Lajmet

Artan Behrami: Retorika e Albin Kurtit rrezikon raportet strategjike të Kosovës

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për shkak të qasjes së tij në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka shkruar se retorika e Albin Kurtit rrezikon raportet strategjike të Kosovës, “Faleminderit që për herë …

Më shumë...

Vlera e mallrave të importuara gjatë 9 muajve të këtij viti ka arritur në 5 miliard euro

Në vendin tonë po vazhdon të ketë importim të madh të prodhimeve nga shtete të ndryshme. Vlera e mallrave të eksportuara gjatë 9 muajve të këtij vitit ka arritur vlerën e 5 miliard eurove. Nga ana tjetër, vlera e eksporteve është tejet e vogël, Nga Dogana e Kosovës mësohet se …

Më shumë...

OEK dhe DhTIK kanë thënë se rënia e eksportit dhe rritja e importit janë shqetësuese

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret marrëveshjen për ndërtimin e “Kosova e Re”, edhe pse i vonuar

Duke komentuar disbalancin e madhe në mes eksportit dhe importit Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë vlerësuar se rënia e eksportit dhe rritja e importit, janë shqetësuese. Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë për Kosovapress se është shqetësuese ulja …

Më shumë...

Ende nuk ka përfunduar procesi i pajisjes së nxënësve me tekste shkollore të subvencionuara nga Ministria e Arsimit

BQK, MASHT dhe Fondi Evropian për Evropën Juglindore nënshkruajnë marrëveshje përfshirjen e edukimit financiar në shkolla

Ndonëse ka kaluar një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, ende nuk ka përfunduar procesi i pajisjes së nxënësve me tekste shkollore të subvencionuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani ka thënë se ende janë disa …

Më shumë...

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur trajnimin e specializuar për qitje në distanca të largëta

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur trajnimin e specializuar për qitje në distanca të largëta. Ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të ushtarëve. “Ky trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve …

Më shumë...

Kosova po humb ngjarje të mëdha sportive për shkak të mungesës së infrastrukturës

Përfaqësues nga disa federata sportive  kanë thënë se vendi ynë po humb ngjarje të mëdha sportive për shkak të mungesës së infrastrukturës. Ata kanë përkujtuar se Kosova ka arritur suksese të mëdha në sporte të ndryshme dhe federatat janë të gatshme të marrin përgjegjësi organizative, mungesa e kushteve të përshtatshme …

Më shumë...

OVL e UÇK-së mban konferencë për media në Tiranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur konferencë për media në Tiranë. Konferenca, sipas njoftimit, do të mbahet në Tiranë nga ora 12:00. Ditëve të fundit, nëpër shumë rrugë të kryeqendrës së Shqipërisë, Tiranës, janë vendosur postera me fotografi të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të …

Më shumë...

Vendi ynë po përballet me krizë energjetike dhe çmime të larta të rrymës

Njohësit e fushës së energjisë kanë thënë se vendi ynë po përballet me krizë energjetike dhe çmime të larta të rrymës. Përfaqësues të kompanive energjetike kanë tërhequr vërejtjen se bizneset e vogla dhe të mesme janë në vështirësi të mëdha, ndërsa disa prej tyre kanë ndërprerë veprimtarinë, duke humbur konkurrencën …

Më shumë...

Në kryeqendrën tonë po mbahet Maratona Ndërkombëtare “Prishtina 2025”

Në kryeqendrën tonë po mbahet Maratona Ndërkombëtare “Prishtina 2025” ku po marrin pjesë shumë dashamirës të vrapimit. Me qëllim të mbarëvajtjes së maratonës, shumë rrugë janë mbyllur ndërkohë që janë dhënë udhëzime paraprake se nëpër cilat rrugë tjera mund të kalohet.  Policia e Kosovës apelon te qytetarët dhe ngasësit që …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova nuk ka sovranitet

Memli Krasniqi

Duke aluduar në raportet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me Uashingtonin zyrtar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova nuk ka sovranitet. Ai ka shtuar më tutje se nuk është fjala për qëndrime të ndryshme por me prishje …

Më shumë...

Edi Rama: Në Kosovë nuk ka vullnet për rezolutë të Parlamentit të cilës do t’i bashkohej edhe Shqipëria kundër Gjykatës Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se në Kosovë nuk ka vullnet për të dalë me një rezolutë të Kuvendit të saj të cilës do t’i bashkohej edhe Shqipëria kundër Gjykatës Speciale. “Nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë …

Më shumë...

Arben Fetoshi: Kosova do të përballet me kërcënime serioze ndaj integritetit të zgjedhjeve të 12 tetorit

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka paralajmëruar se Kosova do të përballet me kërcënime serioze ndaj integritetit të zgjedhjeve të 12 tetorit. Ai ka shtuar më tutje se Serbia do të synojë të ndikojë në procesin zgjedhor përmes manipulimeve, presioneve dhe ndërhyrjeve kibernetike, duke fuqizuar Listën Serbe si instrument …

Më shumë...

Jonathan Hargreaves: Zvarritja e ngërçit politik po i kushton Kosovës që të ketë zë të plotë e të besueshëm në arenën ndërkombëtare

Ambasadori britanik në vendin tonë, Jonathan Hargreaves ka tërhequr vërejtjen se zvarritja e ngërçit politik po i kushton Kosovës që të ketë zë të plotë e të besueshëm në arenën ndërkombëtare. Ai ka shtuar më tutje se përgjegjësia për zgjidhje është e përbashkët – ligjore dhe politike dhe ka theksuar …

Më shumë...

Reagim lidhur me standardet e dyfishta të Gjykatës së Hagës dhe padrejtësinë ndaj çlirimtarëve të Kosovës

Ne, qytetarët besojmë në drejtësinë e vërtetë dhe në dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, shprehim indinjatën dhe zemërimin më të thellë për vendimin e fundit të Gjykatës së Hagës për të liruar nga burgu Nebojsha Pavkoviqin – një kriminel lufte i dënuar për mizoritë më të rënda …

Më shumë...

Dëshmitë e diplomatëve ndërkombëtarë sfidojnë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Që nga 15 shtatori, muret e Gjykatës Speciale në Hagë janë tronditur nga dëshmitë e ish-diplomatëve ndërkombëtarë, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Derisa deri më tani kanë dëshmuar tre nga 11 dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja – James Rubin, …

Më shumë...

Kosova rrezikon krizë financiare nëse nuk miratohet buxheti deri në fund të dhjetorit

Kosova tash e disa muaj vazhdon të ballafaqohet me mungesën e institucioneve funksionale, ndërsa rreziku më i madh tashmë lidhet me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026. Nëse deri në fund të dhjetorit Kuvendi i Kosovës nuk arrin ta miratojë buxhetin, vendi do të funksionojë vetëm me një buxhet të …

Më shumë...