Lajmet

Kamberi: Tirana e Prishtina nuk po e ndihmojnë Kosovën Lindore

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se Tirana dhe Prishtina nuk po i ndihmojnë shqiptarët e Kosovës Lindore. Dy kryeqytetet shqiptare, sipas tij, po ofrojnë ndihmë vetëm të nivelit formal. Ai ka shtuar se Shqipëria dhe Kosova nuk po i ndihmojnë shqiptarët e kësaj pjese, ashtu …

Më shumë...

Qeveria miratoi Projektligjin për regjistrimin e shtetasve që banojnë jashtë Shqipërisë

Mediet në Shqipëri bëjnë të ditur se Qeveria në Tiranë  miratoi Projektligjin për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugë një procesi themelor si një hap i parë për të garantuar më pas edhe të drejtën e votës për emigrantët, në vendet ku ata …

Më shumë...

Dialogu në Bruksel nuk po i integron serbët në vendin tonë, por Serbinë në Kosovë

Në një komunikatë për medie Lëvizja Vetëvendosje konstaton se Shteti i Kosovës është shndërruar në plaçkë, e cila po copëtohet e po ndahet midis partnerëve të koalicionit qeverisës. Nuk ka mbetur asnjë pjesë e buxhetit shtetëror, administratës dhe e sektorit publik e cila nuk po plaçkitet prej subjekteve qeverisëse, ndërkohë …

Më shumë...

Rexhep Selimi: Dorëheqja nuk është vetëm më akt moral, por është detyrim ligjor

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka bërë të ditur për mediet se protestat për rrëzimin e Qeverisë  do të vazhdojnë, por nuk ka treguar datën e saktë. Selimi ka thënë se nuk pret që do të mbahet ndonjë seancë, në të cilën Hashim Thaçi do të votohej për postin e …

Më shumë...

Jahjaga: Dhuna dhe rruga nuk janë zgjidhje

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë vizitës së saj në Pejë, ka thënë se për të pasur qëndrueshmëri ekonomike në vend, së pari duhet të ketë qëndrueshmëri politike. E pyetur mbi protestat e fundit të organizuara nga opozita, Jahjaga u përgjigj se “rruga dhe dhuna nuk janë zgjidhje”. Ajo, më …

Më shumë...

Era shkakton dëme në komunën e Lipjanit

Pas reshjeve të fundit që shkaktuan përmbytje, komuna e Lipjanit ka pësuar edhe nga erërat e forta që frynë mbrëmë. Në qytet dhe fshatrat përreth, era e fortë ka bërë që të ketë ndërprerje të rrymës elektrike, ujit të pijes si dhe dëmtim të pullazeve të shtëpive. “Si pasojë e …

Më shumë...

Mustafa: Situata politike po pamundëson tërheqjen e investimeve

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa konsideron se kushtet për liberalizimin e vizave janë plotësuar tërësisht dhe se pritet vetëm përfundimi i proceseve administrative. “Sa i përket kritereve për liberalizimin e vizave janë plotësuar tërësisht. Tashmë edhe janë propozuar emrat për anëtarë të bordeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit”, …

Më shumë...

Këshilltari i Mustafës: Nuk do ta rinegociojmë Marrëveshjen

Qeveria e Isa Mustafës nuk po jep shenja se ka reflektuar pas protestës së fundit të opozitës. Ajo shprehet e vendosur që me çdo kusht të vazhdojë hapat e radhës për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, ka thënë …

Më shumë...

Kocijançiq: Bisedimet rifillojnë në fund të janarit

Sipas medieve serbe, Brukseli ka konfirmuar se nga fundi i muajit do të mbahet takimi i radhës mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. “Radha e re e bisedimeve do të mbahet në fund të janarit. Përgatitjet janë në zhvillim e sipër”, ka deklaruar Maja Kocijançiq për agjencinë beogradase ‘Tanjug’. Ajo …

Më shumë...

Jahjaga nis vizitat nëpër komunat e vendit

Kryetarja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomik Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, fillon sot vizitat në disa komuna të Kosovës, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vendin tonë, njofton komunikata …

Më shumë...

KUR ‘Prishtina’ njofton për reduktim të furnizimit të ujit

Reshjet e fundit të shiut dhe borës, kanë shtuar prurjet e ujit në liqenet artificiale të Batllavës dhe Badocit, të cilat kanë shënuar ngritje të nivelit rreth 1 metër. Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’ përmes një njoftimi ka bërë të ditur se niveli i ujit në të dy liqenet, tashmë …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli ngushëlloi kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, İ. Yilmaz

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, İsmet Yilmaz, deputetët dhe të gjithë popullin turk, pas sulmit të sotëm terrorist në Stamboll, i cili shkaktoi vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra qytetarëve.  Në telegramin e kryetarit …

Më shumë...

Opozita ende nuk ka caktuar datën e protestës së radhës

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, shprehen të vendosura për t’i vazhduar protestat deri në rrëzimin e Qeverisë Mustafa dhe shfuqizimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Pavarësisht kësaj, fronti opozitar ende nuk ka caktuar datën e protestës së radhës. Zyrtarë të Vetëvendosjes thonë se protesta e …

Më shumë...

Doruntinë Maloku: Nuk do të dorëzohem deri sa ta zbuloj vrasjen e babait tim

        Bëhen plot 17 vjet, kur në një ditë acari, më 11 janar të vitit 1999, në një atentat ende të pandriçuar, para dritareve të banesës së tij në Breg të Diellit, në Prishtinë, nga një dorë mizore, u shua jeta e Enver Malokut, në moshën më të mirë të …

Më shumë...

Qeriqi: Veteranët e invalidët nuk po i marrin pensionet që u takojnë

Një numër i madh i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ankohen se tash e tre muaj nuk kanë marrë pensionet që u takojnë. Xhevdet Qeriqi, në emër të Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, ka paralajmëruar protestë, në rast se edhe ketë javë nuk i marrin pensionet. “Në …

Më shumë...

‘Kosova e Re’ do të shtrenjtojë rrymën deri në 50 përqind

Instituti për analiza ekonomike dhe financiare të Energjisë në bashkëpunim edhe me KOSID-in, kanë paralajmëruar se ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’, do të sjellë shtrenjtim të çmimit të rrymës elektrike deri në 50 për qind. Në raportin “Termocentrali i propozuar Kosova e RE: Barrë e pa nevojshme me një …

Më shumë...