BE

Charles Michel: BE nuk është në luftë me Rusinë edhe pse ajo po lufton në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e NATO-s

Kryetari i Këshillit Evropian,  Charles Michel,  ka thënë vendosja e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë është vendim i NATO-s, por sky do të ishte një hap i ngutshëm dhe me mundësi që ta eskalojë konfliktin drejt Luftës së Tretë Botërore. “BE nuk është në luftë me Rusinë. Realiteti është se Rusia ka nisur një luftë të egër në Ukrainë, por Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, prandaj duhet të jemi tejet të kujdesshëm. Duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta evituar një luftë të tretë ndërkombëtare”, ka thënë Michel gjatë një interviste me CNN.  Ai ka thënë se BE po bën përpjekje në nivele diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje në Ukrainë. Jemi duke u përpjekur që të ofrojmë sa më shumë mbështetje për Ukrainën në mënyrë që armëpushimi të arrihet sa më parë”, ka thënë ai.  Ishte kërkesë e presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski që ta vendosë zonën e ndaluar të fluturimit mbi Ukrainë, mes bombardimeve dhe sulmeve të pandalshme ruse mbi qytetet ukrainase. Deri tani, kjo kërkesë nuk ka marrë përgjigje nga liderët perëndimorë. Michel ka thënë se kërkesa e Zelenskit është legjitime, por kjo gjë duhet të vlerësohet mirë, përpara veprimeve konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …