Institucionet

Ministri Shala nis marrëveshjen për investime me shtetin e Katarit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka propozuar Qeverisë së Kosovës aprovimin e nismës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për negocim dhe përgatitjen e një marrëveshje në mes shtetit të Kosovës dhe të Katarit për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve. Ministri Shala ka theksuar se qëllimi …

Më shumë...

MPMS organizon konferencën “Iniciativa e Dimensionit Social

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” si dhe me “PREDA Plus” hapën punimet e Konferencës Kombëtare, “Iniciativa e Dimensionit Social” (IDS) për Ballkanin Perëndimor:  “Mos përjashtimi i askujt në procesin e integrimeve të BE-së”. Ministri i MPMS-së, Skender Reçica në …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI PRITI DEKANIN E RIT KOSOVA (AUK), DR. KAMAL SHAHRABI

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, priti në takim dekanin e RIT Kosova (AUK), dr. Kamal Shahrabi, me të cilin bisedoi për zyrtarizimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi me këtë institucion, e cila parasheh ofrimin e një edukimi të mirë për të rinjtë, të cilët vijnë nga komunat …

Më shumë...

Ferizaj nënshkruan marrëveshje me Agjencinë Turke “TIKA”, priten investime të mëdha në bujqësi

Ferizaj, ka krijuar klimë të favorshme për investimet e huaja si dhe donacionet e ndryshme nga organizata ndërkombëtare. I tillë ishte edhe takimi i të parit të Ferizajt, Agim Aliu me drejtues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim “TIKA”, me ç ‘rast u nënshkrua marrëveshja e bashkëfinancimit në fushën …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi pensionistët vitias

Organizata e pensionistëve dega në Viti, mbajti kuvendin zgjedhor me ç’rast, ata i vizitoi edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti. Xhemajl Rrustemi kryetar i deritanishëm i kësaj organizate, pasi foli për aktivitetin e Organizatës së Pensionistëve të Vitisë, tha se janë përballur me sfida, prej të cilave përmendi …

Më shumë...

Ka vazhduar aksioni i pastrimit në fshatrat Sadovinë e Jerlive, Remnik e Budrik

Muaji i pastrimit që ka nisur më 1 Prill në komunën e Vitisë, po vazhdon shtrirjen në gjitha lokalitetet e kësaj komune. Ky aksion është zhvilluar në fshatrat Sadovinë e Jerlive, Remnik e Budrik. Në Sadovinë, kanë marrë pjesë 40 aktivistë duke përfshirë edhe nxënës, personel arsimor, qytetar dhe pjesëtar …

Më shumë...

Kanë filluar punimet e projektit të pastrimit, në brezin rrugor, Gexhë, Malësi e Vogël, Ratkoc, Dejnë, Dobidol, Çifllak dhe Kramovik

Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit, sipas një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” tha se kanë filluar punimet e projektit të pastrimit, në brezin rrugor, Gexhë, Malësie Vogël, Ratkoc, Dejnë, Dobidol, Çifllak dhe Kramovik. Ndërsa për pastrimin e këtyre rrugëve është duke …

Më shumë...

Nxënësit dhe pedagogët e shkollës Otto-Rommel-Realschule nga Gjermania vizituan Junikun

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtor, ka pritur për vizitë nxënësit dhe pedagogët e shkollës Otto-Rommel-Realschule nga Holzgerlingeni i Landit të Baden-Württemberg të Gjermanisë dhe nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Junikut” në Junuik në kuadër të programit shkollorë shkëmbyes Gjermano- Kosovar të cilët po qendrojnë prej një …

Më shumë...

Tash e tutje shërbimet shëndetësore ofrohen në shtëpitë e pacientëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Ngritja e përkujdesit për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi dhe ambluanta në rajonin e Komunës së Skenderajt”. Me anë të kësaj marrëveshjeje, do …

Më shumë...

Kosova bëhet me sigurime bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë lansuar sot sistemin e sigurimeve bujqësore në Kosovë. Gjatë ceremonisë së lansimit të këtij sistemi është nënshkruar edhe kontrata e parë mes një kompanie të sigurimeve në Kosovë dhe …

Më shumë...

Ministri Gashi ngushëllon familjen e gjyqtarit të futbollit, Shinasi Berisha

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit të futbollit, Shinasi Berisha, ka ngushëlluar familjen e tij. Në telegramin e ngushëllimit ndër të tjera thuhet: Lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, gjyqtarit të mirënjohur të futbollit, Shinasi Berisha, e morëm me …

Më shumë...

Aplikimi për gjeneratën e V-të të Limak ASI ka filluar

Në vazhdën e përgjegjësisë sociale të korporatës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës për gjeneratën e V-të të Insitutit të Shërbimeve Aeroportuale. Studentëve të Universitetit të Prishtinës do të iu mundësohet trajnimi dhe marrja e njohurive të shërbimeve të aeroportit edhe …

Më shumë...

Ferizaj ndalon shpërndarjen dhe hedhjen e fletëpalosjeve reklamuese të megamarketeve

Mbrojtja e mjedisit është prioritet i qeverisjes lokale. Masat e ndërmarra deri më tani nga Inspektorati i Komunës së Ferizajt dhe aksionet e përditshme të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, përmes ndërmarrjeve publike për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave janë tregues i përkushtimit të autoriteteve lokale në kujdesin …

Më shumë...

Nderohet jeta dhe vepra e Shaban Viçës-Bacit

Qytetarë të shumtë, struktura udhëheqëse komunale dhe qendrore, por edhe mysafirë nga Maqedonia, Presheva dhe Shqipëria gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Shaban-Viçës-Bacit në 10 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim. Kurora të freskëta me lule, pran varrit të ndjerit ka …

Më shumë...

Komuna e Vitisë për dy vite radhazi e para sa i përket opinionit të pamodifikuar të komunave të Kosovës

Në bazë të raportit për funksionimin e komunave të Republikës së Kosovës, opinion i pamodifikuar i auditorit, jep mundësin për hua komunale, atyre komunave që dy vite radhazi janë dalluar si ndër komunat më të suksesshme, sa i përket opinionit ta pamodifikuar. Dy vite radhazi, opinionin e pamodifikuar e ka …

Më shumë...

Kryetari Haliti bashkëbisedoj me përfaqësues të ndryshëm rreth vazhdimit të projekti të Ibër-Lepencit në Komunën e Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Karina Zachodni përfaqësuese e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe Valon Eshrefin, Koordinator për punë të jashtme dhe të brendshme nga Ndërmarrja e Hidroekonomike “Ibër Lepenc”. Bëhet me dije se në këtë takim është bashkëbiseduar rreth mundësisë së vazhdimit …

Më shumë...