Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur të gjitha partitë politike për zgjedhjet në Kosovë dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitore. “Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV-në, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri …
Më shumë...Lajmet
Sot në Shqipëri pritet që të vijnë rreth 7000 doza të tjera të vaksinës kundër virusit korona
Në bazë të marrëveshjes me kompaninë farmaceutike Pfizer, në Shqipëri sot pritet të vijnë 7000 doza të tjera të vaksinës kundër Covid-19. Lajmin e njoftoi dy ditë më parë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sipas të cilit brenda këtij muaji pritet të vije sasia e 40 mijë vaksinave që …
Më shumë...Nesër, në Gjykatën Speciale, pritet të mbahet seanca e radhës kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të mbahet më datën 16 shkurt në ora 11:00. Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë kishte bërë të ditur më herët se konferenca …
Më shumë...Valmir Elezi: Ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet dhe janë prodeduar 99% e të dhënave
Ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet në Kosovë, veçse ka mbetur që të procesohen edhe rreth 1% e të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhje, ka thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi. Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon të pranohet …
Më shumë...Dastid Pallaska: Organizimi i zgjedhjeve nga KQZ-ja, vërteton gënjeshtrën e “shtetit të kapur” të cilës i besuan shumica
Juristi dhe avokati i njohur Dastid Pallaska ka deklaruar se populli më 14 shkurt ka folur lirshëm dhe qartë. Krejt kjo ka ndodhur falë organizimit shembullor të zgjedhjeve nga KQZ, që paradoksalisht vërteton gënjeshtrën e “shtetit të kapur” të cilës i besuan shumica. Edhe pse vota e mllefit vështirë se …
Më shumë...Vesel Krasniqi: Është vetëm një betejë e humbur, por luftën për mbrojtjen e vlerave kombëtare do ta vazhdojmë
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi ka shkruar pas rezultateve të para të zgjedhjeve nga të cilat ky subjekt del se nuk e ka kaluar pragun. Në një shkrim në rrjetin social, Krasniqi i ka falënderuar aktivistët për mbështetjen, duke thënë se kjo është vetëm një betejë e humbur. “Të nderuar …
Më shumë...Udhëheqësit e G7-ës takohen për të diskutuar për pandeminë dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave
Më 19 shkurt udhëheqësit e G7-ës do të takohen për të diskutuar për pandeminë e koronavirusit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Kjo do të jetë hera e parë që kryetari amerikan, Joe Biden, do të takohet me liderët e grupit të vendeve më të fuqishme të …
Më shumë...Isa Mustafa thotë se do t’i bëjë ndryshimet e nevojshme për të rikthyer LDK-në edhe më të fuqishme
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se do të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të rikthyer LDK-në edhe më të fuqishme. Shumë përkrahës të LDK-së, në vazhdimësi kanë kërkuar dorëheqjen e Mustafës nga pozita e kreut të LDK-së. “Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë …
Më shumë...Më 15 shkurt të vitit 1970 u themelua Universiteti i Prishtinës që sot e mban emrin “Hasan Prishtina”
Sot shënohet 51-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. Viteve të fundit, UP-ja renditet ndër universitetet më të mira të rajonit. UP është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe …
Më shumë...Enver Hoxhaj: PDK do të jetë faktor i stabilitetit të vendit nga pozita e saj tanimë kryesore në opozitë
Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje. Kështu ka deklaruar kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media. Fillimisht, Hoxhaj ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e zgjedhjeve dhe ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e …
Më shumë...Vlora Çitaku e uron Vetëvendosjen për fitoren e arritur, e përgëzon edhe PDK-në për pranim të rezultatit
Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Çitaku ka uruar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve, derisa i ka dëshiruar mbarësi në qeverisje edhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ambasadorja përgëzoi edhe PDK-në që pranoi rezultatet e zgjedhjeve me shpejtësi. “Kosova shembullore sërish! …
Më shumë...Nga numërimi i 90 për qind e vendvotimeve Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm më 47.94% të votave
Janë numëruar 90 për qind e vendvotimeve të përgjithshme në tërë territorin e Kosovës. Nga numërimi i këtyre vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje po prinë dukshëm me 47,94 për qind, apo mbi 362 mijë vota. E dyta vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës, e cila deri tani ka marrë 17,44 për …
Më shumë...KQZ-ja: Në zgjedhjet e sotme dolën mbi 46 për qind të votuesve
Në Kosovë ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte mbi 46 për qind. Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe …
Më shumë...KQZ: Deri në orën 15:00 mbi 480 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në votimet e jashtëzakonshme
Bazuar në informatat e herë pas hershme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet e ditur se deri në orën 15.oo mbi 480 mijë qytetarë të Kosovës kanë dalë në votimet të cilat po mbahen sot në vendin tonë. Aktualisht 32. 25 për qind e votuesve në nivel të Kosovës kanë …
Më shumë...Brenda 24 orëve nga 3.031 testime, vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona dhe nuk ka vdekur askush
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se numri i të infektuarave me virusin korona në 24 orët e fundit është 246 të infektuar, ndërsa asnjë person nuk raportohet i vdekur. Ai ka thënë se gjatë 24 orëve janë kryer 3. 031 teste që është numri më i lartë i …
Më shumë...Wesley Clark: Një njohje e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë, është rruga drejt përparimit dhe integrimit për të dyja vendet
Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark thotë se një njohje e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, është rruga drejt përparimit dhe integrimit dhe se kjo sjell përfitime për të dyja vendet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Clark thotë se administrata e re e Presidentit Joe Biden, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
