Kërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas seancës së Qeverisë së Serbisë, në Beograd. Ai tha se çështja e njohjes reciproke nuk është çështje për të cilën Serbia ndonjëherë do të diskutojë, dhe përsëriti se Prishtina është …
Më shumë...Lajmet
Veseli: Veprimtaria për pajtim e bashkim, e Anton Çettës, është mbëltuar tashmë si vlerë e ndershme
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar veprimtarin dhe intelektualin Anton Çetta. Ai ka thënë se me urtësinë e tij Çetta mori detyrën t’i pajtojë e bashkojë shqiptarët, para një sfide shumë të rëndë e historike. Në profilin e tij në rrjetin social Veseli ka shkruar se vlerat e tij …
Më shumë...Situata epidemiologjike me virusin korona në vendin tonë është serioze dhe me tendenca përkeqësimi
Në takimin e rregullt javor midis përfaqësuesit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, ministrit të Shëndetësisë, IKSHPK-së dhe SHSKUK-së, me partnerët ndërkombëtarë u diskutua për masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në menaxhim të epidemisë me COVID -19. Ministri Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar …
Më shumë...Berat Rukiqi: Nga buxheti i vitit 2021 nuk pritet që të ndihmohet shumë zhvillimi ekonomik i vendit
Buxheti për vitin 2021 i miratuar nga Qeveria e Kosovës, është më shumë kompromis i partnerëve të koalicionit qeverisës, se sa që reflekton prioritet zhvillimore të vendit, vlerëson kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Ai thotë se as nga ky buxheti i vitit 2021, sikurse nga ata të …
Më shumë...Ministri Kuçi e përfaqëson Kosovën në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Tiranë
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që këtë vit u mbajt në Tiranë, nisëm e cila realizohet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Planit Shumëvjeçar të Veprimit të Zonës Rajonale Ekonomike. Samiti u hap nga komisionarët e Bashkimit Evropianë, …
Më shumë...Sejdi Hoxha: Investimet më të mëdha në komunat e veriore janë bërë në kohën kur ka qeverisur PDK-ja me vendin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka thënë se investimet më të mëdha në komunat e veriut të Kosovës janë bërë në kohën kur ka qeverisur partia e tij. Në seancën plenare ku po zhvillohet debati parlamentar për banorët shqiptarë në atë pjesë, deputeti opozitar ka kërkuar nga …
Më shumë...Haradinaj: 2 nëntori është ditë e vetëdijes kombëtare por edhe e pozicionimit për t’i shërbyer lirisë që u arrit
Në 31 vjetorin e rënies së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, homazhe pranë varreve të tyre ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj tha se 2 nëntori është ditë e vetëdijes kombëtare por edhe e pozicionimit për t’i shërbyer lirisë që u arrit. …
Më shumë...Në Kuvendin e Kosovës sot është diskutuar për problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës
Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës. Me këtë …
Më shumë...Hoti bisedon me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka realizuar sot një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Šefik Džaferović. “Hoti e ka falënderuar Džaferović për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa …
Më shumë...Thaçi: Dialogu ka vetëm një kuptim, nëse synohet njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është i pakuptimtë
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe sot në nderim të dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Ai tha se se si gjithmonë 2 nëntori i vitit 1989, na bashkon të gjithëve në nderim dhe respekt, por edhe në krenari të luftës që zhvilluan Afrimi dhe …
Më shumë...Rexhep Selimi: Kosova nuk ka mekanizma që do t’i hetonte të ardhurat financiare të një biznesmeni rus
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura nga seanca e kaluar. Pika e parë në rend të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës. Shefi i grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, …
Më shumë...Punëtorët e Telekomit kanë mbetur pa paga pasi zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje i janë bllokuar llogaritë bankare
Punëtorët e Telekomit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor dhe kjo sipas zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje është për shkak se llogaritë e tyre bankare janë bllokuar si pasojë e borxhit ndaj kompanisë “Dardafon”. Zëdhënësi i Telekomit, Menduh Abazi tha se gjendja në këtë ndërmarrje është …
Më shumë...Spartak Ngjela: Njëlloj si Beogradi dhe Moska edhe kryetari Ilir Meta po kërkon destabilitetin e Shqipërisë
Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta se po kërcënon se do të bëjë kryengritje popullore me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve. Ngjela ka shkruar se Meta po mendon që me paratë e grabitura të paguajë shqiptarët e varfër dhe me ta të destabilizojë Shqipërinë. Ai …
Më shumë...Pas masave të reja kufizuese të Qeverisë, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme, pas masave të reja të Qeverisë në lidhje me pandeminë, që prekin këtë sektor. Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marrë vendim që të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, kafetëritë dhe të ngjashme në Republikën …
Më shumë...31 vjet nga rënia e heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia në luftë të pabarabartë me forcat okupatore serbe
Sot bëhen 31 vjet nga rënia e dy heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga komuna e Besianës. Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut. Në nderim të veprës së …
Më shumë...Nga dita e sotme hyjnë në fuqi 29 masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia miratuara nga Qeveria e vendit
Rritja e numrit të infektimeve në Kosovë ka shtyrë autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese. Duke nisur nga sot, do të hynë në fuqi 29 masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen elektronike, ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat …
Më shumë...