kek
Airport Adem Jashari
mbpzhr 2018
MIT
Fillimi / Lajmet / Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan kërkon që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan kërkon që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan kërkon që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një komunikate për media, thotë se e mori me shqetësim të madh lajmin që 26 zyrtarë të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve janë helmuar pas kontaktit me zarfet e ardhura nga Republika e Serbisë që ndërlidhen me zgjedhjet e 6 tetorit 2019 për Kuvendin e Republikës së Kosovës. “LHK “Ali Hadri” dega në Deçan e dënon këtë akt barbar të serbëve, dhe konsideron se helmimi i zarfeve tregon se sa ka përparuar serbet me ide karshi shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.Ne, theksojmë se ky është akt i shëmtuar dhe anti demokratik, si i tillë e shton edhe me teje bindjen se Kosova duhet të sillet në çdo lami me reciprocitet me shtetin serb. Në fund të fundit, serbët dhe Serbia nuk njohin asgjë tjetër përveç se argumentin e forcës”, thuhet në komunikatë. LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e organeve të drejtësisë së Kosovës, që të hetojnë këtë raste dhe të jepen detaje për publikun. Po ashtu LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, që të fillojnë procedurat sa me parë që të e shpallin anti kushtetuese dhe organizatë-parti anti kushtetuese dhe terroriste Listën Serbe. LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, pret që edhe faktori ndërkombëtar ta dënojë këtë sjellje të ultë dhe anti demokratike të shtetit dhe popullit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj por dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar investimet

Haradinaj: Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj por dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar investimet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, ...