Institucionet

Në komunën e Vitisë 7 raste aktive dhe vetëm 1 i hospitalizuar nga Covid 19

Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u tha se momentalisht gjendja me pandeminë në komunën e Vitisë është në përmirësim e sipër dhe si rezultat i kësaj, është vetëm një rast i hospitalizuar, ndërkohë që 7 raste janë aktive. Kryetari i komunës Sokol Haliti tha se ky …

Më shumë...

Kryetari Aliu, prezantoi punën njëvjeçare të qeverisjes së tij

Këtë të hënë është mbajtur mbledhja e katër e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi. Në këtë mbledhje morri pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nënkryetari Arton Gavazi, nënkryetari për komunitete Florim Bajrami si dhe drejtorë të drejtorive …

Më shumë...

JUNIKU ORGANIZON DISKUTIM PUBLIK ME QYTETARË

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Junikut, se me datë: 07.06.2021, në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal mbahet dëgjimi i parë publik për Buxhetin e vitit 2022. Me pjesëmarrjen, kontributin dhe sugjerimet tuaja ju jeni pjesë e planifikimit buxhetor dhe shqyrtimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore komunale për …

Më shumë...

U përurua nënkalimi tek Plus Marketi në Feriaj  

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu me bashkëpunëtor, kanë përuruar nënkalimin tek Plus Marketi, për t’i dhënë Ferizajt dhe ferizajasve edhe një vepër kapitale të infrastrukturës rrugore, nyjë që i jep frymë trafikut në qendër e padyshim një art i projektimit dhe realizimit, punuar me dashuri e përkushtim për …

Më shumë...

Të gjitha shkollat e komunës së Deçanit janë furnizuar me dezinfektues

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe në bashkëpunim me shefin e  Shtabit Emergjent Komunal Izet Zenuni dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit, janë furnizuar të gjitha shkollat e komunës së Deçanit me dezinfektues për dezinfektim të hapësirave të brendshme shkollore, rroba mbrojtëse, maska, doreza, pompa etj. …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit po përgatitet për debatet publike që do të mbahen për prezantimin e draftit të parë të Hartës Zonale

Komuna e Rahovecit është duke u përgatitur për debatet publike që do të mbahen për prezantimin e draftit të parë të Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit, që përbën një hap të rëndësishëm për planifikimin dhe rregullimin e kushteve për zhvillim hapësinor. Përmes zonimit do të mundësohet që komunae Rahovecit …

Më shumë...

Nis Turneu tradicional në futboll “Kenan Halimi”, në Skifteraj të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka hapur Turneun tradicional në futboll të vogël, në Skifteraj, i cili i kushtohet dëshmorit të kombit, nga ky fshat, Kenan Halimi. Kryetari Haliti, ka përgëzuar Këshillin e Fshatit dhe organizatorët, që përmes kësaj ngjarje sportive, dedikuar Kenan Halimit, po nderohet dhe përkujtohet …

Më shumë...

Kryetari Haliti viziton projektet infrastrukturore dhe kapacitetet bujqësore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi, punimet për ndërtimin e rrugës Viti-Sllatinë e Poshtme-një aks i rëndësishëm, i cili mundëson qarkullim më të lehtë të njerëzve dhe mallrave si dhe qasje të shpejtë të fermerëve në parcelat e tyre bujqësore në atë zonë. Ai, vizitoi edhe fermerin nga …

Më shumë...

Vitia falënderuese për përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane

Populli amerikan po vazhdon mbështetjen e pakursyer për popullin e Kosovës, në të gjitha fushat e jetës. Ambasada Amerikane në Prishtinë, furnizoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Viti me 1500 teste të shpejta dhe me aparaturë laboratorike për përpunimin e rezultateve. Ky donacion do t’u ndihmojë punëtorëve shëndetësorë …

Më shumë...

1 rast i ri pozitiv me COVID-19 në Ferizaj dhe 6 të shëruar

Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19 në komunën e Ferizajt, bëhet e ditur se është regjistruar edhe 1 rast i ri pozitiv me këtë virus që çon në 76 numrin e rasteve aktive dhe 6 të shëruar që çon në 5044 numrin e të shëruarve. …

Më shumë...

Është bërë përurimi i lapidarit në nderim të dëshmorëve të fshatit Carrabreg

Për nderë të Ditës së Dëshmorëve të fshatit Carrabreg, Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me ish Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, kanë bërë përurimin e lapidarit në nderim të dëshmorëve të këtij fshati, gjithashtu për nderë të kësaj dite me moton “n’Carrabreg dhurohet …

Më shumë...

FESTË OLIMPIADA “ANADRINI 2021”

Në kuadër të 20-vjetorit të Festivalit Folklorik ”Anadrinia Jehon”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me përkrahjen e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, si dhe në bashkëpunim me OJQ “Jehona e Anadrinit”, ka organizuar aktivitetin ”Kthim në traditë”, me lojëra tradicionale në fshatin Dejnë. Lojërat dhe argëtimet popullore, …

Më shumë...

Latifi: Heronjtë nuk vdesin kurrë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, në 22 vjetorin e rënies kanë përkujtuar me përkushtim bashkëluftëtarët trima: Komandant Mensur Zyberajn-“500”-shi, luftëtarët e paepur, dëshmorët: Habib Gashin nga Nagaci, Ismail Gashin nga Krusha e Madhe, Bedri Berishën nga Volljaka e Klinës, Nazmi Hasanin, Kurtish Hasanin nga …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka bërë homazhe dhe nderime pranë bustit të Heroit të Kosovës Mensur Zyberajt

Me rastin e shënimit të ditës së qendrës  kulturore “Mensur Zyberaj”në Rahovec, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me familjarë të dëshmorëve, familjen e respektuar të Heroit të Kosovës Mensur Zyberaj, invalidë e veteranë të luftës, miq e bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe dhe nderime pranë bustit të njërit nga …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka takuar ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DBPZHR-së  Berat Duraku, takuan ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Me ministrin e BPZHR-së, u diskutua për tema konkrete që lidhen me komunën e Rahovecit, veçanërisht për bujqësinë në Rahovec, si sektori kryesor në këtë …

Më shumë...

Rreth 410 nxënës të klasave të nënta, të shkollave të komunës së Deçanit i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë

Rreth 410 nxënës të klasave të nënta, të shkollave të komunës së Deçanit i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe DKA. Testi i Arritshmërisë është mbajtur në 3 qendra të testimit në: –  Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” –  ShMT “Tafil …

Më shumë...