Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë dhe lënien e Ramush Haradinajt, në rendin e parafundit. Limaj ka thënë se është e turpshme se si është vepruar me Haradinajn. Lënia në rreshtin e parafundit tregon tendencën për t’i fshehur njerëzit që krerët …
Më shumë...Lajmet
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.Gjatë këtij takimi, të dyja palët diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Bajram Begaj zhvillon sot një vizitë në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin …
Më shumë...KMDLNJ: Kategoritë e qytetarëve sikur janë pensionistët, përfituesit e skemave sociale e veteranët e UÇK-së po dhunohen brutalisht
Në një reagim publik të KMDLNJ-së thuhet se paradoksalisht dhe pashpjegueshëm nga aspekti logjik, i arsyes dhe material, Kosova, në vend të jetë afër integrimit në BE, është nën maskën e sanksioneve për më tepër se një vit, pa asnjë njohje ndërkombëtare gjatë këtij mandati afërsisht të plotë qeverisës dhe plotësisht …
Më shumë...Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj sot përuron librin “Atletët e Lirisë”.
Dedaj ka bërë me dije se ky libër është monografik, në të cilin pasqyrohen ngjarjet dhe aktivitetet 30-vjeçare të liberalëve të Kosovës. “Të premten promovohet libri ‘Atletët e Lirisë’! Këtë të premte të 14 qershorit, në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit dhe të lirisë së Kosovës, në Prishtinë, promovohet libri …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nënshkroi marrëveshje me ministrin e Lituanisë, Laurinas Kashçiunas, për deminimin në Ukrainë
Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Bruksel, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nënshkroi marrëveshjen e përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes së Lituanisë, Laurinas Kashçiunas, duke e bërë Kosovën anëtarin e 17-të të Koalicionit të Deminimit për Ukrainën. Kjo marrëveshje e re konfirmon angazhimin e Kosovës për të ofruar mbështetje …
Më shumë...Sondazhi i fundit i Institutit Demokratik Ndërkombëtar, tregon rënie të elektoratit për Vetëvendosjen, rritje për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në
Instituti Demokratik Ndërkombëtar, përmes një sondazhi ka zbuluar ndryshime të mëdha në përkrahjen e qytetarëve për partitë politike në Kosovë. Rezultatet e sondazhit tregojnë një rënie të ndjeshme në besueshmërinë e partisë së kryeministrit Albin Kurti. Sipas sondazhit Vetëvendosja ka pësuar një rënie prej 14 për qind nga rezultati i …
Më shumë...Juristja, Flutura Kusari, habitet me refuzimin e Vetëvendosjes të rekomandimeve të Këshillit ë Evropës, lidhur Projektligjin e KPM-së
Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka shprehur habinë dhe shqetësimin e saj për refuzimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me Projektligjin për KPM. Ajo thekson se partia në pushtet ka injoruar 83 për qind të këtyre rekomandimeve, duke e …
Më shumë...Besnik Bislimi, ka thënë se nuk do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese një draft për Asociacionin që nuk ka nënshkrim as pronësi
Zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se nuk do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese një draft për Asociacionin që s’ka “as nënshkrim as pronësi”. Ai e bëri këtë deklaratë derisa po komentonte kushtin e vendosur nga disa vende anëtare të Këshillit të Europës që kërkesa për anëtarësim e Kosovës të jetë …
Më shumë...Përgjimi i dytë nga “The Geopost”, zbulon lidhjet e spiunazhit të Bedri Shabanit me Shërbimin Sekret të BIA-s, në Serbi
Në përgjimin e dytë të publikuar nga “The Geopost”, qytetari i Kosovës, Bedri Shabani, i arrestuar për spiunazh, është kapur duke biseduar me oficerin e Agjencisë Serbe të Inteligjencës, Srdjan Rosic. Biseda konfirmon se ata janë takuar fizikisht disa ditë më parë. Takimi i përbashkët fizik midis Shabanit dhe oficerit …
Më shumë...Juristi, Romeo Kara, tha se SPAK-u ka një akuzë konkrete, për pasuritë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Juristi, Romeo Kara, tha se SPAK-u ka një akuzë konkrete, për pasuritë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Deklaratat e fundit janë korrekte. Çdo faturë ka përshkrimin e saj. Faturën nga spitalet janë me përshkrim të saktë. Mendoj që vetë ajo edhe Meta janë të vetëdijshëm për pozicionin ku janë. …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se është koha që të ecim përpara drejt fitoreve të reja për Kosovën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Besianë. Haradinaj vlerësoi kontributin e rajonit të Llapit dhe banorëve të tij gjatë periudhës së luftës dhe përgjatë historisë. “Ditëlindjen e Degës së Aleancës në Besian po e shënojmë në Ditën e …
Më shumë...Ali Ahmeti: Gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve nuk lahet, nuk thahet, nuk shlyhet, por respektohet si amaneti më i shtrenjtë i kombit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoninë e Veriut, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës ka deklaruar se liria është e shtrenjtë dhe se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve nuk lahet, nuk thahet, nuk shlyhet, por respektohet dhe zbatohet si amaneti më i shtrenjtë për një komb. “25 …
Më shumë...Edon Cana: Albin Kurti me krerët e tjerë të shtetit nuk kanë dhënë kontribut historik në çlirimin, pavarësinë dhe shtet-formimin e vendit
Ish-diplomati, Edon Cana, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për pozicionet e tij gjatë momenteve kyçe në historinë e Kosovës, duke konsideruar se ai po ecën në anën e gabuar të historisë”. Cana tha se Kurti me krerët e tjerë të shteti nuk ka dhënë kontribut historik në çlirimin, pavarësinë dhe …
Më shumë...Alon Ben Meir, 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, e cilëson një pikë kthese historike që i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka folur me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar këtë ngjarje si një pikë kthese historike që i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës. Ben Meir theksoi se gjatë luftës së viteve 1998-1999, regjimi serb i Millosheviqit …
Më shumë...Ambasadorja amerikane në NATO, komenton zërat për emërimin e Milo Gjukanoviqit, si zëvendës-sekretar i përgjithshëm
Ambasadorja amerikane në NATO, Xhulianne Smith, reagoi ndaj raportimeve se ish-lideri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mund të jetë zëvendëssekretari i ri i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike. Ajo theksoi se zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s kërkon konsensus të të gjitha 32 vendeve anëtare dhe se ky proces …
Më shumë...Nënsekretarja e PE-së, Pina Picierno, shpreh shpresën për anëtarësimin e Kosovës në BE, në 25-vjetorin e Çlirimit
Në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Pina Picierno, ka shprehur shpresën e saj për një anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ajo tha: Kosova feston 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, një ngjarje e rëndësishme që përcaktoi përfundimin e luftës dhe ardhjen …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
