Institucionet

Nënkryetari Berisha uroi komandantin e ri të policisë në Malishevë, kapitenin Azem Krasniqi

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për buxhet dhe financa, Valon Mazreku, kanë vizituar stacionin policor në Malishevë, ndërsa qëllimi i kësaj vizite ishte takimi me komandantin e sapoemëruar të stacionit policor, kapitenin Azem Krasniqi, të cilin e ka uruar për detyrën e re. Berisha e …

Më shumë...

Kryetari Jashari vlerëson aksionin e të rinjve për pastrim të ambientit

Një grup i të rinjve nga Rezalla e Re e komunës së Skenderajt, kanë ndërmarrë këto ditë një aksion të pastrimit të hapësirave të vendbanimit të tyre. Ndërkaq kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka vlerësuar këtë aksion, duke e quajtur shembull i kujdesit dhe qytetarisë aktive për …

Më shumë...

Shoqata Ndërkombëtare e Testimit të Farërave organizon punëtori në Pejë

Shoqata Ndërkombëtare e Testimit të Farërave (ISTA) ka organizuar punëtorinë tre ditore në Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë(IBK), i cili është edhe nikoqir i kësaj punëtorie, në të cilën do të diskutohet lidhur me rëndësinë dhe nevojat e laboratorëve të testimit të farërave. Në këtë punëtori po marrin pjesë …

Më shumë...

MIT-ja SQARON PËRSE VARIANTI PËRGJATË LUMIT DRINI I BARDHË Më I FAVORSHËM PËR AUTOUDHËN E DUKAGJINIT

Për shkak të debateve të shumta dhe keqinformimit që po shpërndahet nga një grup individësh, Ministria e Infrastrukturës jep detaje rreth përzgjedhjes së variantit final të autostradës së Dukagjinit. Fillimisht deri tek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt, janë mbajtur debate publike në të cilat kanë qenë …

Më shumë...

Bashkëpunimi kulturor Kosovë-Shqipëri hyn në vitin e gjashtë

Kosova dhe Shqipëria hyjnë në vitin e gjashtë të bashkëpunimit në realizimin e kalendarit të përbashkët kulturor. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi dhe Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, në Tiranë nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor …

Më shumë...

Ministri Gashi: MKRS-ja përkrahëse e programeve për rritjen e kapacitetit të bibliotekave në Kosovë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka nisur sot edicionin e 17-të të Javës së Bibliotekës me temën “Programi Kombëtar i Arsimimit Bibliotekar. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili njoftoi se këtë edicion të Javës së Bibliotekës, programet e …

Më shumë...

Nisin garat për programin nacional për rini, hapet ekspozita me punime të nxënësve

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan është hapë ekspozita me punimet e nxënësve te të gjitha shkollave të komunës  së Deçanit të cilët janë në konkurrim për vlerësim për pjesëmarrje në garat nacionale për rini në Kosovë. Të pranishëm në hapje të kësaj ekspozite ishin zyrtar komunal, drejtor shkollash, …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI ËSHTË TAKUAR ME SENATORË AMERIKANË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ku po merr pjesë në samitin “Horasis Global Meeting”, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, ku është biseduar për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe çështje të tjera me rëndësi. Ministri Bytyqi është takuar me dy senatorët …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI PO MERR PJESË NË SAMITIN VJETOR “HORASIS GLOBAL MEETING” NË CASCIAS TË PORTUGALISË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali, ku me ftesë të organizatorit të Horasis, po merr pjesë në samitin vjetor të “Horasis Global Meeting”, i cili po mbahet në Cascias të Portugalisë. Në këtë Samit tradicional, përfaqësues të qeverive dhe bizneseve ndërkombëtare …

Më shumë...

Ministri Shala takoi sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara, bashkë me stafin e tij, në një vizitë zyrtare që po qëndron me ftesë të ministrit të Ekonomisë së këtij shteti, Sultan Bin Saeed Almansoori. Shala bashkë me shefin e kabinetit Durim …

Më shumë...

Mblidhet Komiteti i Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, vlerësohet transparenca e DKA-së dhe diskutohen sfidat e arsimit lokal

Ditë më parë, në ambientet e Drejtorisë së Arsimit, u mbajt takimi i Komitetit të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit me ç’rast u diskutuan një varg çështjesh dhe iniciativash që do të ndërmerren nga kjo trupë. Kryesuesja e këtij Komiteti, Flora Sejdiu Abdullahu paraqiti pikat e rendit të ditës që …

Më shumë...

Komuna e Meyrinit dhe e Malishevës zotohen për forcimin e bashkëpunimit në mes të dy komunave

Ka përfunduar vizita e delegacionit nga Komuna e Meyrin, kantoni i Gjenevës në Zvicër, të cilët ishin mysafir të Komunës së Malishevës, dhe kanë qëndruar në vendin tonë për tri ditë, ku kanë vizituar dhe janë njohur me vendet kulturore dhe historike të vendit, si dhe janë takuar me autoritetet …

Më shumë...

Kryetari Jashari uron Ditën e Kushtetutës

Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës së Kosovës, duke e quajtur atë si shpirtin e shtetit tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nuk është thjesht vetëm një dokument ligjesh, por është shpirti i shtetit tonë që vë në lëvizje gjithë jetën institucionale, …

Më shumë...

Në Viti shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetësisë dhe atë përmes aktiviteteve të ndryshme. Me këtë rast në qendër të qytetit të Vitisë është bërë shpërndarja e fletushkave informative lidhur me shërbimet shëndetësore që ofrohen në QKMF-Viti , …

Më shumë...

Ministri Shala në Emiratet e Bashkuara fton sipërmarrësit të investojnë në Kosovë në konferencën ‘Platforma për Investime Botërore”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, po merr pjesë në Konferencën vjetore të investimeve, me temë: “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës. Vizita e ministrit Shala është pasura nga ftesa …

Më shumë...

Zëvendësministrja Krasniqi viziton prodhuesit vendor, thotë se në Kosovë ka prodhime cilësore

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi ka vizituar fabrikën e prodhimit të fasadave, ngjyrave dhe ngjitësit “Albafiks” në Duhël të Suharekës, ku e njoftoi pronarin e kësaj kompanie për grantet dhe mbështetjen që e bën MTI-ja për prodhuesit vendorë. Krasniqi njoftoi pronarin e kompanisë, Lulzim Bujarin, për grantet e …

Më shumë...