Partia e Serbëve të Kosovës bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 23 prillit, në veri të Kosovës

Partia e Serbëve të Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 23 prillit, në veri të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviq. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai ka thënë se vendimi për tërheqje është marrë nga kryesia e partisë. Sipas tij, partia e tij po tërhiqet, sepse nuk ka kushte adekuate për mbajtje të zgjedhjeve, si dhe është ankuar për mënyrën se si do të mbahen ato, duke përmendur faktin se do të mbahen në kontejnerë dhe se siguria do të garantohet nga Policia e Kosovës. Jabllanoviq u ka bërë thirrje të gjithë përkrahësve që të mos dalin të dielën në zgjedhje. Kjo parti e ka pasur vetëm një kandidat për kryetar, vetë Jabllanoviqin, dhe 20 kandidatë për asamble komunale të Leposaviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …