Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi thotë se kjo parti nuk do ta thirr seancën e Kuvendit pa e pranuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Ai thotë se Gjykata Kushtetuese u bazua edhe në praktikat e vendeve tjera kur mori vendim në favor të shumicës parlamentare. “Ky …
Më shumë...Lajmet
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve kërkon nga partitë politike ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë kanë reaguar pas verdiktit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e Thaçit për mandatimin e Avdullah Hoti për formimin e qeverisë së re pas rrëzimit të qeverisë Kurti me mocionin e mosbesimit. Gjykata ka vendosur se dekreti i kryetari Thaçi është …
Më shumë...Kujtim Gashi: Do ta shohim mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen por është herët të flitet për këtë
Deputeti Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se kjo parti s’do t’i japë votat për qeverinë e re Avdullah Hotit. “Nuk do ta votojmë këtë qeveri të LDK-së me partitë e tjera sepse nuk dallojnë nga njëra-tjetra, as nga qeverisja e kaluar”, u shpreh Gashi. …
Më shumë...Valon Murati: Thirrja për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është thirrje për anarki
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se thirrja për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është thirrje për anarki. Derisa një rast ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, atëherë domosdoshmërisht do të ketë të kënaqur e të pakënaqur. Kushtetuesja të enjten i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim …
Më shumë...Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e shkollës fillore së djegur në fshatin Dacaj, në Mal të Zi
Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e shkollës fillore së djegur në fshatin Dacaj të Rozhajës në Mal të Zi. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ministri Besnik Bislimi ka vendosur për këtë mbështetje financiare pas kontakteve me autoritetet lokale dhe komunitetin shqiptar …
Më shumë...Aleksander Vuçiq: Serbët dhe shqiptarët duhet të kenë raporte të mira që të mund të jetojnë në paqe
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë raporte të mira që të mund të jetojnë në paqe. Vuçiq ka thënë para gazetarëve në Beograd se menjëherë pasi të kompletohet pushteti në Prishtinë, do të jetë i gatshëm për vazhdim të dialogut. “Serbët dhe …
Më shumë...KMDLNJ është kundër çdo fjalori që thërret apo nxitë dhunë, si dhe kundër linçimit publik që po i bëhet Gjykatës Kushtetuese
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë së re. Ky këshill ka theksuar se edhe para se të merret ky vendim ka kërkuar nga të gjitha palët ta …
Më shumë...Seancën për votimin e Qeverisë së re, nuk mund të pengojë dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, V. Osmani
Seancën për votimin e qeverisë së re, nuk mund të pengojë dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Në rastin e tillë, seanca do të udhëhiqej nga njëri prej nënkryetarëve, pasi në seanca të jashtëzakonshme nuk mund të hyjë në rend dite emërimi i kryetarit të ri nga …
Më shumë...Nisma Socialdemokrate e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen me LDK-në, për koalicion qeveritar
Nisma Socialdemokrate është në pritje të vendimit zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për procedimin e mëtutjeshëm për formimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin. Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, në një intervistë për EO tha se kjo parti e ka mirëpritur vendimin e së enjtes nga Gjykata …
Më shumë...Senati i Universitetit të Prishtinës e miraton kërkesën e studentëve që afati i prillit të mbahet në qershor
Pas një diskutimi të gjatë Senati i Universitetit të Prishtinës morri vendim që provimet e afatit të prillit të mbahen në qershor. Afati i parregullt me dy provime dhe afati i rregullt, poashtu edhe të mbahet në shtator me dy afate. Shtatori një me dy provime dhe afati tjetër i …
Më shumë...Arben Gashi: Jemi konsultuar me Osmanin dhe ajo do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kërkesën për seancë e bëjnë pas publikimin e plotë vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se konsultime kanë pasur me partneret e koalicionit por nuk i dimë emrat e ministrave të LDK-së. Ndërsa shtoi se është konsultuar …
Më shumë...Apostolova: Protestat e paralajmëruara ndaj vendimit të Kushtetueses duhet të vendosen në kornizën ligjore
Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka komentuar protesta duke aluduar në ato të paralajmëruara të Vetëvendosjes, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese Apostolova, shprehet se të gjitha protestat dhe demonstratat duhet të vendosen në kornizën e sundimit të ligjit. ”Ka parti të caktuara …
Më shumë...Kurti: Nuk kemi pasur edhe aq shpresa në vendimin e Kushtetueses por ky vendim është përtej çdo imagjinate
Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë presidentit Thaçi në dekretin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër. Kurti këtë vendim të Gjykatës e ka quajtur si lloj arsyetimi të vendimit të kryetarit dhe jo …
Më shumë...Veseli: Demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe e ka vlerësuar si vendim të drejtë. Ai ka shkruar se refuzimi dhe veprimi mohues i Vetëvendosjes e ka imponuar këtë vendim të drejtë të Kushtetueses. “Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i …
Më shumë...Kryetari Thaçi: Duhet të ruhet rendi kushtetues dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur sot konferencë për media pas vendimit të mbrëmshëm të Kushtetueses. Thaçi ka thënë se ka qenë shumë i kujdesshëm në marrjen e vendimeve që ato të jenë në përputhej të plotë me Kushtetutën. Në këtë kuadër, ai ka bërë thirrrje që vendimi në …
Më shumë...Mustafa: Thirrja e seancës nuk është çështje e vullnetit personal të kryekuvendares por është vullnet i deputetëve
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon nga të gjitha partitë politike që ta zbatojnë dhe pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se vendimi i Kushtetueses duhet të respektohet. “Vendimi duhet të zbatohet dhe të përkrahet sepse është në interes të të gjithëve. Ky vendim …
Më shumë...