Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se rreth 15 mijë e 500 zarfe me vota nga diaspora do të dërgohen të hënën në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe do të procedohen sipas rregullave. Ndërsa, zarfet nga Serbia, nga të cilat dyshohet se u helmuan punonjës të KQZ-së, tashmë janë objekt i hetimeve nga policia. Daka i bëri komentet pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të dielën në orët e mbrëmjes, lidhur me incidentin me zarfet e votave që erdhën nga Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”
Shukri Buja, kandidat i PDK-së, për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …