Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton vendimet e Gjykatës Supreme

Certifikohet lista përfundimtare e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohet dhe miratimohet dokumenti përmbledhës për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas një njoftimi të KQZ-së, fillimisht pritet të flas Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së, pastaj do të flitet për aktivitetet e sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ku pritet të këtë një rekomandim për akreditimin e vëzhguesve – Grupi i Dytë. “Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për ndryshimin e Lokacioneve për Qendrat e Votimit për Zgjedhjet e 11 qershorit 2017, shqyrtimi dhe miratimi i përbërjes së Këshillave të Vendvotimit, sipas komunave, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …