Lajmet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndihmojnë FSK-në me 9.2 milionë dollarë

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zyra për Bashkëpunim të Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA–ve në Kosovë,  në muajin janar 2016  ka nënshkruar edhe një marrëveshje për përkrahjen financiare për vitin 2016 me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Marrëveshjen në emër të Qeverisë …

Më shumë...

KE-ja, për hir të Serbisë, hodhi poshtë të gjitha amendamentet e Kosovës që i prezantoi Shqipëria

Ka përfunduar në Stasburg,  votimi i amendamenteve në Komisionin për Politikë të Jashtme i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për projektrezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, përgatitur nga raportuesja, Ulrike Lunaçek. Projektrezoluta, pas ndërhyrjes së Serbisë ka pësuar ndryshime rrënjësore. Në Komision janë hedhur poshtë të gjitha amendamentet, që …

Më shumë...

Vuçiq: Nuk pranoj asnjë vendim të “së ashtuquajturës” Gjykatë Kushtetuese të Kosovës

Nga Brukseli bëhet e ditur se  ka përfunduar edhe një rreth i bisedimeve midis kryeministrave: Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e komisares së BE-së, Federica Mogherini. Temë kryesore e këtij takimi ka qenë zbatimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në …

Më shumë...

Nëndega e “Ulpianës” kërkon nga deputetët e LDK-së të mos e votojnë Thaçin për kryetar

Kryesia e nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, kanë kërkuar nga deputetët e LDK-së që të mos e votojnë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi për kryetar të Kosovës. Duke u thirrur në një letër të kësaj dege, gazeta “Zëri” njofton se anëtarët …

Më shumë...

Kardiologët dhe Prokuroria akuzojnë njëra tjetrën se po bëjnë presion

Pas zgjerimit të hetimeve të Prokurorisë në rastin “Stenta” kardiologët kanë thënë se do ta bojkotojnë punën e tyre. Ata kanë paralajmëruar se nga sot ata do të trajtojnë vetëm rastet emergjente dhe se nuk do t’i trajtojnë pacientët tjerë. Mjekët kardiolog kanë thënë se ata do ta bojkotojnë punën …

Më shumë...

Gjuriq: Kryeministri Isa Mustafa ka gënjyer për epilogun e dialogut të fundit në Bruksel

Zyrtari i lartë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është cituar të ketë deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka gënjyer për epilogun e dialogut të fundit në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka interpretuar jo saktësisht epilogun e raundit të fundit të dialogut mes Beogradit dhe …

Më shumë...

Opozita planifikon të mbajë protesta të përditshme nëse Qeveria nuk jep dorëheqje

Opozita planifikon të mbajë protesta të përditshme nëse Qeveria nuk jep dorëheqje deri më 17 shkurt. Njoftohet se partitë opozitare janë duke pritur reflektim nga Qeveria deri më 17 shkurt dhe nëse deri atëherë ajo nuk jep dorëheqje dhe t’i shpall zgjedhjet e parakohshme, atëherë protestat do të shpeshtohen.  Nëse …

Më shumë...

Nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po marrin pjesë në takimin e AP të KE-së

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po marrin pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Gjatë kësaj kohe, delegacioni i Kuvendi të Kosovës është takuar me delegacione të ndryshme nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Italia, Franca, Turqia, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria. Temat e takimeve …

Më shumë...

OEK alarmon se situata aktuale politike po ka ndikime negative në fushën e ekonomisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka tërhequr vërejtjen se situata aktuale politike në vendin tonë po ka ndikime negative në fushën e ekonomisë. Kjo situatë po ndikon që të zvogëlohen investimet e jashtme në Kosovë por edhe në bartjen e kapitalit dhe investimeve të kompanive vendore në vendet e perëndimit Gjermani, …

Më shumë...

Dështimi i dytë fatal i Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia “rikthen” UNMIK-un

Kosova pësoi një tjetër disfatë në planin diplomatik dhe të njohjes ndërkombëtare, pasi rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Europës për Kosovën, është miratuar pasditen e së enjtes së bashku me katër amendime të propozuara nga Serbia. Beogradi paraqiti një ditë më parë në Komision amendimet e veta në lidhje …

Më shumë...

Këshilli i Evropës shpërfill dhe nuk ua jep fjalën Xhavit Halitit dhe Aida Dërgutit

Delegacioni i Kosovës, që ka marrë pjesë në punimet e Këshillit të Evropës i përbërë nga nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, nuk është lejuar të flasë për amendamentet e paraqitura, për shkak se  Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Europës dhe për shkak se, në këtë …

Më shumë...

Limaj: Kryetarin e Shtetit duhet ta zgjedhë populli dhe pazaret e partive politike

 Kryetari i Nismës për Kosovën është bërë pjesë e debatit për zgjedhjen e kryetarit  të vendit duke thënë se zgjidhja më e mirë tash për tash është shkuarja në zgjedhje parlamentare, e gjithashtu edhe zgjedhja e presidentit nga vota e qytetarit. Deri tash, është argumentuar mjaftueshëm që të ndërrohet mënyra …

Më shumë...

Rexhepi: Të tejkalohet kriza, e pastaj të flitet për zgjedhjen e presidentit

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi i ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës që të ulen në bisedime për tejkalimin e krizës, çka sipas tij, do të krijonte mundësi për të shqyrtuar çështjen e presidentit. Ai konsideron se tani është me rëndësishme që të ketë tejkalim …

Më shumë...

Opozita nis aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’

Partitë e bllokut opozitar sot kanë realizuar aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’. Kjo ka bërë që shumë vetura në Prishtinë të solidarizohen me këtë aksion, duke i rënë borisë së veturave e duke krijuar një zhurmë të padurueshme. Përfaqësuesit e partive opozitare, me këtë rast, kanë bërë thirrje që qytetarët …

Më shumë...

Thaçi: Populli ynë ka shpëtuar shumë familje hebreje

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka kujtuar sot viktimat e Holokaustit. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka përkujtuar se shqiptarët, të rreshtuar përkrah forcave aleate, kanë shpëtuar familje të shumta hebraike. “Kosova nderon dhe kujton sot viktimat e Holokaustit. …

Më shumë...

‘Blic’: Beogradit po i bëhet presion për të pranuar vendimin e Kushtetueses

Mediet serbe kanë nisur spekulimet e tyre mbi epilogun e takimit të sotëm në Bruksel midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë. Sipas të përditshmes serbe ‘Blic’, përfaqësuesit e BE-së do të bëjnë përpjekje që të bindin Beogradin për të pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth Asociacionit të komunave …

Më shumë...