Dan Kosumi

Dan Kosumi: Gjykata Speciale e krijuar me porosinë e Serbisë është akti më i turpshëm ndërkombëtar për ta gjykuar lirinë e Kosovës

Gjykata Speciale e krijuar me porosinë e Serbisë është akti më i turpshëm ndërkombëtar për ta gjykuar lirinë e Kosovës dhe kjo nuk ka të bëj me drejtësinë ndërkombëtare! Të gjykohet lufta e shenjtë e një populli që po dhunohej barbarishtë, po vritej dhe dëbohej në tokën dhe të drejtën e tij!

Të gjykohen prijësit dhe djemtë që e luftuan një pushtet gjakatar e vrastar të kasapit të ballkanit!

Të akuzohen dhe të gjykohen se e kanë mbrojtur me gjak lirinë e popullit te vet!

Të dalë dy herë i pafajshëm e faqebardhë dhe të ftohet për të tretën herë, një Kryeministër vendi dhe ish Komandant i UÇK-së, i cili dhe e bëri luftën e sot e mbrojti me dinjitet në gjykatën e Hagës e kudo ku u pyet dhe tentua të përlyhej lufta e pastër e tij dhe shokëve të idealit, është e pafalshme, e palogjikshme, joprofesionale dhe e turpshme për drejtësinë ndërkombëtare!

Kjo gjykatë speciale, e krijuar enkas dhe vetëm për UÇK-në, është një kurth i Serbisë, që për qëllim ka diskreditimin e luftës së shenjtë të një populli të shtypur, të persekutuar e të martirizuar deri në shfarosje fizike, nga pushtetet gjenocidiale të po kësaj Serbie e po ketyre vuçiço-daçicêve, që në ato kohë ishin pjesë e asaj dhune e tmerri e të atij aparati luftarak shtetëror serb!

Kështu kjo klasë politike aktuale në serbi, me dinakërine dhe lojën e viktimës, po e vënë në lajthitje drejtësinë ndërkombëtare dhe Evropën e sotme, që ne si popull, në të kaluarën jo fort të largët, kemi shije të pelimtë nga drejtësia dhe konferencat e gjyshes së kësaj europe!

Klasa politike e Kosovës në përgjithësi, është treguar e padenjë në gjykimin e realitetit të ri gjeopolitik në shkallë rajoni, EU dhe botërorë, duke menduar se i gjithë globi sillet vetëm rreth nesh, se ne jemi problemi dhe qendra e universit, dhe se bota s‘ka me çfarë tjetër të merret! Ka shumë punë që do duheshin kryer dhe po aq shume tjera që janë bërë pa u menduar dhe këshilluar mirë e drejtë me njerëz të ditur dhe miq e dashamirë të Kosovës!

Besoj fuqishëm në të drejtën tonë, në luftën e pastër të UÇK-së dhe ushtarëve e ushtarakëve të saj!

Edhe kësaj herë, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi dhe të gjithë ata që janë ftuar nga kjo gjykatë e specializuar do kthehen kokën lartë, duke triumfuar mbi këto akuza të paqëndrueshme dhe të stisura!

Zërat e zhurmshëm, herë herë të turpshëm e të pamenduar mirë, të njerëzve, qoftë nga politika e partive të ndryshme dhe simpatizantëve të tyre, këtyre ditëve kanë vjellë vrerë nga gojët e tyre kundër luftës së UÇK-së dhe prijësve të saj!

Po harroni se me ju po shërbehet e edhe po tallet Serbia. Po harroni apo nuk jeni të vetëdijshëm se kështu po i shërbeni propagandës serbe! Ju po i quani kriminelë bijtë dhe luftën e tyre, ndërsa Serbia po i quan terroristë!

Mendohuni mirë, para se t’ i shfryni inatet e juaja personale ndaj kundërshtarëve të juaj politik, çfarë dëmi po i bëni luftës së shenjtë të UÇK-së, ATIJ LUMI GJAKU TË DERDHUR dhe LIRISË SË KOSOVËS!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …