Lajmet

FSK-ja “gabimisht” në veri të Mitrovicës, policia dhe ushtria sqarojnë incidentin

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u panë paraditen e 16 tetorit në rrugët e Mitrovicës së Veriut, duke shkaktuar reagime dhe raportime të shumta në media. Policia e Kosovës konfirmoi se pjesëtarët e FSK-së kanë hyrë “gabimisht” në zonën veriore për shkak të një keqorientimi nga sistemi …

Më shumë...

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Fatmir Humolli

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e cilësuar sjelljen e tij politike si “arrogante” dhe të papranueshme për një lider që kërkon të formojë qeverinë e re. Humolli tha se bazuar në mënyrën si Kurti është sjellë ndaj kundërshtarëve politikë, ai nuk …

Më shumë...

OVL e UÇK-së, i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes: Protesta në Tiranë është e kombit, jo e partive

OVL-UÇK

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar këtë subjekt se po përpiqet të politizojë protestën madhore që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë. Në reagimin e saj, OVL UÇK thekson se protesta nuk ka …

Më shumë...

Taulant Balla shpërthen në Kuvend: “Sali Berisha është dhëndër i Serbisë”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ashpërsuar tonet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur atë “dhëndër të Serbisë” gjatë një debati të zjarrtë në Kuvendin e Shqipërisë, ku tema kryesore ishte Kosova. Balla akuzoi Berishën për qëndrime antikombëtare dhe për sulme të përsëritura ndaj ish-presidentit …

Më shumë...

Daut Haradinaj i prerë: S’dua më bashkëpunim me Fatmir Limajn, gaboi që shkoi te Kurti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk dëshiron më bashkëpunim politik me liderin e Nismës, Fatmir Limaj. Ai kritikoi vendimin e Limajt për të biseduar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me formimin e institucioneve të reja. Haradinaj e cilësoi këtë veprim si …

Më shumë...

Edi Rama për Vetëvendosjen: “Po e ngatërroni Kosovën me balotazhet tuaja”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e akuzoi se kishte mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015. Në një qëndrim të qartë e të prerë, Rama i ka cilësuar akuzat e Vetëvendosjes si manipulim politik të momentit zgjedhor në Kosovë, …

Më shumë...

Thirrje për Protestën Kombëtare “Unë jam UÇK!” më 17 tetor në Tiranë: Bashkim për të vërtetën historike dhe drejtësinë ndaj luftës çlirimtare

Shoqata “Tirana”, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bashkësi shoqatash jopolitike, si dhe drejtues të universiteteve publike e private të vendit, ka bërë sërish thirrje për pjesëmarrje masive në Protestën Kombëtare të 17 tetorit, që do të zhvillohet në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, …

Më shumë...

Grenell kritikon Von der Leyen: “E mbani Presidentin Thaçin 5 vjet në Hagë — si mund të flisni për drejtësi?”

I dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ka akuzuar Bashkimin Evropian për hipokrizi dhe heshtje ndaj ndjekjes politike të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata e Hagës. Në një reagim të publikuar në platformën X, Grenell i është drejtuar presidentes së Komisionit …

Më shumë...

Memli Krasniqi përjashton çdo bashkëpunim me Vetëvendosjen: “As që e diskutojmë qeverinë me Kurtin”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt apo komunikim me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe se një bashkëpunim i mundshëm për formimin e qeverisë është tërësisht i përjashtuar. “Nuk kam kurrfarë kontakti as komunikimi me Vetëvendosjen. Nuk pres kurrfarë kërkese, por po …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Ka interesim nga Vetëvendosje për koalicion me ne, por ne nuk kemi interes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekziston interesim nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, por që AAK nuk është e interesuar për një koalicion me Albin Kurtin. Haradinaj theksoi se Kurti nuk i ka numrat e nevojshëm për …

Më shumë...

Visar Ymeri: Transformimi i Vetëvendosjes në “oportunizëm të skajshëm”

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Analisti politik Visar Ymeri ka kritikuar ashpër qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e përshkroi si një transformim nga një lëvizje idealiste në një “oportunizëm të skajshëm”. Sipas Ymerit, veprimet e VV-së nuk po i shërbejnë interesave të qytetarëve, por synojnë vetëm përfitime të pushtetit duke përdorur çdo mjet të …

Më shumë...

Edita Tahiri: Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë, duke e interpretuar sjelljen e saj gjatë takimeve zyrtare si një sinjal politik kundrejt kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Tahiri ka thënë se mënyra se si …

Më shumë...

Elisa Spiropali: Liria nuk është e plotë me çlirimtarët në pranga — më 17 tetor zemra e shqiptarëve do të rrahë për UÇK-në

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në prag të protestës që do të mbahet më 17 tetor, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në një deklaratë të fortë, Spiropali tha se “në këtë …

Më shumë...

BE i vendos kufij Kurtit: Ursula von der Leyen refuzon ta takojë në zyrë

Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj sot në Prishtinë, ka vendosur që takimin me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të mos e zhvillojë në ndërtesën e Qeverisë, por në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Vendimi vjen në vazhdën e qëndrimit të Bashkimit Evropian për …

Më shumë...

Ursula von der Leyen përfundon takimet me krerët e shtetit në Kosovë, nuk doli para mediave

Ursula von der Leyen përfundon takimet me krerët e shtetit në Kosovë, nuk doli para mediave

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka përmbyllur vizitën e saj në Kosovë pas takimeve me krerët më të lartë të institucioneve të vendit. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Von der Leyen fillimisht u prit nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në objektin presidencial. Më pas, …

Më shumë...

Atifete Jahjaga në Komandën e NATO-s në Napoli: “Falënderuese për aleancën që shpëtoi një popull nga gjenocidi”

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komandën e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Itali, me ftesë të admiralit Stuart Munsch, komandant i kësaj strukture strategjike që mbulon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Gjatë takimeve me drejtuesit e Komandës, Jahjaga ka diskutuar për …

Më shumë...