Institucionet

Komuna e Suharekës dhe ajo e Mamushës do të bashkëpunojnë në shumë segmente

Kryetari i Komunës së  Mamushës Abdylhadi Krasniq, ka vizituar Komunën e Suharekës dhe ka takuar kreun e Komunës Bali Muharremaj. Gjatë këtij takimi që kishte karakter miqësor të dy kryetarët kanë biseduar për shumë çka sa i përket këtyre dy Komunave. Ata janë dakorduar që të rrisin bashkëpunimin dhe të …

Më shumë...

Po ndërtohet muri mbrojtës te rruga e “Rraqëve” në Vraniç

Pasojat nga vërshimet e gushtit, janë evidente edhe më tej në disa fshatra të Komunës së Suharekës. Kryetari Muharremaj ashtu siç ka premtuar, po vazhdon të merret me sanimin e gjendjes dhe përmirësimin e kushteve të banorëve të këtushëm. I përkushtuar që çdo punë të kryhet mire dhe si duhet, …

Më shumë...

Përurohet pika e parë e stacionit model të autobusëve në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, drejtori për Shërbime Publike, Ibush Hetemi, pronar i Firmës “Shkumbini – AG”, nga Deqani, Nexhat Ramë Mulaj, menaxheri Sevdai Radogoshi dhe drejtori i firmës Samir Osmanaj, kanë përuruar pikën e parë të stacionit model të autobusëve në …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI PRITI PËRFAQËSUESIT E SBASHK-UT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve në arsim, si dhe për angazhimet e përbashkëta që arsimi të bëhet prioritet në Kosovë. Ministri Bytyqi falënderoi SBAShK-un për kontributin që ka dhënë …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit nis projektin për ndërtimin e trotuarit në fshatin Drenoc

Në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet për ndërtimin e trotuarit në këtë fshatin. Trotuari do të ndërtohet përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati, nga hyrja e qytetit të Rahovecit deri në qendër të fshatit. Nisjen e punimeve për rregullimin e trotuarit në fshatin Drenoc, nga afër …

Më shumë...

Ministri Shala: Mosnjohja e Kosovës është pengesa më e madhe jo-tarifore në CEFTA

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë hapjen e “Javës së CEFTA-së 2018”, që po mbahet në Prishtinë nga 4 e deri më 6 dhjetor. Ministri Shala ka falënderuar të gjitha institucionet duke shtuar se do të përfitojmë nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Tregtisë, Qendrës …

Më shumë...

Filloi hapja e rrugës Astrazup-Burim

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës, këto ditë ka filluar ndërtimi i rrugës Astrazup – Burim, e cila ka rëndësi të madhe për banorët e këtyre dy fshatrave dhe fshatrave tjerë, pasi e shkurton rrugën për disa kilometra, pasi këto dy fshatra nuk …

Më shumë...

Qendra e trajnimit në KEK me mbi 1000 kandidatë në vit

Qendra  Trajnimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) fillimisht është themeluar vetëm për  zhvillimin e kapaciteteve të Korporatës, pra për nevojat e punëtorëve. Mirëpo me zhvillimin e kapaciteteve të Qendrës tani ofrohen trajnime për lëmi të ndryshme edhe për të gjithë kandidatët e interesuar të Kosovës. “Trajnimi që ofron kjo …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, të organizuar nga Qendra Burimore “Nënë Tereza” në Mitrovicë. Ministri Bytyqi, me këtë rast tha se, shënimi i kësaj dite të veçantë nënkupton kujdesin që duhet …

Më shumë...

MKRS-ja mbështet Federatën e Shahut për pajisje, në vlerë prej 11 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu. Në këtë takim, mes Ministrisë dhe Federatës u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare të Federatës së Shahut të Kosovës për blerjen e pajisjeve të shahut. …

Më shumë...

Zëvendësministrja e MTI-së, Arbëreshë Krasniqi apelon për konsumim të sa më shumë produkteve vendore

Në kuadër të promovimit të produkteve dhe bizneseve vendore, të fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018”, me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, mori pjesë zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi. Në këtë ngjarje po marrin pjesë prodhues të ndryshëm vendës …

Më shumë...

Ministri Shala fton bizneset e vogla dhe të mesme të aplikojnë në programin COSME

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka hapur konferencën “BE-ja promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: Programi COSME”, që ka për qëllimin përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë. Ministri Shala ka theksuar se Komisioni Evropian ofron në vazhdimësi ndihmë në aspektin e zhvillimit ekonomik, institucional dhe ndihmon …

Më shumë...

U LANSUA FUSHATA “TË SIGURT NË RRUGË GJATË DIMRIT”

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, në bashkëpunim me Departamentin Koordinues të Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK), kanë bërë të hënën lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”. Përkitazi me fushatën, zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz …

Më shumë...

FILLOI ASFALTIMI I RRUGËS PRELEZ I JERLIVE – MUHOVC – LLOSHKOBARE – FERIZAJ

Të hënën filloi së asfaltuari shtresa e parë e rrugë Prelez i Jerlive – Muhovc – Lloshkobare – Ferizaj, rrugë kjo që ka gjatësi mbi 3.8 kilometra kurse kostoja e saj shkon afro 690 mijë euro. Punimet në asfaltimin e shtresës së parë të kësaj rruge u ndoqën nga afër …

Më shumë...

U PREZANTUAN VARIANTET E “AUTOSTRADËS SË DUKAGJINIT”

Komiteti Ndërministror për Autostradën që do të lidhë pesë komuna, Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, mbajti takimin e vet të radhës me ç ‘rast para anëtarëve të këtij komiteti u prezantuan tri variantet e mundshme se nga do të shtrihet traseja e kësaj autostrade. Ministri Pal Lekaj informoi anëtarët e komitetit se pas konsultimeve …

Më shumë...

Asfaltohet rruga “Drenica” në Ferizaj

Ndonëse dhjetor, kushtet e përshtatshme klimatike po mundësojnë ende zhvillimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore në gjithë territorin e Ferizajt. I tillë ishte edhe asfaltimi i rrugës “Drenica”, një rrugë kjo e rëndësishme që përfshinë shumë shtëpi e familje ferizajase në afërsi të qendrës së qytetit. Për ta parë këtë …

Më shumë...