Lajmet

KFOR sqaron se ardhja e trupave amerikane nuk është kontingjent shtesë

SHBA dërgon edhe disa trupa të tjerë në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s

KFOR-i ka njoftuar se dislokimi i ardhshëm i trupave amerikane është një procedurë rutinore e dorëzim-pranimit ndërmjet dy kontingjenteve të rotacionit së Shteteve të Bashkuara dhe jo kontribut shtesë i Amerikës. Ka pasur raportime në mediat serbe dhe atyre shqiptare në Kosovë se Amerika planifikon të dërgojë 130 ushtarë shtesë …

Më shumë...

Nuk ka negociata, por vetëm ndërmjetësim amerikan në pritje të përgjigjes zyrtare të kryetarit të PD-së

Basha

Mediet në Tiranë bëjnë të ditur se nuk ka negociata, mes PS-së e PD-së, por vetëm ndërmjetësim amerikan në pritje të përgjigjes zyrtare të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Çështja e shtyrjes së zgjedhjeve dhe lëshimet mbi të duken se kanë rikthyer palët në pozicionet e mëparshme. Lulzim Basha …

Më shumë...

Themeluesi i degës së PDK-së në Klinë i bashkohet NISMËS

Themeluesi i degës së PDK-së në Klinë i bashkohet NISMËS

 Ish anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, njëherit themeluesi i degës së PDK’së, në Klinë, z. Nezir Gashi, sot i është bashkuar Nismës për Kosovën. Në takimin që z. Gashi e pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar, z. Jakup Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm Bilall Sherifi, sekretarin organizativ Enver Hoti, dhe …

Më shumë...

Pacolli: AKR-ja bashkohet në koalicion parazgjedhor me LDK-në, prishet me Vetëvendosjen

Pacolli: AKR-ja bashkohet në koalicion parazgjedhor me LDK-në, prishet me Vetëvendosjen

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor me LDK-në ka thënë se sot ka lidhur koalicioni i shpresës për Kosovën. Ai ka shkruar se marrëveshja është lidhur në funksion për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës. LDK-ja ka lidhur koalicion parazgjedhor edhe me disa parti …

Më shumë...

Partitë politike në Kosovë në vlug të lidhjeve të koalicioneve, kush me kë të mundet

Partitë politike në Kosovë

Partitë politike në Kosovë kanë shpeshtuar takimet për të lidhur marrëveshje parazgjedhore, në mënyrë që të dalin triumfuese në zgjedhjet e 11 qershorit. Ndërsa një numër i tyre tashmë është bërë i njohura për publikun, një pjesë e caktuar e partive ende nuk kanë konkretizuar se me kë do të …

Më shumë...

Kryetari Thaçi: Liberalizimi i vizave, prioritet emergjent

Kryetari Thaçi: Liberalizimi i vizave, prioritet emergjent

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë Estonia popullit dhe shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka theksuar se tash kur Estonia merr kryesimin e radhës të Bashkimit …

Më shumë...

Vuçiq: Nuk më brengos dërgimi i trupave shtesë të ushtrisë amerikane në Kosovë

Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se nuk brengoset nga dërgimi i trupave shtesë të SHBA-ve në Kosovë dhe beson se serbët në Kosovë janë më të sigurt kur ka më tepër pjesëtarë të KFOR-it. “Nuk ka arsye për brengosje, pasi që ne me KFOR-in kemi bashkëpunim të …

Më shumë...

Ja kushtet e KQZ-së për certifikimin e koalicioneve

Ja kushtet e KQZ-së për certifikimin e koalicioneve

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar partitë politike se ato parti, të cilat nuk e njoftojnë Zyrën se do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës , si koalicione ato nuk mund të aplikojnë për certifikim dhe të garojnë si pjesë e koalicionit pas afatit të paraparë sipas …

Më shumë...

Zyrtare: Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit të jetë Avdullah Hoti. Lajmin e ka konfirmuar pas mbledhjes së Kryesisë, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa. Avdullah Hoti aktualisht është ministër në detyrë i Financave dhe anëtar i …

Më shumë...

AAK bën koalicion me PSDK dhe Ballin Kombëtar

AAK bën koalicion me PSDK dhe Ballin Kombëtar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të martën ka arritur marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e 11 qershorit, me Partinë Social-Demokrate të Kosovës dhe Ballin Kombëtar të Kosovës. Akti i nënshkrimit është bërë në Selinë e AAK-së në Prishtinë, nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryetarët respektivë të këtyre dy partive, Bajram Kelmendi …

Më shumë...

Filloi punimet Konferenca vjetore “Java e Shkencës 2017”

Filloi punimet Konferenca vjetore “Java e Shkencës 2017”

Ka filluar punimet Konferenca tradicionale “Java e Shkencës 2017”, në të cilën po marrin pjesë shkencëtarë të fushave të ndryshme nga vendi dhe rajoni, të cilët do të prezantojnë kontributet e tyre shkencore në promovimin e shkencës në Republikën e Kosovës. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në …

Më shumë...

Vetëvendosje, konferencë për media në orën 14:00

Vetëvendosja

Lëvizja Vetëvendosje sot do të bëjë të qartë nëse do të hyjë në koalicion parazgjedhor me ndonjërën nga partitë politike. Lëvizja ka paralajmëruar një konferencë për në orën 14:00 ku sipas të gjitha gjasave do të bëjë të qartë vendimet e saj në lidhje me koalicionet e mundshme. Zyrtarë të …

Më shumë...

Forumi ekonomik Kosovë-Hungari, priten marrëveshje për lehtësim të bizneseve

Forumi ekonomik Kosovë-Hungari, priten marrëveshje për lehtësim të bizneseve

Në Prishtinë po mbahet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Hungarisë, ku po marrin pjesë rreth dhjetë biznese hungareze. Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me këtë rast tha se bashkëpunimi ekonomik dhe raportet e ndërsjella ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë janë të dëshmuara, por sipas tij, nga ky forum pritet …

Më shumë...

Sot, më 16 maj, mbushen 18 vjet qyshkur veprimtari, Ukshin Hoti, konsiderohet i zhdukur

Të mërkurën me 16 maj 2018 mbahet tubim sensibilizues për zbardhjen e fatit të veprimtarit Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori, Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë  viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të …

Më shumë...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Organizatës se Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot mbledhje për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot raportin e ri tremujor për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë. Në raportin për periudhën 16 janar – 15 prill, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësimin për pengesat në zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi, për …

Më shumë...

Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ministri estonez, do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa. Ai pritet të takohet edhe me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, …

Më shumë...