Ministri i ri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është zotuar se gjatë mandatit të tij do të punojë që sektori i arsimit të marrë një rrugë të mirë dhe të mbarë. Ai këto komente i bëri me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës së ministrit të Arsimit nga ministri i deritanishëm Arsim …
Më shumë...Lajmet
Qendra Studentore i njofton studentët e UP-së, pjesë kategorive të dala nga lufta e UÇK-së se ku mund t’i marrin vërtetimet
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët janë pjesë kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, se vërtetimet për aplikim në konvikte, tani mund t’i marrin në Selinë Qendrore të Shoqatave të dala nga Lufta në Prishtinë. Në profilin e kësaj qendre është …
Më shumë...Haradinaj në Kastriot: Secili do të jap llogari për punën e tij
Kryeministri i zgjedhur Ramush Haradinaj kishte premtuar rritje të pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut gjatë fushatës zgjedhore. Ai sot ishte për vizitë në këtë korporatë por nuk tha konkretisht se do të ketë rritje të pagave dhe shumën ashtu siq është premtuar duke thënë se ka ardh për …
Më shumë...Naser Rugova: Dardan Gashi nuk peshon në LDK, Lista Rugova nuk ekziston
Edhe pse në Qeverinë Haradinaj, Dardan Gashi ka pozitën e Ministrit të Diasporës dhe të zëvendës-kryeministrit, ai nuk është anëtar i LDK-së. Naser Rugova, deputet i LDK-së, ka thënë se e bija e Ibrahim Rugovës, deputetja Teuta Rugova, nuk ka votë as për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, as për …
Më shumë...Komisioneri për të drejtat e njeriut në OKB, Zeid Raad al-Hussein: Sulmet ndaj komunitetit mysliman në Mianmar, “janë një shembull i spastrimit etnik”
Komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, ka thënë se sulmet ndaj komunitetit mysliman Rohingya në Burma, i njohur si Mianmar, “janë një shembull i spastrimit etnik”, ka thënë Zeid Raad al-Hussein. Ai i ka bërë thirrje Mianmarit që të ndalojë këtë, siç e quajti ai …
Më shumë...Për shkak të vonesës së pagave punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë sot futen në grevë
Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë nga sot do të futen në grevë, me që pagat e tyre nuk janë paguar më shume se një javë. Ky vendim u mor pas një takimi që Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka zhvilluar me kryetarët e shoqatave sindikale …
Më shumë...Haradinaj: Do ta përmirësojmë gjendjen në sektorin e shëndetësisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Behxhet Pacolli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar në orët e mbrëmjes së hënë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Repartin e Emergjencës. Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit …
Më shumë...Qytetarët e Hadës dhe Shipitullës sot do ta bllokojnë Komunën e Kastriotit
Përfaqësuesit e lagjeve Berbatovci, Krasniqi, Mirena dhe Mjeku të fshatrave Hade dhe Shipitullë, sot do ta bllokojnë Komunën e Kastriotit. Përfaqësuesit e këtyre lagjeve kanë bërë të ditur, se duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 12:00, do ta mbajnë të bllokuar Komunën, duke mos lejuar asnjë punonjës, apo …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Pacolli kanë ndezur qirinj në përkujtim të 11 Shtatorit
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, sonte në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, kanë ndezur qirinj në përkujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001 i kryer në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork. “Duke qenë thellësisht falënderues për atë çfarë Qeveria e …
Më shumë...Kryekuvendari i Sllovenisë Millan Brglez, ka uruar kryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Millan Brglez, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, për zgjedhjen e tij në krye të institucionit më të lartë legjislativ dhe përfaqësues të vendit. “Shkëlqesia Juaj, më lejoni që në emër të Asamblesë Kombëtare të Republikës së …
Më shumë...Kryeministri, Ramush Haradinaj, shkarkoi Komisionin Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, në krye me Murat Mehën
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës së Qeverisë së tij ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, të kryesuar më parë nga Murat Meha. Ai ka njoftuar se nga sot se ky komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, …
Më shumë...Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, priti në takim sot ambasadorët e Italisë, Anglisë dhe Shqipërisë
Zëvendës-kryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Ruairi O`Connell si dhe ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemajl Minxhozi. Duke i …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesen e posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova. Ajo e ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit. Haradinaj dhe Apostolova biseduan për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit …
Më shumë...Ramush Haradinaj, ka pritur në takim edhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell
Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori O’Connell kanë biseduar për ndërtimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ata theksuan nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Kryeministri Haradinaj e …
Më shumë...Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli zyrtarisht ka dorëzuar detyrën, Rrustem Berishës
Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli zyrtarisht i ka dorëzuar detyrën, Rrustem Berishës. Demolli e njoftoi ministrin e porsazgjedhur me të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe me projektet të cilat janë në vazhdim. Rrustem Berisha pasi pranoi detyrën, falënderoi ministrin Demolli duke e përgëzuar për …
Më shumë...Organizata joqeveritare “Familja dhe Shpresa”, i kërkon Qeverisë Haradinaj dhe opozitës ta plotësojnë ligjin për Gjykatën Speciale
Organizata joqeveritare “Familja dhe Shpresa”, me një kërkesë publike drejtuar Qeverisë Haradinaj dhe opozitës që të bashkohen dhe ta plotësojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Kjo organizatë nëpërmjet një komunikate ka thënë se presin që plotësimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krimet e luftës të jetë çështja e parë që …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
