Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati mori pjesë në përurimin e veprës, '' Shekuj Drite në Deçan''

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati mori pjesë në përurimin e veprës, ” Shekuj Drite në Deçan”

Kryetari i Komunës së Malishevës merr pjesë në  përurimin e  veprës ” Shekuj Drite në Deçan”, të autorit nga Komuna e Malishevës, Harun Shabanja, që jeton dhe vepron në Komunën e Deçanit. ”Në emër të të  gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim si kryetar komune,ju përgëzoi për veprën tuaj, ”Shekuj Drite në Deçan”, ku keni pasqyruar të djeshmen dhe të tashmen e popullit tonë nëpër dekada historike, përpjekje dhe angazhim e sakrificë për të ruajtur dhe kultivuar trashëgiminë kulturore, kombëtare e fetare për mes personaliteteve të besimit islam, që u kurorëzua me historiografinë ”’Shekuj Drite në Deçan”. ”Kjo  vepër do t’u shërbej shumë studiuesve të rinj, jo vetëm që të njihen me kontributet e dhëna  të këtyre personaliteteve për kombin, por do t’u  ndihmoj që ta ndriçojnë dhe pasurojnë të kaluarën tonë si popull nëpër periudhat historike, prandaj, ju inkurajoj që të vazhdoni me  hulumtime të tjera të kësaj fushe me interes shoqëror dhe kombëtar  edhe me botime të reja shkencore e historike të kësaj natyre  tematike” përfundoi, Kastrati. Në fund, kryetari i Komunë së Malishevës, Ekrem kastrati për kontributin në krijimtarinë shkencore për veprën” Shekuj Drite në Deçan”, autorin e nderoi me mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …