D+ Ka shqyrtuar kompensimin e shpenzimeve të udhëtimeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës

D+ Ka shqyrtuar kompensimin e shpenzimeve të udhëtimeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Ky punim i shkurtër analizon bazën aktuale ligjore për këtë lloj të kompensimit, ofron krahasimin me praktikën e Parlamentit Evropian dhe jep rekomandime për Kuvendin e Kosovës se si të rregullohet kjo çështje.

Me qëllim që të ofrohen praktikat më të mira, D+ rekomandon:

Kuvendi i Kosovës të bëjë shfuqizimin e kompensimit automatik për udhëtim për deputetët duke marrë për bazë deklarimin e vendbanimit;

Kuvendi ta mbështesë rregullimin e kompensimet për udhëtime të deputetëve në Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale (LTAP), teksa përcaktimi i vlerave (lartësisë së shumës) të kompensimit i lihet në diskrecion Kuvendit. Ky kompensim nuk duhet të jetë pjesë e pagës së përgjithshme të deputetëve, dhe i njëjti duhet të tatohet në harmoni me dispozitat e LTAP-s;

Kuvendi ta bëjë rregullimin e ri të kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve në mënyrë sa më të detajuar, duke specifikuar kriteret e kompensimit, formën e kompensimit dhe raportimit,  në mënyrë që të shmangen keqinterpretimet e mundshme.

Shkarko raportin këtu

Kontrolloni gjithashtu

IKSHPK-ja ka rekomanduar që uji i Badovcit të mos pihet, për shkak të rritjes së vlerave të manganit

Pas rritjes së nivelit të manganit në ujin e Liqenit të Badocit, KRU “Prishtina” ofron ujë të pijshëm për disa zona të Prishtinës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se niveli i manganit në ujin …