Lajmet

Klinaku: Nuk ka pasur kanosje të zyrtarit të policisë por dhunë të tyre kundër një invalidi me shkallë

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar ndaj trajtimit dhe arrestimit që i është bërë veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Faik Fazliu nga policia dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.  Ushtruesi i detyrës së kryetarit …

Më shumë...

Haxhiu: Rasti i arrestimit të ish-anëtarit të OVL e UÇK-së, Faik Fazliu nga policia, të hetohet pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK

Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar për arrestimin e ish anëtarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Duke reaguar ndaj trajtimit dhe mënyrës së arrestimit të tij, deputeti, Bekim Haxhiu ka …

Më shumë...

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat dhe ekspertët e ekonomisë pohojnë se duhet të  krijohet Gjykata e Punës

Jusuf Azemi

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat dhe ekspertët e ekonomisë kanë thënë se në Kosovë ka nevojë të krijohet Gjykata e Punës e cila do të kontribuonte në përshpejtimin e zgjidhjeve të lëndëve ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë për …

Më shumë...

Presidenti i PE-së, David Sassoli ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në BE

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Ai është cituar të ketë deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian mund të sjellë përfitime të mëdha edhe për rajonin dhe Evropën, duke ndihmuar në stabilitetin, prosperitetin dhe paqen në kontinent. Kryetari …

Më shumë...

KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët të mos hedhin mbeturina inerte në rrjetin e kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve të mos hedhin mbeturina inerte në rrjetin e kanalizimit sepse ato po shkaktojnë probleme të shumta dhe po bllokojnë rrjetin e kanalizimit. “Ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë punuar në shumë raste të pastrimit të pusetave që janë …

Më shumë...

Muharremaj: Për pjesëmarrjen e Haradinajt në dialog me Serbinë vendos Këshilli Drejtues i AAK

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj ka deklaruar se për pjesëmarrjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt në dialogun me Serbinë. Ai ka deklaruar për “Ekonomia Online” se është Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që do të vendos nëse lideri i AAK-së. …

Më shumë...

Përmirësim i dukshëm i gjendjes në Shqipëri, nga 3 mijë e 600 teste, vetëm dy raste të reja për 24 orë

Covid

Nga të dhënat e publikuara nga institucionet shëndetësore për gjendjen në Shqipëri nga pandemia, vërehet një përmirësim i dukshëm. Nga 3 mijë e 593 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, vetëm dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv, njëri në Tiran e tjetri në Lezhë. Gjatë 24 orëve të …

Më shumë...

Hoxhaj: Vendimi i Degës së Drenasit për ta kandiduar Driton Ajazin për kryetar të Komunës është i pavlefshëm

PDK bën gati emrat për ndryshimet brenda Qeverisë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar si të pavlefshëm vendimin e Degës së Drenasit për ta kandiduar Driton Ajazin për kryetar të Komunës. Në komunikatën për medie të lëshuar nga Partia Demokratike e Kosovës thuhet se në zgjedhjet lokale të vjeshtës …

Më shumë...

Daçiq: Palmer na ka thënë se SHBA dëshirojnë një zgjidhje kompromisi

Ivica Daçiq

Duke folur për takimin me zëvendës ndihmëssekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, kryetari i kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se ai ju ka thënë autoriteteve më të larta të Serbisë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’u bëjnë presion palëve në dialog me Kosovën. Kryekuvendari i …

Më shumë...

Përkujtohet dëshmori Kemajl Azizi

Me rastin e pervjetorit të renies së dë0shmorit të kombit, Kemajl Azizi, të shtunen (05/06.2021) në varrezat e dëshmorëve në Viti janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrin e këtij dëshmori. Homazheve ju ka pri kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe perfaqësues të ndryshëm të institucioneve …

Më shumë...

Behxhet Pacolli: Asnjë qeveri deri më tani nuk ishte në gjendje të merrte masa për të mbrojtur mjedisin

Behxhet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli në Ditën Botërore të Mjedisit ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij personale. Ai ka kritikuar të gjitha qeveritë deri më tani për menaxhim të dobët dhe për marrjen e masave për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ka treguar gatishmërinë e tij për të …

Më shumë...

Ministria e Arsimit bën të ditur se rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasët e nënta publikohen të hënën

Ministria e Arsimit bënë të ditur se rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nëntat dalin të hënën

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nëntat pritet të dalin të hënën, më 7 qershor, test ky i mbajtur një javë më parë në vend. Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Arsimit thuhej se mbi 26 mijë nxënësve të klasave të nënta në të gjitha shkollat e …

Më shumë...

PDK: Komuna e Prizrenit, në vazhdën e dështimeve, dështon përsëri për të përfituar grantin e performancës komunale

Shaqir Totaj

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, e ka konsideruar zhgënjyese, të pa pranueshëm, të padinjitetshëm dhe turpërues mos kualifikimin e Prizrenit, për të qenë përfitues të grantit të performancës komunale. Komuna e Prizrenit, në vazhdën e dështimeve, dështon përsëri. Dështon të përmbushë kriteret për të qenë në konkurencë për …

Më shumë...

Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nagip Fejzi paralajmëron krizë të vërtetë ekonomike pas pandemisë

Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nagip Fejzi paralajmëron krizë ekonomike pas pandemisë

Mungesa e bashkëpunimit rajonal po paraqet barrierë të madhe për bizneset e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë. Për këtë kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nagip Fejzi kërkon që të rritet bashkëpunimi politik mes tri vendeve në mënyrë që të krijohet klimë më e përshtatshme për të bërit biznes. …

Më shumë...

Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit, e caktuar nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit, e caktuar nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së

Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit, e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së. Qëllimi i kësaj dite është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë …

Më shumë...

Ogerta Manastirliu: Mbi 300 mijë qytetarë të Shqipërisë tashmë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-Covid

Ogerta Manastirliu: Mbi 300 mijë qytetarë të Shqipërisë tashmë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-Covid

Mbi 300 mijë qytetarë të Shqipërisë kanë marrë të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale procesin ecurinë e procesit të vaksinimit në vend. Sipas saj vijon pa u ndalur programi …

Më shumë...