Lajmet

Kuçi reagoi kundër Lutfi Hazirit për deklaratën ndaj Veselit

Hajredin Kuçi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka reaguar pas deklaratës se nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili  dy ditë më parë tha se dështimi eventual i ratifikimit të demarkacionit do t’i atribuohet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Kuçi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë se PDK-së, …

Më shumë...

Gjuha shqipe futet ne gjimnazet e Turqisë

Gjuha shqipe futet ne gjimnazet e Turqisë

Duke filluar nga shtatori, në vitin e ri akademik në Turqi, Ministria turke e Edukimit do t’iu ofrojë studentëve mundësinë për të mësuar edhe dy gjuhë të reja: gjuhën shqipe dhe gjuhën boshnjake. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga një zyrtar i Ministrisë, i cili ka shtuar se …

Më shumë...

Studentët do të dorëzojnë peticionin për lirimin e Haradinajt

Ramush Haradinaj Gjykatë

Organizata “Demokracia Studentore” sot do të dorëzojë peticionin për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj, në Ambasadën e Francës. Ky peticion është bërë për t’i mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ç’rast janë mbledhur nënshkrimet e studentëve të Universiteteve të Kosovës kundër ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës, …

Më shumë...

Shqipëri: Opozita paralajmëron bllokim të Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë

Partia kryesore opzitare në Shqipëri dje ka paralajmëruar se do ta bojkotojë punën e Kuvendit, në përpjekjet për ta përmbysur kryeministrin socialist, Edi Rama, para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në qershor. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se do të kthehej në Kuvend vetëm për të …

Më shumë...

David Philips: Evropa po kontribuon në radikalizmin e shqiptarëve

David Philips: Evropa po kontribuon në radikalizmin e shqiptarëve

Izolimi dhe refuzimi që po ia bën në vazhdimësi Evropa shtetit të vetëm në Ballkan pa liberalizim të vizave është duke kontribuuar që shtetasit e Kosovës  të kthehen nga Lindja, ndërkohë që fuqi të mëdha si Turqia janë duke e shfrytëzuar këtë mundësi  për agjendat islamike. Kështu ka thënë David …

Më shumë...

Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punës kërkojnë nga komunat që të punësojnë veteranët

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një shkrese i drejtohen kryetarëve të komunave të Kosovës, lidhur me obligimet dhe përgjegjësitë e komunave në implementimin e ligjit nr. 04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Kjo shkresë është vetëm një nga veprimet …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish-kryetarin e Kroacisë, Stjepan Mesiq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish-kryetarin e Kroacisë, Stjepan Mesiq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish-kryetarin  e Kroacisë, Stjepan Mesiq. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi z Mesiq  për zhvillimet në Kosovë dhe progresin që po arrihet në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane si dhe proceset tjera.  Ai ka falënderuar presidentin Mesiq për kontributin e dhënë për Kosovën …

Më shumë...

Kryeministri Rama e ka akuzuar opozitën se ka hyrë në çadrën e protestës për të bllokuar vettingun

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka akuzuar opozitën se ka hyrë në çadrën e protestës për të bllokuar vettingun, proces që duhet të nisë javën e ardhshme në këtë parlament. Rama tha se vettingu është kushti i vetëm për të hapur negociatat me BE-në. “Pse çadra lidhet me vettingun? …

Më shumë...

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë qëndroi për vizitë zyrtare në FSK

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë qëndroi për vizitë zyrtare në FSK

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në vizitë shefin e Shtabit të Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Veliçkovski, në krye të një delegacioni të lartë të Ushtrisë së Maqedonisë. Shefi i Shtabit të Maqedonisë u prit me ceremoni ushtarake nga Njësia Ceremoniale …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Presim nga BE-ja të na shpërblejë për kompromiset që i kemi bërë Serbisë

Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta shpërblejë së shpejti Kosovën, të paktën me statusin e vendit kandidat për anëtarësim kjo për shkak të  ” kompromiseve që Kosova ka bërë me Serbinë në dialogun e Brukselit. Pos kësaj, Hoxhaj derisa ka konfirmuar dhe …

Më shumë...

Kryetari, Hashim Thaçi priti një delegacion të Këshillit Nacional Boshnjak të Sanxhakut

Kryetari, Hashim Thaçi priti një delegacion të Këshillit Nacional Boshnjak të Sanxhakut

Kryetari, Hashim Thaçi, ka pritur në takim një delegacion të Këshillit Nacional Boshnjak të Sanxhakut të kryesuar nga Sulejman Uglanin, i cili e ka njoftuar kryetarin Thaçi me pozitën e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe me përfaqësimin e tyre në institucionet lokale dhe qendrore. Në këtë takim është biseduar edhe …

Më shumë...

Ligji i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, pranohet nga BDI-ja

Ali Ahmeti

Ligji i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni u pranua nga anëtarët e kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim.  Për ligjin e gjuhës shqipe paraprakisht kishte ofruar një version Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, por më pas BDI në bashkërendim me Aleancën për Shqiptarët, dhe konsultë …

Më shumë...

Në 20 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori i kombit, Besnik Restelica

Në 20 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori i kombit, Besnik Restelica

Në 20 vjetorin e  rënies së dëshmorit  të kombit, Besnik Restelica, nesër në orën 13.oo do të bëhen homazhe te varri i dëshmorit në Besianë, te xhamia e vjetër afër Motelit “Besiana”. 20 vite më parë  UDB-a serbe kishte arrestuar Besnik Restelicën, dhe nga torturat më çnjerëzore që ushtroi ndaj …

Më shumë...

Në Bern të Zvicrës do të protestohet për lirimin e Ramush Haradinajt

Në Bern të Zvicrës do të protestohet për lirimin e Ramush Haradinajt

Në Bern të Zvicrës do të protestohet për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në Colmar të Francës, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2004. Protesta me kërkesë për lirimin pa kusht të Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës, …

Më shumë...

Veseli: Demarkacioni është obligim dhe presim shënjimin e kufirit edhe me Serbinë

Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot se Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi duhet të kalojë sa më shpejt, është interes i Kosovës dhe i fqinjëve të saj. Sipas tij, Kosova ka obligim të shënojë kufijtë e saj dhe nuk ka asnjë mundësi që …

Më shumë...

Hoxha: Po punojmë intensivisht për realizimin e obligimeve nga MSA

Hoxha: Kosova ka nevojë për përkrahje, por në rend të parë për vlerësim sepse i ka përmbushur kriteret e BE-së

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim dhe Këshillin për Stabilizim Asociim ka theksuar se Ministria e Drejtësisë është duke punuar intensivisht në realizimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Agjenda Evropiane e Reformave. Ajo tha se të gjitha prioritetet në fushën …

Më shumë...