Serbia përfundimisht ka vendosur të mos përfillë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për sanksione kundër Rusisë. Ajo nuk përfillë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për zgjatjen e masave kufizuese në lidhje me veprimet që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, tha shefi i politikës …
Më shumë...Lajmet
OVL-UÇK reagoi kundër Albin Kurtit i cili përshëndeti Rexhep Selimin, por nuk përmendi emrat e krerëve të tjerë të UÇK-së, në Hagë
Organizata e Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti, pasi në një debat televiziv i dërgoi të fala vetëm bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimi, duke anashkaluar kështu Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e të tjerët. Sipas përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, fakti që Kurti e përmend …
Më shumë...Wiliam Walker theksoi se ajo çfarë po ndodhë në Hagë është e padrejtë, pasi kriminelët e luftës janë në Serbi
Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës – marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Gjithashtu, Walker është shprehur i lumtur që ky marsh ka marrë mbështetej nga …
Më shumë...Nesër mbahet “Marshi për drejtësi” në përkrahje dhe solidarizim me krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë
Nesër mbahet “Marshi për drejtësi” në përkrahje dhe solidarizim me krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Marshin për Drejtësi e ka mbështetur edhe Lëvizja Vetëvendosje, por kjo nuk i duket shumë e besueshme kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se kjo përkrahje erdhi pas një “kalkulimi” …
Më shumë...Me 3 prill shqiptarët e diasporës do të mbajnë protestë kundër fillimit të gjykimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Me 3 prill shumë shqiptarët e diasporës kanë organizuar protestë kundër gjykimit të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për këtë protestë nga Gjermania do të këtë autobus falas që do të dërgojnë pjesëmarrësit në protestën e cila do të mbahet në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, në …
Më shumë...Nicholas Abbott iu ka bashkuar ambasadorëve të tjerë që dënuan djegien e veturave me targa RKS në veri të vendit
Ambasadori i Britanisë së madhe, Nicholas Abbott iu ka bashkuar ambasadorëve të tjerë që dënuan djegien e veturave me targa RKS në veri të vendit. Ai tha se aktet e tilla paraqesin rrezik për stabilitetin në vend dhe se ato duhet dënuar nga politikanët. Djegia e veturave pas riregjistrimit në …
Më shumë...KMDLNJ ka reaguar kundër vendimit të ZRrE-së që pagesat të rriten për të gjitha etnitë, por jo edhe për atë serbe
Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka reaguar kundër vendimit të ZRrE-së që pagesat të rriten për të gjitha etnitë por jo edhe për atë serbe, duke thënë që ky dallim përbën shkelje të së drejtave të njeriut. “ZRrE, ashtu siç e kishte paralajmëruar opinionin KMDLNj-ja, …
Më shumë...Ramush Haradinaj: BE-ja e Amerika të mbrojnë suksesin e arritur me Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur lidhur me djegien e veturave me regjistrim të Kosovës në Veri, ka deklaruar se incidentet e dy-tri ditëve të fundit në veri janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, me pasoja …
Më shumë...Avokati i Popullit ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, raportin për vitin 2022, në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut
Avokati i Popullit, ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raportin për vitin 2022, në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në vend dhe punën e Institucionit të Avokatit të Popullit. Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2022, numri më i madh i ankesave të qytetarëve kanë pasur …
Më shumë...Kryeministri Kurti, ka demantuar një deklaratë të ministres, Donika Shvarc, e cila thotë se nuk ka ende marrëveshje me Serbinë
Kryeministri, Albin Kurti, ka demantuar një deklaratë të ministres së Jashtme, Donika Shvarc, e cila ka deklaruar publikisht se e vërteta është që nuk ka ende marrëveshje me Serbinë. Albin Kurti rikonfirmoi duke thënë se Marrëveshja ekziston, dhe se mungesa e nënshkrimit nuk e cenon ekzistencën e saj. Marrëveshja është …
Më shumë...Viola von Cramon: Albin Kurti duhet të kuptojë se një kompromis është në interes të popullit, i nevojshëm për gjeneratat e ardhshme
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndoshta do të ofrojë ndonjë propozim për zbatimin e Asociacionit, por pyetja është se sa serioz do të jetë propozimi dhe nëse do të përfshijë mendimin e përfaqësuesve të serbëve nga veriu i …
Më shumë...Arsim Bajrami: Në rast se Kushtetuesja konstaton se u janë shkelur të drejtat, dy deputetëve, veprohet sikurse në rastin e Qeverisë Hoti
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka folur lidhur me një vendim që pritet të merret shpejt nga Gjykata Kushtetuese, i cili ka të bëjë me ankesën e dy deputetëve nga radhët e minoriteteve, dhe tërë kjo mund ta rrëzojë nga pozita, kryetaren, Vjosa Osmani. Profesor Bajrami, ka thënë …
Më shumë...Fatmir Limaj: Marrëveshja mes kryeministrit, Kurti dhe kryetarit serb, Vuçiq, e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme Kosovën
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit, e arritur në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme vendin. “Kosova më nuk është e njëjtë. Sistemi juridiko-politik më nuk është njëjtë, tani do të kemi edhe …
Më shumë...Albin Kurti: Nuk do t’i jap leje për ta vizituar Kosovën, kryetarit të Serbisë Vuçiq, i cili thotë se Masakra e Reçakut ka qenë fabrikim
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar së në muajin qershor do të vizitojë Kosovën, edhe pse ende nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare. Lidhur me këtë lajm të medieve në Serbi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë të tillë nga Vuçiqi, por edhe …
Më shumë...Ish-kryetarit amerikan, Donald Trump, iu ka ngritur akuza lidhur me pagesat që ka bërë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016
Ish-kryetarit amerikan, Donald Trump, iu ka ngritur akuza lidhur me pagesat që ka bërë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, lidhur me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore. Ky është rasti i parë ndonjëherë i ngritjes së akuzave penale ndaj një ish-presidenti …
Më shumë...Parlamenti i Turqisë ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO
Me 276 vota pro, Finlanda mori më në fund miratimin zyrtar të Turqisë për t’iu bashkuar Aleancës ushtarake Veriatlantike. Votimi do të thotë se tani të gjitha 30 shtetet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Finlandës, si kusht që ajo të bëhet pjesë e aleancës. Duke braktisur politikën disa …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
