leoni

Christopher Hill

Christopher Hill: Shtetet e Bashkuara do t’i monitorojnë nga afër zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t’i monitorojnë nga afër zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – do të mbahen të dielën, 23 prill. Zgjedhjet e jashtëzakonshme po organizohen pasi kryetarët e këtyre komunave – nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Hill ka thënë jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe shumë shtete tjera besojnë se tani nuk është koha e duhur për t’i mbajtur zgjedhjet. Duke marrë parasysh që jemi në një moment kritik, në një moment shumë të rëndësishëm për dialogun, ne besojmë se të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut”, u ka thënë Hill gazetarëve. Ndërkohë  emisari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të njohin rezultatin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, edhe nëse Lista Serbe i bojkoton ato.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …