leoni

Institucionet

Kryetari Begaj, informoi organet përgjegjëse për situatën me COVID-19 në Malishevë

Në kuadër të aktiviteteve për zbatimin e masave për parandalimin e COVID-19, kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka mbajtur një takim informues me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, me përfaqësuesit e Kuvendit të Komunës, policisë, shëndetësisë, hidroregjionit, ekoregjionit, zjarrfikësve, KEDS-KESCO dhe postës. Në këtë takim, …

Më shumë...

Nuk respektuan vendimin, mbyllen nga inspektorati i Komunës dhe Policia edhe tri biznese në Skenderaj

Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Inspektorati Komunal në Skenderaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë mbyllur edhe tri biznese tjera në Skenderaj, në rrugën “Ilaz Kodra” Skenderaj, në Runik dhe në Qirez, pasi që të njëjtit kishin mbajtur të hapura lokalet në mënyrë të jashtëligjshme. Pas mbylljes …

Më shumë...

Masat e ndërmarra nga Shtabi Komunal Emergjent për situatën e krijuar nga virusi COVID – 19 në komunën e Deçanit

Duke zbatuar vendimet e dala nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, vendimeve të Kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Shtabi Komunal Emergjent është krijuar me 11 mars 2020, deri më tani janë ndërmarrë këto masa konkrete: Takime të rregullta …

Më shumë...

Ju që jeni të interesuar ta ndihmoni shtabin Emergjent të Deçanit lajmëroheni tek shefi i këtij shtabi Izet Zenuni

Komuna Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ju drejtohet bashkëqytetarëve për ti informuar se, si shtab komunal emergjent për situatën e krijuar nga virusi COVID-19, përtej punëve dhe aktiviteteve të shumta, ju njoftoj që shtabi emergjent komunal ka në mandatin e tij zyrtar dhe ligjor të bashkërendis aktivitet me të …

Më shumë...

QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan kërkon pajisje mbrojtëse për stafin

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, njofton te gjitha instancat relevante te Republikës së Kosovës e në veçanti ministrin e shëndetësisë Arben Vitia dhe të gjithë qytetarët se rezervat me medikamente dhe pajisjet dezinfektuese siç janë maskat, dorezat, rrobat mbrojtëse për stafin e urgjencës te cilat janë …

Më shumë...

Juniku i bënë Ftesë Publike Kryeministrit Kurti

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, në emër të komunës së Junikut i bënë Ftesë Publike Kryeministrit Kurti, ku ndër të tjera thuhet: Shumë i nderuar, Kryeministër Kurti! Të gjithë jemi të vetëdijshëm për pandemin CORONA Virusi COVID-19 i cila po na sfidon të gjithëve, qeverinë qendrore dhe qeveritë …

Më shumë...

Ministri Mustafa takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatës së Shpezëtarisë ku u diskutua për gjendjen e krijuar nga COVID-19

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatës së Shpezëtarisë, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e krijuar në këta dy sektorë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19. Përfaqësuesit e këtyre shoqatave njoftuan Ministrin Mustafa …

Më shumë...

Njoftim për qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Hani të Elezit se për shkak të parandalimit të COVID-19, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të: Vizitave për nëna dhe fëmijë. Shërbimeve specialistike (pediatrike dhe internistike) përjashtim të rasteve …

Më shumë...

Filloi pastrimi i rrugëve në Deçan

Si masë shtesë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Komuna e Deçanit në koordinimin me Kompaninë ,,Lika Trade” në Deçan kanë nis pastrimin e rrugëve. Së bashku mund të tejkalojmë këtë sfidë, duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme dhe duke qëndruar sa më shumë në shtëpi.

Më shumë...

Njoftim nga DKRS në Rahovec, për anulimin e aktiviteteve dhe tubimeve përkujtimore

Komuna e Rahovecit, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të gjendjes së krijuar rreth CoronaVirusit( COVID- 19) dhe shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik, duke u bazuar në situatën aktuale, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, njofton: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në …

Më shumë...

Shtabi i Posaçëm Emergjent për parandalimin e infeksionit COVID-19 në Rahovec, po vazhdon koordinimin e veprimeve sektoriale për zbatimin e masave që janë vendosur

Gjatë ditës, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mbajtur takim me anëtarët e Shtabit të Posaçëm Emergjent për parandalimin e infeksionit COVID-19, ku është diskutuar për vazhdimin e koordinimit të veprimeve sektoriale për zbatimin e masave që janë vendosur si Komunë, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. …

Më shumë...

KPF në komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2020

Komiteti për Politik dhe Financa në komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2020. Anëtarët e KPF-së për rendë të ditës shqyrtuan: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i Planit të Punës të Komitetit konsultativ për personat me aftësi të kufizuar për …

Më shumë...

Haliti: Vitiasit të lëvizin lirshëm të paktën brenda territorit të komunës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kërkon që vitiasve t`iu lejohet lëvizja e lirë, të paktën, brenda territorit të komunës. Sipas tij, është e padrejtë por edhe absurde që qytetarët e Komunës së Vitisë të privohen nga e drejta për të qarkulluar lirshëm për nevoja esenciale, për shkak se …

Më shumë...

Inspektorati i Skenderajt ka mbyllur një kafiteri në Likoc, ndaj pronarit Prokurori i Shtetit ka hapur rast për procedura të mëtejme

Në zbatim të vendimit të Qeverisë për mbylljen e kafiterive, me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Inspektorati Komunal në komunën e Skenderajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë mbyllur një kafiteri në Likoc, pasi i njëjti kishte mbajtur kundërligjshëm hapur lokalin. Pas mbylljes së lokalit ndaj pronarit të …

Më shumë...

Në Skenderaj, asnjë i infektuar me Corona Virus

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të komunës së Skenderajt, u diskutua lidhur me zbatimin e masave parandaluese të infeksionit COVID-19. Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj raportoi se e ka situatën nën kontroll dhe është duke ofruar shërbimet shëndetësore për të gjithë pacientët e komunës. “Fatmirësisht në komunën tonë …

Më shumë...