Shaip Emin Kalludra (10.2.1952 - 3.6.1999)

Shaip Emin Kalludra (10.2.1952 – 3.6.1999)

Dëshmori Shaip Kalludra u lind më 10 shkurt 1952 në fshatin Pirq të trevës së Shalës. Prindërit e tij, Emini dhe Shukria patën katër djem e dy vajza. Shaipi shte fëmija i parë i tyre.
Pos shkollimit fillor, Shaipi e kreu edhe shkollën e mesme, pas së cilës punoi axhustator në Fabrikën e Akumulatorëve në Mitrovicë. Në kohën e vëlimeve politike në Kosovë, në fund të viteve ’80 të shekullit të kaluar, të cilat përfshinë edhe minatorët e Trepçës, Shaipi dha kontributin e vet në mbrojtjen e çështjes së Kosovës.
Në mars të vitit 1996, Shaipi u arrestua, u maltretua fizikisht dhe u dënua për kundërvajtje me 60 ditë burg, me pretekst të posedimit të armës pa leje. Dënimin e vuajti në burgun e Mitrovicës.
Kontaktet e para me lëvizjen e organizuar patriotike ushtarake i pati më 1997. U mobilizua në UÇK, më 5 qershor 1998 në pozicionet e pikës ushtarake të fshatit Pirq, në kuadër të Togut IV të Batalionit të II të Kompanisë së Dytë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, si komandant skuadre. Në mbrëmjen e 2 qershorit 1999, me disa bashkëluftëtarë të tjerë, Shaipi merr rrugën për në fshatrat e Qyqavicës. Më 3 qershor rreth orës 10.30, pasi hetohet, rrethohet nga forcat serbe. Ky rrethim u pasua nga luftime të ashpra ndërmjet pjesëtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe. Në këto luftime bie dëshmor Shaip Kalludra, ndërsa Zylkyf, Nuhi e Shaban Kalludra arrijnë ta çajnë rrethimin. Trupi i Shaipit varroset në fshatin Taraxhë më 10.6.1999, ndërsa rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol. Pllaka përkujtimore i është zbuluar në vendin e rënies.
Shaipi ishte i martuar. E la bashkëshorten, Miradijen, dhe fëmijët: Sadberen, Fatmirin, Nebahaten, Samiren, Fatonin dhe Fatimen, të cilët po rriten me krenarinë e babait të tyre që dha jetën për lirinë që po e gëzojmë.
Familja e dëshmorit Shaip Kalludra ka marrë mirënjohje nga Shoqatat e dala nga lufta dhe nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Mirëpo, për ta, mirënjohja më e mirë është liria e fituar që ia siguroi Kosovës ardhmërinë e lumtur, lirinë dhe pavarësinë. Emrin e tij sot e mban një rrugë e fshatit Zhabar. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Elez Ramë Geci (11.2.1951 - 28.3.1999)

Elez Ramë Geci (11.2.1951 – 28.3.1999)

Elez Ramë Geci lindi më 11 shkurt të vitit 1951. Babai i tij, Rama i …