Gjykata serbe në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe, më 14 qershor 2023. Policët e Njësisë Speciale të Kosovës: Rifat Zeka, Beqir Sefa e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor, nga policia e Serbisë, me pretendimin se kishin …
Më shumë...Lajmet
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar për vizitë në burgun e Hagës, me ç rast ka biseduar me krerët UÇK-së
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar për vizitë në burgun e Hagës, me ç rast ka takuar dhe ka biseduar me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së. Lajmin e bën të ditur, Laert Kola, i cili thekson se në këto takime është diskutuar për …
Më shumë...Aleksander Vuçiq: Amerikanët tani kanë qasje shumë më të mirë ndaj Serbisë, sesa kishin në vitet 90-të
Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se amerikanët nuk e kanë qasjen e njëjtë ndaj Serbisë, sikurse në vitet 90-të, tani ata e kanë një qasje shumë më të mirë. Por e kanë qasjen e njëjtë ndaj Kosovës”, ka thënë Vuçiq, dhe ka shtuar se duhet pasur shumë kujdes …
Më shumë...Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ngushëlloi familjen Ademaj pas humbjes së dy familjarëve të nga vërshimet në Pejë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ngushëlloi familjen Ademaj pas humbjes së dy familjarëve të nga vërshimet në Pejë. Ai ka thënë se është thellësisht i pikëlluar me ngjarjen tragjike në Pejë, ku si pasojë e vërshimeve kanë humbur jetën Mirsada dhe Dion Ademaj, nënë e bir. Në momente të rënda …
Më shumë...Komandanti i paramilitarëve, Jevgeny Prigozhin, me luftëtarët e tij, u larguan nga qyteti jugor i Rusisë, Rostov mbi Don
Kreu i grupit paraushtarak i Rusisë, Wagner, komandanti Jevgeny Prigozhin, së bashku me luftëtarët e tij, janë larguar nga qyteti jugor rus, Rostov mbi Don, tha një zyrtar lokal, transmeton Anadolu. Një kolonë e Wagnerit u largua nga Rostovi dhe u nis për në kampet e tyre fushore”, tha guvernatori …
Më shumë...Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë sot rritjen e tensioneve dhe dialogun në mes Kosovës de Serbisë
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe tensionet e fundit mes dy vendeve. Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, ministrat do të kenë “shkëmbim të mendimeve rreth dialogut Kosovë – Serbi, pas rritjes së tensioneve në veri të …
Më shumë...Kryeministri shqiptar, Edi Rama takohet sot në Bruksel me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel
Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset sot drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel. Ditë më parë një …
Më shumë...Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse
Kryetari francez, Emmanuel Macron, ka thënë se rebelimi i shkurtër i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin tregon, siç u shpreh ai, brishtësinë e ushtrisë ruse. Ai tha gjithashtu se justifikonte mbështetjen që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës. “Situata vazhdon të evoluojë, por tregon ndarjet që ekzistojnë brenda kampit rus, brishtësinë e …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Politika e gabuar e Albin Kurtit e ka përmbysur partneritetin strategjik me aleatët
Enver Hoxhaj ka thënë se politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e Qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me ShBA-në, BE-në. Sipas tij kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur. “Politika e gabuar e brendshme dhe …
Më shumë...Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lakçak, ka qëndruar në Uashington DC gjatë kësaj javës që e lëmë pas, ku thotë të ketë zhvilluar diskutime produktive me kolegë dhe zyrtarë mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta BE-SHBA. Në një postim, ai tha se qëndrimi në ShBA …
Më shumë...Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti kërkon nga qeveria që t’u dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara në Pejë
Për vërshimet në Pejë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti. Ai ka shkruar se është i shokuar me tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën dy qytetarë, nënë dhe bir dhe u lënduan disa të tjerë. “Familjes së viktimave u shpreh ngushëllime …
Më shumë...Dritan Abazoviq: Roli ndërmjetësues i Turqisë është kyç midis Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar Turqinë si një “vend kyç” në Ballkanin Perëndimor dhe tha se roli ndërmjetësues i vendit midis Kosovës dhe Serbisë ishte “shumë i rëndësishëm”. “Presidenti (Turk) (Recep Tayyip) Erdogan është një udhëheqës që mund të bindë palët e trazuara në Ballkan të …
Më shumë...Familjari i dy viktimave të vërshimeve ka thënë se ndonëse kanë kërkuar ndihmë, ajo nuk ju është ofruar
Familjari i dy viktimave të vërshimeve në Pejë, ka thënë se edhe pse kanë kërkuar ndihmë, ajo nuk ju është ofruar. Albert Ademaj, axhë i viktimës 5 vjeçare, është cituar të ketë thënë se përkundër thirrjeve te institucionet, nuk janë ndihmuar në çastet dramatike të shkaktuar nga vërshimet. Ai ka …
Më shumë...Autoritete të shumta kanë shfaqur ngushëllime për vdekjen e nënës dhe djalit të saj në Pejë si pasojë e vërshimeve
Autoritete të shumta kanë shfaqur ngushëllime për vdekjen e nënës dhe djalit të saj në Pejë si pasojë e vërshimeve. Familja Ademi është ngushëlluar nga autoritetet më të larta të vendit, presidentja, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri, Albin Kurti. Ngushëllime kanë shfaqur edhe drejtues të partive politike, …
Më shumë...Rebelimi i grupit ‘Wagner” dhe liderit të tij, Jevgeni Prigozhin ka shpërfaqur dobësi të thella të sistemit rus të sigurisë
Rebelimi i grupit mercenar ‘Wagner” dhe liderit të tij, Jevgeni Prigozhin ka shpërfaqur dobësi të thella të sistemit rus të sigurisë, kanë konstatuar ekspertët perëndimorë. Radio Evropa e Lirë njofton se rebelimi mund të dobësojë edhe moralin e ushtarëve rusë në front të luftës, sipas një raporti të publikuar nga …
Më shumë...Berisha: Eurostati ka shtyrë afatin për dërgimin e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë për të gjitha shtetet e Evropës
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha ka njoftuar se institucioni evropian përgjegjës për grumbullimin e statistikave “Eurostat” ka shtyrë afatin për dërgimin e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë për të gjitha shtetet e Evropës. Ai ka bërë të ditur se kjo shtyrje ka ndodhur nga kërkesat që kanë bërë shtet …
Më shumë...