Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit më të madh dhe më konsekuent të lëvizjes sonë Kombëtare, Simbolit të Lëvizjes së Rezistencës, Bacë Adem Demaçit, stafi i Radios-Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit i shpreh ngushëllime familjes Demaçi, të afërmve, të burgosurve politikë, veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjarëve …
Më shumë...Lajmet
Ngushëllimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt me rastin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit
Pas ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi, kryetari Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij, duke thënë se Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës. Thaçi ka thënë se është shumë e vështirë të pranojmë që simboli ynë i rezitencës nuk është më në mesin tonë. Është shumë e …
Më shumë...Sot në moshën 82-vjeçare ka vdekur Simboli i Rezistencës Kombëtare, Bacë Adem Demaçi
Sot në moshën 82-vjeçare ka vdekur, Simboli i Rezistencës Kombëtare, Bacë Adem Demaçi. Lajmin për vdekjen e Demaçit e ka publikuar, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Ai ka ftuar deputetët për një minutë heshtje, ndërkohë që seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër. Adem Demaçi ka qenë personaliteti …
Më shumë...Sot në Krushë të Vogël, në rrethana të pasqaruara është vrarë, Milit Shehu, 41 vjeçar, ish-ushtar i UÇK-së
Sot në Krushë të Vogël, në rrethana ende të pasqaruara është vrarë Milit Shehu, 41 vjeçar, ish-ushtar i UÇK-së. Ai është gjetur i vrarë, mëngjesin e sotëm në rrethana të pasqaruara, afër vendit të tij të punës, përballë stacionit hekurudhor. Në masakrën e Krushës së Vogël nga forcat serbe ka …
Më shumë...Albin Kurti: Shqiptarët e Kosovës Lindore kanë paguar çmimin më të lartë, duke mbetur jashtë Kosovës e Shqipërisë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një tryezë të përbashkët me përfaqësuesit Kosovës Lindore ka thënë se shqiptarët e kësaj treve kanë paguar çmimin më të lartë përgjatë viteve. Ju e keni paguar çmimin më të lartë sepse keni mbetur edhe jashtë Kosovës dhe jashtë Shqipërisë. Kosova ka një …
Më shumë...MPB e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e forenzikës
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Republikës së Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit përkatësisht Instituti i Policisë Shkencore i Republikës së Shqipërisë. Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se …
Më shumë...Emin Lati: Nuk janë të sakta disa të dhëna që janë transmetuar në kronikën e KTV-së për gjoja 25 veteranë të rremë
Kryetari i OVL UÇK-së dega në Skenderaj, Emin Lati, ka sqaruar opinionin se nuk janë të sakta disa të dhëna që janë transmetuar në kronikën e djeshme të televizionit KTV, me titull” “Në Skenderaj dyshohet për 25 veteranë të rremë”. Në kronikë thuhej se sekretari i degës, Muhamet Bajraktari është …
Më shumë...Albulena Haxhiu: Si gjithmonë Hashim Thaçi i shfrytëzon interesat e kombit shqiptar vetëm për pushtetin e tij!
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu e ka quajtur kryetarin e vendit një “politikan sharlatan”. Kjo pasi që sipas saj Hashim Thaçi, “nga frika se mos ai del keq para opinionit publik, në tryezën e organizuar sot nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës për të drejtat …
Më shumë...Ministrja Reshitaj në Gjakovë, përuron fillimin e punimeve të projektit në vlerë afër gjysmë milion euro
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj së bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot kanë përuruar fillimin e punimeve të projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Krena”, projekt ky i cili financohet nga MMPH dhe ka vlerën financiare afër gjysmë milion euro. Me këtë rast …
Më shumë...Ragmi Mustafa: Respektojmë vullnetin e popullit për bashkim me Kosovën me Referendumin e vitit 1992
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, pas takimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky është një takim i radhës, për të shpjeguar nevojën dhe domosdoshmërinë për zgjidhjen e çështjes së problemit të tri komunave shqiptare nën Serbi. Duam të konfirmojmë se …
Më shumë...Respektojmë tërësinë territoriale të Serbisë, ka thënë Thaçi pas takimit me përfaqësuesit e Kosovës Lindore
Kryetari, Hashim Thaçi, ka takuar përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore. Me këtë rast ai ka deklaruar ky takim është vazhdimësi e takimeve të mëhershme të cilat qëllim parësor kanë informimin e drejtpërdrejtë për problemet dhe sfidat e shumta për qytetarët që jetojnë në tri komunat, sikur u shpreh …
Më shumë...Ministri Berisha e gjeneral Rama pritën në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka
Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën në takime të ndara atasheun ushtarak shqiptar, kolonel Ahmet Leka, me rastin e përfundimit të misionit të tij. Ministri Berisha dhe komandanti Rama falënderuan kolonelin Leka dhe përmes tij Forcat e Armatosura të …
Më shumë...Avni Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan
Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e përjashtoi mundësinë e diskutimeve dhe negociatave për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me vendet fqinje. “Ndarja e territorit të Kosovës, shkëmbimi i territorit apo çfarëdo opsioni që ka si qëllim ndryshimin e kufijve nuk është opsion fare për Qeverinë e …
Më shumë...Amerika konfirmoi refuzimin e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Rusia po përpiqet “të minojë një parim ndërkombëtar që ndajnë shtetet demokratike”. Deklarata e tij pasoi vërejtjet e fundit kontradiktore nga presidenti Donald Trump dhe zyrtarët e administratës, në lidhje me mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të Uashingtonit. “Shtetet e Bashkuara e …
Më shumë...Kuvendi në kolaps, kryekuvendari, Kadri Veseli e quan bojkot
Ashtu sikur në shumë seanca gjatë muajve të fundit edhe sot, pas 45 minutash të punës së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në mungesë votash për vendimmarrje janë ndërprerë punimet. Në seancë ishin të pranishëm 81 deputetë, derisa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, refuzimin e deputetëve për të votuar …
Më shumë...Hashim Thaçi: Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar në shtatë vjetorin e rënies, heroin Enver Zymberi. Thaçi, përmes një shkrimi ka thënë se Enver Zymberi ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetit e vendit tonë por edhe duke i dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës. “Sot e kujtojmë heroin …
Më shumë...