Çerkin Dukolli: Kosovë jam Unë – Jemi ne

Kosovë jam Unë – Jemi ne
Me ty në robëri, me ty në rrugë, në male në luftë për çlirim, liri.
Me luftën çlirimtare e për lirinë e shenjtë,
Në ballafaqime shtrigash,
në rrugën drejtë fitores.
Me ty në forcim të shtetit e nderim të historisë,
në mirënjohje të kaluarës, sot në frymëzim të rinisë.
Kosovë jam Unë, jemi ne,
dje, sot, nesër e përgjithmonë,
me ty jetojmë me tëndën dashuri.
Me historinë plotë nder,
me sakrifica, heroizma, me lavdinë, me
rëniet e ngritjet deri në pambarim.
Me ty me peisazhet e reja ,
me ty në zhvillim e lartësime,
me ty çdo ditë e në çdo përvjetor shtetësie.
Urime 17 shkurti!

Kontrolloni gjithashtu

Heronjtë kanë vetëm Ditëlindje” – Me akademi përkujtimore u shënua 70-71-vjetori i lindjes së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Në një atmosferë të mbushur me emocione, krenari dhe respekt të thellë për jetën sublime …