Himë Rasim Haradinaj (10.8.1981 - 24.3.1998)

Himë Rasim Haradinaj (10.8.1981 – 24.3.1998)

Njëra prej çerdheve më të forta për organizimin dhe për për-gatitjen e rezistencës së armatosur në Gllogjanin heroik të Rrafshit të Dukagjinit, ishte oxhaku dhe konaku i Rasim Haradinajt.
Edhe Rasim Hima në Gilogjan, si shumë shqiptarë, degdisej në një gjendje ekonomikisht të dobët. Por asnjëherë nuk kurseu mailin e as shpirtin vetëm e vetëm që të mos skuqej para mysafirëve të shumtë të cilët pas rënies së Luan Haradinajt ia mësynin Gllogjanit në përgjithësi dhe Haradinajve në veçanti, sepse tradi-donalisht vatra e tyre kishte tym dhe zjarr, kishte “bukë, kripë e zemër”. Këtë zemër e kishte Rasim Hima me zonjën Safet, nënë e shtatë fëmijëve; pesë djem e dy vajza, të gjithë të rritur në kullën e Dukagjinit e të ngritur në frymën e traditës kombëtare që nga Lidhja e Prizrenit. Funksioni i kësaj bërthame të rezistencës kombëtare të “Djelmoshave të Dukagjinit”, të Gilogjanit dhe të Haradinajve, shihet qartë edhe në ditën e luftimeve të 24 marsit të vitit 1998 kur “Në Gllogjan u dha kushtrimi”, kur Rasim Haradinaj së bashku me të bijtë qëndronte i armatosur dhe i gatshëm për rezistencë dhe Hilmi Haradinaj e dinte se ka krah të fortë. Pra, Himë Rasimi, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare ishte i gatshëm dhe u bashkohet shokëve frontin defansiv të Gllogjanit të rrethuar më 24 mars, ende pa u tharë dheu e pa mbirë bari i parë pranveror mbi varrin e Luanit të rnbetur matanë Alpeve Veriore – matanë Pashtrikut Plak.

Himë Rasim Haradinaj është i lindur më 10 gusht të vitit 1981 në fshatin Gllogjan të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, por menjëherë pas mbarimit të fillores, gjendja ekonomike nga njëra anë dhe vlimet kombëtare që frymonin pak më lirshëm në Gllogjan dhe hë fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit, veçanërisht veprimtaria ile-gale në rritje, në anën tjetër, ia pashitën ambiciet Himë Rasimit që ta vazhdojë shkollën e mesme, sidomos në Deçan ku pushteti i instaluar në këtë qendër i mbante në fokus Haradinajt, Selmanajt, Mustafajt e Qerimajt e Gllogjanit. Të gjithë përjashtoheshin ose ndiqeshin prej “Engjujve të kaltër”. Kjo ndjekje shtohet veçanërisht prej 6 majit të vitit 1997, kur heroikisht në Qafë të Kunorës bie Luan Haradinaj. Prandaj, në këto familje, për shkollim as që mund të mendohej sepse për gjirin familjar të Rasim Himës, imperativ ishte Lufta Çlirimatare e kombit shqiptar kundër regjimit të hordhive bar-bare serbe në krye të të cilëve qëndronte diktatori Slobodan Milosheviq, bir besnik i Projektit të Akademisë Serbe për gjenocidin, etnocidin dhe langocidin, për spastrimin dhe djegien e trojeve të Skënderbeut që me shekuj po lahen me gjak, që me shekuj kërko-jn’ë liri dhe bashkimin e atdheut të copëtuar.

Në rrethanat e këtilla hapëruan “Djemtë e Gllogjanit” dhe kështu filloi shtegu rinor i luftëtarit Himë Haradinaj për tiu shkrirë në bronzë e mermer në kohën kur është dashur të shkëlqejë në bankat shkollore. Kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 6 maj të vitit 1997, në formacionin e Daut Haradinajt, madje ende pa i mbushur të gjashtëmbëdhjetat. U burrërua para kohe dhe supeve të veta të njoma ua ngarkoi një barrë të rëndë; të marrë pjesë me të gjithë Ata që bëjnë kthesa në zhvillimin e ngjarjeve, në shkatërrim-in e skenarëve dhe në thyerjen e “Mitomanisë serbe” prandaj me devotshmëri dhe tërësisht i përkushtuar kryente detyrat që i beso-heshin. Ishte një krah i Daut Haradinajt dhe i të vëllait Bujar Rasim Hima, në fillim vrojtues i shkëlqyeshëm, vëzhgonte lëvizjet e forcave serbe në drejtimet Irzniq-Gllogjan-Dubravë-Gramagel duke u marrë përherë edhe me llogaritjen e efektivëve që patrullonin nëpër këtë itinerar “të nxehtë”. Kështu Hima bëhet edhe një hallkë në zinxhirin e legjendës gjenealogjike të Haradinajve për një shekull, ta zgjerojë atë që kishte nisur mësuesi Smajl Haradinaj. Aktivitetin e këtillë dëshmori i kombit Himë Haradinaj e zhvil-loi deri më 24 mars të vitit 1998.

Në këtë ditë, komandantët e formacioneve policore e paramilitare, të ndihmuar edhe prej serbëve lokalë, planifikuan ta rrethojnë Gllogjanin dhe t’i shfarosin të bijtë, nipat, kushërinjtë dhe bashkëluftëtarët e Haradinajve, të bëhet edhe nt5 Gllogjan si në Prekaz. Mirëpo krahas të rriturve të Haradinajve, gjendet edhe Hima i armatosur dhe i gatshëm për sulm e për mbrojtje së bashku me Ramushin, Dautin, Shkëlzenin, Hilmiun, Rasimin e Bujarin. Të gjithë të patrembur edhe pse forcat e motorizuara serbe i ngjanin një bolle me kryet në Gllogjan e bishtin në Deçan. Por, Haradinajt, mirë të organizuar e të ndihmuar për shpërthimin e rrethimit, ia arrijnë që t’i sprapsin forcat serbe, të thyera dhe të tur-përuara. Pas luftimeve shumë të ashpra frontale në fshatin Gllogjan, Haradinajt me bashkëluftëtarët fqinj shpërthejnë rrethimin trerrathësh në fshatrat: Gllogjan nga Gramaqeli, Dubrava, Baballoqi e Rastavica (sot Rosishtë), me të vetmin korridor nga shkolla e fshatit në drejtim të Liqenit të Radoniqit. Himë Haradinaj, plot energji e invencione, si mjeshtër i ri i artit luftarak, evakuon njërën pjesë të farniljes kah Rosishta, kthehet në Gllogjan dhe i operacionalizon detyrat me Mehmetajt; Gazmendin dhe Agronin, të dytë dëshmor të ditës kur “Në Gllogjan u dha kushtrimi”. Të tretë, Hima, Gazmendi dhe Agroni, bëjnë përpjekje mak-simale për t’u futur në luftime kah qendra e Gllogjanit, por e ndryshojnë synimin në momentin e marrjes së lajmit se policët serbe kishin avancuar deri te shkolla dhe kidnaponin nxënës të shkollës së fshatit për tli përdor për pengje e mburoja të gjalla. Lëvizjet i operacionalizojnë në drejtim të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”, mirëpo, nxënësit tashmë gjendeshin nën shkollë ose në “Lugun e Baricës”. Himë Haradinaj, së bashku me Gazmendin dhe Agron Mehmetajn, nuk janë larg “Lugut të Baricës”, por, paramilitarët-snajperistë, i shënjestrojnë dhe Mehmetajt, Agroni dhe Gazmendi, marrin Përjetësinë.

Kështu edhe ranë dëshmorë të parë të Betejës së Gllogjanit, atë ditë kur “Në Gllogjan u dha kushtrimi” ose më 24 mars të vitit 1998. Himë Rasim Haradinaj, pa u hamendur fare, vërsulet në drej-tim të të rënëve, u afrohet, konstaton vdekjen e shokëve, i drejton mirë trupat e pajetë të Mehmetajve të rënë duke kujtuar Nikë Petën dhe Pal Golemin e “Këngës së sprasme të Balës” dhe ua merr armët me tërë municionin që u kishte mbetur.

Ashtu i pikëlluar, i lodhur dhe i ngarkuar rëndë, zgjedh shtegun kah Liqeni i Radoniqit, ndërsa i ati Rasim Hima, nga pozicionet bri shtëpisë së Smajl Haradinajt, nuk e ndalte zjarrin, nuk i lëshonte istikamet edhe pse Gllogjani mbulohej edhe me zjarrin ajëror të helikopterëve të cilët godasin me breshëri në Himën i cili tërhiqej duke bluar në kokë kuj-timet për Mehmetajt e mbetur në “Lugun e Baricës”, por edhe për Haradinajt e tjerë, që sipas tij, mund të jenë rrethuar në Gllogjan, apo për bashkëkohanikët e shkoliës së fshatit, por gjithmonë me shpresë se do të arrijë në Shqiponjë (ish – Jabllanicë). Ashu, i plago-sur edhe në shpirt për shkak të humbjes së Mehmetajve, e me mall për nënë Safeten, të cilën e kishte lënë në Rosishtë e me brenga për të anë, të vëllamë dhe bashkëtuftëtarët që gjendeshin në zjarrin e Gllogjanit, strehohet për të pushuar duke zgjedhur një skutë te Suka e Biteshit. Dhe këtu i pushojnë përherë ëndërrat djaloshare për rininë, për dashurinë, për Kosovën dhe për trojet shqiptare. Merr përjetësinë, por trupi i tij i pajetë, së bashku me tërë arsenalin që kishte me vete i gjendet pas tre ditëve, gjendet mu aty ku ishte stre-huar, te Suka e Biteshit. Himë Haradinajn e rënë rrëzë Suke, djaloshit që ra ende pa i rënë brisk fytyrës, e gjejnë fshatarët e Shaptejt, Rrustem e Hasim Halilaj.

Trupin e pajetë e sjellin në Gllogjanin legjendar për tiu ndarë prej tij fshatarët dhe bashkëluftëtarët e Zonës Operative të Rrafshit Dukagjinit – “Djemtë e Gilogjanit” më 28 mars të vitit 1998. Kështu, vetëm katër ditë prej rrethimit të Gllogjanit, në këtë “Kullë të Oëndresës” u organizua një përcjellje madhështore në mënyrë që Himë Haradinaj të shkëlqejë me madhështinë e atdhedashurisë dhe të ndriçojë në lapidar si udhërrëfyes i ardhmërisë sepse këtë mad-hështi ia kishte stimuluar devotshmëria e luftëtarit të pathyeshëm drejt idealeve për kombin dhe Kosovën prandaj edhe mbeti uragan për moshën qe e kishte.

Kjo përcjellje për Himën shënoi edhe Kushtrimin e Gllogjanit dhe “Pranverën e Përgjakshme” të Dukagjinit. Dëshmorin e kombit, Himë Rasim Haradinajn, e karakterizonte vendosmëria e madhe për të hyrë në plejadën e djelmoshave që dinin dhe deshën prandaj edhe bënë kthesa të mëdha historike sepse në radhë të parë të gjithë ishin besnikë të njëri-tjetrit, kishin një guxim të pashoq për t’u marrë me punë të mëdha e vepra fisnike, e veçanërisht Hima me Agronin dhe Gazmendin, që ishin të gatshëm në çdo çast. Invencioni në artin luftarak ishte segment i gjenialitetit të tyre që në atë moshë të jenë aq vigjilent, ndërsa rënia heroike e Himës nuk i dobësoi as bashkëluftëtarët “Djemtë e Gllogjanit”e as Haradinajt, por përkundrazi burrëria dhe qëndresa e Rasim Himës me djem, gajreti i nënë Safetes, u bënë shembuj burrërie për bashkëluftëtarët e Dukagjinit dhe për të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u bënë edhe më të fortë, edhe më të qëndrueshëm e së ande-jmi më të përgatitur për betejat e reja.

Sot, trupi i pajetë i Himë Rasimit pushon në oborrin e “Kullës së Rezistencës”. Hima është në Përjetësi së bashku me shokët që u ranë kryq e tërthuar Trojeve Etnike vetëm e vetëm për ditët më të mira të kësaj Kosove që po lahet me gjakun shekullor, e në oborrin e kësaj kulle Hima është pranë Agronit e Gazmendit, është pranë Luanit dhe Shkëizenit, pranë të gjithë atyre që iu kundërvunë mitit se Serbia është e pathyeshme, pranë të gjithë atyre që sot me krenari e mburrje kujto-hen e përkujtohen sepse ishin dhe mbetën fanarë lirie e rrëfyes se si vdiset për Kosovën. Dëshmor i kombit, Himë Haradinaj, pranë Luanit dhe Shkëlzenit, të cilëve iu bashkua edhe Enveri, i vrarë prej një dore tradhtare, më 5 maj 2005, pushon i qetë ndërsa për të këndohen këngët dhe rapsoditë anembanë trojeve etnike, shkruhen vargjet poetike dhe arrianeti i tij shkëlqen nëpër lapidare. Trimëria e këtij uragani zuri vend nëpër shkrimet e Fitenete Ramosajt, të Hasan Hasanit e të Faton Mehmetajt, e në rrëfimet e komandantit Ramush Haradinaj, Himë Rasimi i Rasim Himës, është ndër luftëtarët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (S. C)

Kontrolloni gjithashtu

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Dëshmori i kombit, Ismajl Kryeziu, ka lindur më 20 shkurt të vitit 1965,  në Arbanë …