

Më shumë...

Nyja tjetër që lidh rrugët “Ahmet Kaçiku” dhe “Emin Duraku” në Ferizaj, brenda pak javësh do të transformohet rrënjësisht

Nyja tjetër që lidh rrugët “Ahmet Kaçiku” dhe “Emin Duraku” në Ferizaj, brenda pak javësh do të transformohet rrënjësisht, me ndërtimin e nënkalimit për këmbësorë, që është vazhdim i nënkalimit ekzistues tek Xhamia e Madhe, për t’i dhënë siguri maksimale qarkullimit të këmbësorëve dhe lehtësi veturave që frekuentojnë këtë pjesë.

Më shumë...

Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj ishte nikoqire e takimit me Asamblenë e Fëmijëve në Gjilan, diskutohet roli dhe pozita e fëmijëve në shoqëri

Bashkëpunimi mes fëmijëve të përfaqësuar në Asamblenë e Fëmijëve po rritet e dinamizohet edhe me strukturat e tilla në komunat tjera. Sot, Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj ishte nikoqire e përfaqësuesve të Asamblesë së Fëmijëve nga Gjilani, takim ky që u mbajt me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, …

Më shumë...

2 raste të reja pozitive me COVID-19 në Ferizaj

Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19 në komunën e Ferizajt, bëhet e ditur se janë regjistruar 2 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 105 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejtë të infektuarve #Mbanidistancën #Vendosemaskën

Më shumë...

Përkujtohen 16 Heronjtë e Batalionit Gardist Shkelzen Haradinaj në 21 vjetorin e rënies

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj dhe Komandantin e Gardës Abdyl Mushkolaj, kanë përkujtuar dhe nderuar 16 Heronjtë e Batalionit Gardist Shkelzen Haradinaj në 21 vjetorin e rënies, të rënë në betejë gjatë misionit më fisnik, gjatë bartjes …

Më shumë...

Gjendja stabile dhe rënie e numrit të të infektuarave në Viti

Në komunën e Vitisë, aktualisht janë 12 raste aktive me Covid 19, ndërkohë që vetëm 2 raste të hospitalizuar, të cilët janë me gjendje jo të rënduar. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në takimin e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë se gjendja aktuale sa i …

Më shumë...

Është çështje javësh përfundimi i punimeve dhe lëshimi në funksion i Fabrikës së Ujit në Talinoc të Muhaxherëve

Është çështje javësh përfundimi i punimeve dhe lëshimi në funksion i Fabrikës së Ujit në Talinoc të Muhaxherëve të komunës së Ferizajt, projekt ky strategjik e jetësor që i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm fshatrave Sojevë, Dardani, Zllatar, ndërsa rrit kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm edhe …

Më shumë...

Juniku përkujton Xhemë Shehun në një vjetorin e ndarjes nga jeta   

Në një vjetorin e ndarjes fizike të punëtorit  komunal Xhemë Shehu, komuna e Junikut mbajti takim përkujtimor për të nderuar jetën dhe veprën e tij. Jeta dhe vepra e kolegut dhe bashkëpunëtorit Xhemë Shehu u nderua nga kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, koleg, bashkëpunëtor e bashkëvendës, ku njëherit …

Më shumë...

Ministri Mehaj inspektoi njësinë e FSK-së në operacionin e deminimit në Seçishtë të Hanit të Elezit

Në vazhdën e vizitave në vend-operacionet e FSK-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, kryetari komunës së Hanit të Elezit, z. Rufki Suma dhe deputeti Mirsad Shkreta, inspektoi sot njësinë e Kompanisë së Deminimit të FSK-së e angazhuar në operacionin e …

Më shumë...

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj, u bë hapja e ekspozitës personale me karikatura të Imri Musliut

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj, u bë hapja e ekspozitës personale me karikatura të Imri Musliut. Imri Musliu, tanimë është bërë i njohur në fushën e stripit dhe karikaturës, sidomos me pjesëmarrjet e tij ndërkombëtare në shumë festivale perstiogjioze të kësaj fushe. Në këtë ekspozitë ai do të prezantoi …

Më shumë...

SHËNIMI I “KUVENDIT TË JUNIKUT”

Kuvendi i Junikut, djepi i Pavarësisë, paraqet platformën e pastër nacionale politike dhe ushtarake të luftës së armatosur për çlirim kombëtar, kundër perandorisë Osmane dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike në Vlorë! “Kuvendi i Junikut” u shënua me aktivitetin qendror Akademinë Solemne të cilën e nderuan personalitete të rëndësishme …

Më shumë...

Pastrohet oborri i shkollës “Sylë Alaj” në Voksh të Deçanit

Zyrtarë të Komunës së Deçanit së bashku Bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Sylë Alaj” në Voksh kanë zhvilluar një aktivitet simbolik duke pastruar oborrin e shkollës dhe gjithashtu kanë mbjellë pemë dekorative, janë vendosur shporta për hedhjen e mbeturinave  dhe ulëse. Zyrtarët komunal kanë falënderuar udhëheqësin e shkollës, …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka nënshkruar marrëveshjen për “Ndërtimi i Kompleksit Memorial në fshatin Retijë- Rahovec”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në praninë e Drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj, ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit: “Ndërtimi i Kompleksit Memorial në fshatin Retijë- Rahovec”. Kryetari Latifi ka thënë me këtë rast se, ndjehem mëse i kënaqur që pritet të …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit, gjithnjë prioritet do ta ketë mjedisin e pastër dhe ekologjik

Komuna e Rahovecit ka ma marrë aksion për pastrimin e deponisë ilegale nga mbeturinat inerte që ishin në rrugën rajonale Rahovec – Malishevë. Java dhe ditët në vazhdim do të jenë prioritet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec që si institucione do të kujdesen çdo ditë në eliminimin e …

Më shumë...

Rahoveci, komuna e dytë në nivel vendi me performancën më të mirë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pranuar çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2019, e cila është ranguar e dyta! Ky çmim është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kryetari Latifi ka thënë se kemi edhe shumë punë para vetes, …

Më shumë...