Inspektorët komunalë të komunës së Skenderajt, në kuadër të aktivitetit të tyre, kanë kryer një kontroll rutinë në marketet e Komunës së Skenderajt, ku kanë hasur në produkte të mishit pa deklaracion (jo të sigurta për konsumatorin), përkatësisht në “Viva Fresh Store”, ku pastaj është konfiskuar malli dhe është bërë …
Më shumë...Institucionet
Në Viti u lansua projekti “Përmirësimi i vet-punësimit dhe mundësive për punësim”
Në prani të shoqatave të grave, udhëheqësve komunal, dhe përfaqësuesve të organizatave të tjera, organizuar nga Organizata Women 4 Women, në Viti është lansuar projekti “Përmirësimi i vet-punësimit dhe mundësive për punësim në Viti”, i cili u mbajt në kuadër të kampanjës sensibilizuese kundër dhunës në familje. Fjolla Raifi nga …
Më shumë...U mbajt diskutimi publik mbi propozim rregulloren për Transparencë në Komunën e Vitisë
Në Viti, është mbajtur diskutimi publik për Propozim Rregulloren për Transparencë në Komunën e Vitisë. Me këtë rast Zyrtarët për Informim Publik, Agron Abazi dhe Mustafë Mehmeti kanë prezantuar këtë propozim rregullore e cila është harmonizuar me udhëzimet e reja administrative që kanë të bëjnë kryesisht me transparencën por edhe …
Më shumë...Mbahet punëtori për përgatitjen e planit të punës së kuvendit komunal të Rahovecit për vitin 2020
Përkrahur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë është mbajtur punëtori për përgatitjen e planit të punës së kuvendit komunal të Rahovecit për vitin 2020. Qëllimi i organizimit të punëtorisë ishte që plani të arrijë pajtueshmërinë ligjore, përmirësimin e transparencës, efikasitetit, llogaridhënies së punës së …
Më shumë...Kryetari Begaj, bisedoi me palë në takimin e rregullt javor
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bisedoi me palët në takimin e rregullt javor, ku shumë nga qytetarët paraqitën, kërkesa dhe nevoja të ndryshme, por kërkesa që e dominoi takimin, ishte pa mëdyshje, kërkesa për banim, pasi edhe gjendja socio-ekonomike e palëve dëshmonte një nevojë të tillë urgjente për …
Më shumë...U mbajt tryezë me temën – Parandalimi i dhunës në familje
Organizuar nga zyrtarja për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, në kuadër të fushatës së “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, është mbajtur një tryezë me temën “Parandalimi i dhunës në familje”. Në këtë tryezë morën pjesë zyrtarë të institucioneve …
Më shumë...Kompania “Higjiena” në Deçan implementon planin operativ
Kompania “Higjiena” në Deçan implementon planin operativ në fshatrat: Llukë e Epërme, Beleg, Llukë e Ulët, Lumbardh, Ratishë e Epërme, Ratishë e Ulët, Dashinoc, Maznik dhe Vranoc i Vogël. Në këto fshatra javën e kaluar me datë 28 Nëntor nuk është ofruar shërbimi për arsye se kompania nuk ka punuar …
Më shumë...Deçani do ta shtrijë shërbimin në grumbullimin e mbeturinave 100% nga data 15.12.2019
Është mbajt takimi koordinues për zhvillimin e aktiviteteve përcjellëse në shtrirjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në tërë territorin e komunës së Deçanit. Pas informimit dhe regjistrimit të amvisërive, bizneseve dhe institucioneve, gjatë fazës se dytë në 13 fshatrat e mbetura, ndërmarrja komunale ,,Higjiena” ne koordinim me Drejtorinë e …
Më shumë...MKRS do të zhvendoset në objekt privat, për t’ia liruar objektin Presidencës, punëtorët shprehen kundër këtij veprimi
Protestat e punëtorëve të Ministrisë së Kulturës kundër zhvendosjes së administratës së kësaj ministrie nga objekti zyrtar në një objekt privat për t’i lëshuar vend Presidencës, duket se kanë hasur në vesh të shurdhër. Kabineti i ministrit në largim të MKRS-së, tashmë janë duke përgatitur dokumentacionin dhe inventarin përkatës për …
Më shumë...Kryetari Haliti vizitoi komisionet për përkujdesjen e familjeve të ardhura nga Shqipëria
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar komisionin komunal për grumbullim të ndihmave humanitare në Viti, ku u njoh me aktivitetet e këtij komisioni, në grumbullimin e të mirave materiale, dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Po ashtu, bashkë me komisionin për mbikëqyrjen e familjeve të …
Më shumë...U mbajt takim informues për promovimin e sektorit të Bimëve Mjekësore Aromatike
Në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOad), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), është mbajtur në Viti një takim informues me fermerët e komunës së Vitisë, me qëllim të promovimit të sektorit të Bimëve Mjekësore …
Më shumë...Filloi hapja dhe zgjerimi i puseve për ujë në Gurbardh
Në Gurbardh të Komunës së Malishevës, në bashkëpunim në mes të KRU “Hidroregjioni jugor” dhe Komunës së Malishevës, kanë filluar shpimet për hapjen e puseve në ujësjellësin e këtij fshati, prej ku furnizohen katër fshatra me ujë për pije. Ditëve të fundit, puset në këtë ujësjellës, kanë shteruar. Punimet në …
Më shumë...MIT E GATSHME PËR RESHJE TË BORËS
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se 17 kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në sezonin dimëror (14 për 7 regjionet e Kosovës dhe 3 kompani për autostrada), janë të gatshme me makineri dhe sasi të bollshme të kripës, që nga data 15 nëntor. …
Më shumë...INXHINIERËT E MIT I DALIN NË NDIHMË SHQIPËRISË
Në kuadër të mobilizimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në përballjen me dëmet e tërmetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka dërguar 14 inxhinierë të ndërtimtarisë, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte. Ekipit të MIT i janë bashkuar …
Më shumë...Ka filluar meremetimi i objektit të QKMF-së në Malishevë
Në kuadër të rregullimit të objekteve shëndetësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe ofrim të shërbimeve më të mira shëndetësore, këto ditë ka filluar meremetimi i katit të parë të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë. Për këtë …
Më shumë...Kryetari Ramosaj, kërkon nga KEDS-i shtimin e investimeve në komunën e Deçanit
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka takuar zyrtar nga KEDS-it. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj, kërkoi nga KEDS-i dislokimin e shtyllave të cilat pengojnë zhvillimin e projekteve infrastrukturore ne zonën urbane dhe ne zonën rurale, pos dislokimit të shtyllave kryetari Ramosaj kërkoj dislokim te trafove të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
