Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim përfaqësuesin kryesor për Kosovë të Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Takeichi Jiro. Në takim informues, Abdixhiku dhe Jiro, diskutuan për projektet e përbashkëta, me theks të veçantë, projektin për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës …
Më shumë...Institucionet
Ministrja Dumoshi priti Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu dhe këshilltarin e tij, Senad Sabovic. Ambasadori Braathu, përshëndeti emërimin e Ministres Dumoshi në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe uroi që bashkëpunimi i mëhershëm i OSBE-së …
Më shumë...Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e sallës së sportit në Astrazup
Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në shkollat e Komunës së Malishevës, përkatësisht krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e procesit mësimor, në shkollën e fshatit Astrazup, është duke u ndërtuar salla e sportit, për nxënësit dhe të rinjtë e këtij fshati. Punimet në ndërtimin e saj, e …
Më shumë...Vazhdon afati i aplikimit për grante deri me datën 24.02.2020
Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) në komunën e Skenderajt, vazhdon afatin e aplikimit për grante deri me datën 24.02.2020, nga Bashkëpunimi i Komunës së Skenderajt dhe CARITASIT Zviceran.
Më shumë...Ka filluar vaksinimi i kafshëve në komunën e Malishevës
Si çdo vit, edhe sivjet Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), janë duke bërë vaksinimin e kafshëve, ku përfshihen gjedhet, delet, dhitë dhe qentë. Vaksinimi bëhet kundër sëmundjeve klostridiale, siç janë këmbëzeza, edema malinje, gangrena gazoze, dizenteria e qengjave, pastaj vaksinimi dhe dehelmetizimi i …
Më shumë...Në Skenderaj shënohet 70 vjetori i lindjes së heroit Hamëz Jashari
Në ditëlindjen e 70-të të heroit Hamëz Jashari, që shënon edhe ditën e shkollës së mesme të Gjimnazit në Skenderajt, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e kolektivin e shkollës, drejtorët komunal, asambleistët e shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, vendosën lule tek busti i …
Më shumë...Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar prezantoj dy projekte ne AME
Ne AME, Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA ka prezantuar dy projekte qe do te implementohen në Kosovë në pesë vitet e ardhshme. Projektet e paraparë qe do te zhvillohen janë Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm i Zjarreve Malore dhe Zvogëlimi i Rrezikut nga Katastrofat me bazë Ekosistemin, ku Hiroshi …
Më shumë...Ministri Mustafa merr përkrahje nga UNDP për mbështetjen e sektorit të pylltarisë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim një delegacion të UNDP-së, të kryesuar nga koordinatorja e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson. Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, me theks të veçantë në sektorin …
Më shumë...Fillon Shqyrtimi Publik i projektit-“Harta Zonale e Komunës së Skenderajt 2020-2028“
Për Shqyrtimin Publik të projektit-“Harta Zonale e Komunës (HZK-së) së Skenderajt 2020-2028“, komuna e Skenderajt (së bashku me kompaninë e angazhuar Vizion Projekt) dhe Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës/ UN-Habitat-i kanë kënaqësinë të ftojnë qytetarët, shoqërinë civile, ekspertët, zhvilluesit, pronarët e tokave, komunitetet e ndryshme dhe të gjithë të interesuarit tjerë …
Më shumë...ABDIXHIKU PRET NË TAKIM AMBASADOREN FRANCEZE
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel. Në takim njohës, ministri Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Butel, për projektet me prioritet në të dyja dikasteret që ai drejton. Duke shprehur mirënjohje për përkrahje të Francës ndaj Kosovës, Abdixhiku tha …
Më shumë...Njoftimi publik për shtyrjen e debatit për Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis 2019-20
Njoftim nga komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit për qytetarë dhe OJQ-të, për shtyrjen e debatit publik për Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 dhe Draft Planin Lokal për Veprim në Mjedis 2019-20. Debati publik i planifikuar të mbahet me …
Më shumë...Mbahet mbledhja e dytë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit
Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2020, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, e cila do të mbahet …
Më shumë...Presidenca dhe komuna e Skenderajt organizojnë Akademi Përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda
Nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Komunës së Skenderajt, me datë 20.02.2020, do të mbahet Akademi Përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. Përkujtimi e nderimi i jetës dhe veprës së heroit Selman Vojvoda, do të fillojë me …
Më shumë...Help Kosovo mbajti sesionin e dytë informues në Komunën e Skenderajt
Help mbajti edhe sesionin e dytë informues në Komunën e Skenderajt në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”. Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe Komuna e Skenderajt ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt, kurse format …
Më shumë...Komuna e Deçanit hap konkurs për dizajnimin e Stemës së Komunës
Pas miratimit të statutit të ri të komunës së Deçanit është hapë rrugë që edhe stema e komunës së Deçanit të ndryshohet. Për këtë është formuar edhe një komision në asamblenë komunale në këtë përbërje: Bashkim Ramosaj –Kryetar Komune dhe Kryetar Komisionit Halil Tolaj –Drejtor i Inspeksionit Rexhë Sutaj –Asamblesit …
Më shumë...Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve të Deçanit
Kryetari i Komunës së Deçanit,Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Pas shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve u diskutua për pikat e rendit të ditës për Asamblenë Komunale, aktivitetet e prokurimit, punët të cilat janë në përfundim e sipër dhe projekte …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
