Lajmet

Vërshime gjithandej vendit

Gjendje alarmante e vërshimeve po mbretëron gjithandej vendit. Raportohet se fshatrat Dedaj dhe Lubizhda e Hasit në komunën e Prizrenit, janë përmbytur si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut. Vërshime ka pasur edhe në fshatrat Belincë dhe Reçak të komunës së Shtimes. Me këtë rast, kompania e Ujësjellësit Rajonal …

Më shumë...

Zyrtarët serb nuk duan shuarjen e strukturave paralele

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë thënë se shuarja e strukturave paralele në Kosovë, nuk është temë e diskutimit në takimin e këtij muaji, ndërmjet kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq. Sipas tyre asnjë marrëveshje nuk i obligon për t’i shuar këto struktura në Kosovë, ndërkohë që përfaqësues të Qeverisë …

Më shumë...

NYO: FBI mbronte agjendat e UDB-së që kryenin eliminime të emigrantëve kroatë

E përjavshmja amerikane ‘New York Observer’ ka sjellë fakte tronditëse sesi FBI kishte marrë në mbrojtje agjentët e UDB-së që vepronin në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë artikull hidhet dritë mbi veprimet e agjentëve të Beogradit, të cilët në vitet shtatëdhjetë kryenin eliminime të emigrantëve kroatë …

Më shumë...

Përfundon e qetë protesta në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e sotme në Gjakovë ka përfunduar e qetë. Kristë Gjoka, komandant i Policisë në rajonin e Gjakovës, ka bërë të ditur se pas përfundimit të riteve fetare, pelegrinët serbë janë larguar nën përcjelljen e Policisë. Ai ka përgënjeshtruar spekulimet e disa medieve se …

Më shumë...

Vërshime në komunën e Malishevës

Të reshurat e vazhdueshme të shiut si dhe shkrirja e shpejtë e borës, kanë shkaktuar vërshime të mëdha në komunën e Malishevës. Kështu, rruga Malishevë-Duhël, është bllokuar, ndërkohë që pjesë të tëra janë vërshuar pasi që lumi Mirusha ka dalë jashtë shtratit të tij. Edhe rruga për në fshatin Gurbardh …

Më shumë...

Komunat veriore sfidojnë edhe sistemin e shëndetësisë

Milionat që jepen nga Qeveria e Kosovës për pjesën veriore të vendit nuk po ndryshojnë aspak gjendjen atje: këto komuna vazhdojnë me qasjen e tyre sfiduese ndaj autoritetit të institucioneve qendrore. Pavarësisht se Qeveria gjatë vitit të kaluar ka ndarë një milion euro për institucionet shëndetësore në veri, ato prapë …

Më shumë...

BE: Kosova ka aplikuar për kodin e ri telefonik

Bashkimi Evropian ka konfirmuar njoftimin e Qeverisë së Kosovës dhe ministres, Edita Tahiri se Austria ka aplikuar në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU) për kodin telefonik të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel. Kjo u konfirmua në rrjetet sociale nga Angeline Eichhorst, e cila në Shërbimin për …

Më shumë...

Policia arrestoi një qytetar gjakovar që kundërshtoi ardhjen e pelegrinëve serbë

Pelegrinët serbë sërish po e provokojnë popullatën e Gjakovës me vizitën e tyre në Kishën Ortodokse të qytetit. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në mëngjesin e sotëm në Gjakovë, për të kundërshtuar ardhjen e serbëve që kanë kryer krime lufte në këtë qytet. Policia e Kosovës ka angazhuar njësitë speciale …

Më shumë...

Gjuriq: Do të bëjmë presione shtesë që Asociacioni të themelohet gjatë këtij viti

Beogradi do të bëjë presione shtesë dhe veprime diplomatike që themelimi i Asociacionit të ndodhë gjatë këtij viti. Kështu ka bërë të ditur shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se themelimi i Asociacionit do të jetë i domosdoshëm për …

Më shumë...

Qeveria thotë se nuk shqetësohet nga protesta e 9 janarit

Qeveria e Kosovës deklarohet se nuk është e brengosur fort nga protesta e së shtunës,  që është paralajmëruar nga tri partitë opozitare. Përderisa Vetëvendosje, AAK dhe Nisma do të kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë, përfaqësuesit e pozitës thonë se koalicioni qeverisës po ecën shumë mirë dhe është stabil. Sipas tyre, opozita …

Më shumë...

Rritet numri i aksidenteve në Prishtinë

Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar tejmase qarkullimin në Prishtinë, si për njerëz ashtu edhe për makina. Vonesa e organeve komunale për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve ka bërë që brenda 24 orëve të fundit të shkaktohen 26 aksidente si dhe 14 të lënduar që kanë kërkuar ndihmën mjekësore. …

Më shumë...

Haradinaj e quan ‘liri të shprehjes’ fyerjet që i bën ‘Stupcat’

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Prekaz ku po bënte homazhe para Komleksit Memorial, foli edhe për skeçin e Stupcave që u transmetua në televizionin e Veton Surroit. Ai ka thënë se luftëtarët e UÇK-së luftuan për lirinë e shprehjes. “Humori është pjesë e …

Më shumë...

Shaban Shala (1952-2012) një jetë e tërë në shërbim të kombit e Atdheut

           Katër vjet më parë u nda nga jeta, veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare, Shaban Veli Shala, vëlla i dëshmorit, Bedri Shala, i burgosur politik në vitet 80, njëri ndër ideatorët e formimit  të UÇK-së, bashkëluftëtar i hershëm i legjendarit, Adem Jashari, komandant për moral në Zonën Operative të …

Më shumë...

VV: Diaspora po organizohet kundër Zajednicës dhe Demarkacionit

Marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë, si ajo për Zajednicën dhe Demarkacionin me Malin e Zi, kanë bërë që bashkatdhetarët tanë në diasporë të organizohen. Vetëvevendosje njofton se në qendrat e saj në Gjermani, Zvicër, Austri, Belgjikë, Suedi dhe Norvegji, janë organizuar një sërë aktivitetesh për të shprehur kundërshtimin ndaj marrëveshjeve …

Më shumë...

Video e Associated Press sjellë

Një video e publikuar tash së fundmi nga Associated Press risjell në kujtesë të vërtetën e luftës në Kosovë. Ky insert i nxjerrë nga arkivat e kësaj agjencie të njohur mediatike që mbuloi ngjarjet nga fronti, shfaq skena nga koha e luftës në Kosovë. Kontrasti që bën kameramani jep pak …

Më shumë...

Haradinaj fillon vitin me homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, këtë vit e ka fillur me homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari. “Dua që me këtë veprim simbolik  t’i përulemi edhe njëherë heroizmit të tij e të familjes Jashari, e me këtë edhe gjithë të tjerëve që ranë për lirinë e Kosovës”, ka …

Më shumë...